Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë një takim me qytetarë të Maliqit, ku ndër të tjera, theksoi se zgjedhjet e 11 majit nuk janë thjeshtë zgjedhje për forcave politike, por zgjedhje mes interesit të një familje të vetme, duke iu referuar Sali Berishës dhe familjes dhe tij, dhe vizionit për Shqipërinë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
"S’ka asnjë dyshim që askënd që shikon me sytë e vet, dëgjon me veshët e vet dhe mendon me kokën e vet, që qëllimi i kënetës nuk ka lidhje me qëllimin e madh të përbashkët të këtij populli. Kjo është një zgjedhje midis interesit të mbarë një populli, dhe hallit të një njeriu të vetëm. Zgjedhja është kundër së mirës së madhe të përbashkët të gjithë këtij kombi dhe interesit të një familje të vetme. Zgjedhja është midis Shqipërisë 2030, në Bashkimin Europian, zonjë në Europë, dhe kënetës dhe bufit të saj për ta kthyer Shqipërinë atje ku ajo përfundon kur është në ato duar",-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Rama nga Maliqi: Më 11 maj marrim shumicë popullore, t’i themi BE do ulemi në sofër! Vota për kënetën shkon për interesin e një familje
K.M/I.M/ReportTv.al
