Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në Fier, kryeministri Edi Rama ka thënë se në mandatin e 3 është një mundësi për të hapur universitetin e stambollit në vend si dhe akademia ushtarake.
“Për mjekët dhe infermierët sistemi ynë do ketë gjithmonë nevojë nuk është si universitetet e tjera që tregu është i mbingopur nga studentët e tyre si juristë psh, duhet të shkojmë ërpjekje ti japim cilësi arsimit të lartë. Universiteti ka marrë një autonomi shumë të madhe që po e shfrytëzon shumë lirinë dhe nuk zbaton përgjegjegjësinë.
Në mandatin e 3 ne do shtyjmë shumë për të sjellë këto universitete që janë me nam me emër dhe reputacion të madh në vende të mëdha. I pari do jetë ardhja e suniveristetit teknologjik të stambollit. Kemi pasur një eksperiencë të bukur të studentëve shqiptarë. Ardhja e universitetit teknik yë stambollik do tu japë mundësi të rinjve të shkojnë në një univesitet kombëtar por që të mos lëvizin nga vendi. Është një univeristet që funksionon perfekt për tregun.
Një projekt me të cilën o punojmë me shba është akademia ushtarake, transformimi i saj në një akademi amerikane, me ekspertë nga shba, akademia e sigurisë po ashtu, një akademi ku do ketë degë studimore që lidhen drejtpërdrejtë me degë të akademive amerika. Besoj që do i japë tjetër cilësi arsimit të lartë, transfermim të dijes këtu. Janë procese që duan kohën e tyre, jam besimplotë që do ia dalim. Do të ishte fantastike që edhe filiali iuniversitetit të mjekësisë ne fier do ishte ideale të ishte filial i një universiteti të huaj”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Fier: 50 turq dhe 320 shqiptarë do punësohen në spital! Mandatin e tretë, sjellim universitete me 'nam', pagë deri në 40 mijë lekë pa taksa
//ReportTv.al