Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve

28 Mars 2022, 12:01| Përditesimi: 28 Mars 2022, 13:34

  • Share

Çelësat e 226 apartamenteve do t’i dorëzohen familjeve që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019 në Manëz të Durrësit. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në Manzë, ku tha se pavarësisht pengasave që u shtuan rrugës, si pandemia e së fundi lufta në Ukrainë, rindërtimi nuk u ndal dhe se me të njëjtën gatishmëri theksoi ai, përgjigjja do të vijë edhe për të përballur krizën e rritjes së çmimeve.

 “Zemra plot! Manzë, Durrës, ku sot hapim dyert për 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë më 26 nëntor të dy viteve më parë. Kur themi që askënd nuk do ta lëmë vetëm kjo nuk është një fjalë e bukur por një fakt. Kjo vlen edhe në rastin e situatën së krijuar nga lufta”, tha Kryeministri.

Duke u ndalur tek ndihma që qeveria ka ndërmarrë me paketën e rezistencës, Rama theksoi se po ndihmohen më shumë se gjysmë milioni njerëz. Rama u shpreh se edhe në rastin e luftës Qeveria do t'i qëndrojë pranë kategorive në nevojë. 

“Do të mbështesim tre muaj rresht me një shumë ekstra për të kompensuar rritjen çmimeve të produkteve bazë të më shumë se gjysmën e një milioni njerëz. Po ashtu do të mbështesim fermerët me naftë pa taksa. Do të mbështesim pensionistët duke indeksuar menjëherë pensionet. Me radhë do të bëjmë çmos që edhe kjo situatë të kalojë pa shumë dhimbje. Luftërat nuk vijnë për të sjellë të mira, por dhimbje e plagë. Lavdi zotit s’jemi në kushtet kur bombat i kemi mbi kokë. Ato bien gjetkë, sidoqoftë lufta sjell jehonën e saj përmes çmimeve. Ne do të jemi të vendosur për të mos lënë të vetëm asnjë që është në vështirësi. Këtë vështirësi të madhe duhet ta kapërcejmë së bashku. Ne thamë që do i nxjerrim lekët nga dheu për të bërë shtëpitë tuaja dhe sot kjo është një tjetër lagje në vazhdën e një pune që vazhdon dhe që provon se ne mbajmë atë që themi. Ne nuk planifikojmë dot ngjarjet. Nuk i parashikojmë afatet për punët që bëjmë. Ka punë që kërkojnë më shumë kohë, por një gjë është e sigurt. Nëse them do e bëjmë këtë gjë, do e bëjmë se s’bën. Është vetëm çështje kohe. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punët e tjera, për ta bërë këtë vend më të mirë dhe pa harruar që nëse shumëçka e kemi nisur pak vite më parë, do të ishte nisur 20 vite më parë, sot do të ishim komplet në situatë tjetër, shumë më të mirë. Ky nuk është faji ynë. Detyrën e kemi marrë pak më shumë se 8 vite më parë dhe kemi nisur shumë gjëra nga e para. Mjafton të përmendim Reformën në Drejtësi. Me durim, e shumë punë të jeni të sigurt që do e ngjisim shtëpinë aty ku e meriton", tha ai. 

Lagjja e re e rindërtuar në Manëz pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, me 226 apartamente dhe 133 banesa individuale, është shembulli sipas kryeministrit Edi Rama, se qeveria i realizon objektivat e saj, pavarësisht vështirëve të krijuara gjatë mandatit, që nuk janë vetëm fatkeqësitë natyrore.

"Detyrën e kemi marrë pak më shumë se 8 vjet më parë, dhe i kemi nisur shumë gjëra nga e para, cdo gjë që ka të bëjë me shtetndërtimin kërkon kohën e vet, me durim shumë punë dhe bashkim do ja dalim ta ngjisim Shqipërinë aty ku e meriton. Rrugën e kemi pasur të vështirë për shkak të goditjeve, nga larg, nga lart, nga jashtë, tërmeti, pandemia, tani situata me cmimet, sic nuk na gjunjëzoi, abosultisht nuk do na gjnjëzojë edhe kjo situatë", u shpreh kreu i qeverisë. 

Me batutë e shoqëroi kryeministri situatën në PD pas regjistrimit të statutit të Kuvendit të Berishës.

"Socialistë e demokratë këtu, lërjani sherrin të tjerëve, këtu jeni bashkëqytetar, uroj të jetë një komunitet harmonik", tha Rama.

Ora 14:44
'Buzëqesh kur këta qahen për çmimet', Rama batuta me emigrantin: S’e dinë këta që ju e keni më të vështirë të nxirrni fundin e muajit

 

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Manzë të Durrësit, ku ka dorëzuar çelësat e apartamenteve të reja për 230 familje në Durrës që humbën banesat në tërmetin e 26 nëntorit 2019. Në mesin e qytetarëve që përfituan banesë të re ishte edhe një emigrant që jetonte në Itali, të cilin Rama e pyeti për jetesën në Itali. Pasi ai deklaroi se çmimet atje ishin rritur shumë, mes një situate që ka ndikuar të gjithë botën, Ramës i tha se shumë shqiptarë nuk e dinë se emigrantët në Itali e kanë më të vështirë të nxjerrin fundin e muajit në krahasim me ne.

Pjesë nga biseda:

Rama: Si shkojnë punët në Itali?

Emigranti: Mirë shkojnë, jetojmë

Rama: Me çmimet?

Emigranti: Çmimet, qahen këta të Shqipërisë, por çmimet janë edhe atje, nafta…buzëqesh kur qahen këta, se nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Rama: Disa këtu nuk e dinë që për ta kapur fundin e muajit e keni më të vështirë ju andej. Atje të nxjerrin nga shtëpia.

Ora 12:44
Shtëpitë e rindërtuara në Manzë të Durrësit, Rama batuta me familjarët pasi i ofrojnë karamele: Jam i ëmbël vetë, jepi Ahmetajt dy se ky është i hidhur

Familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 në Manzë të Durrësit, iu dorëzuan sot çelësat e apartamenteve të reja. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk harroi edhe të bënte batutat me familjarët.

Teksa iu ofrua karamele në shenjë mirëseardhje në shtëpinë e një çifti të moshuarish, Rama tha se nuk do sepse është 'i ëmbël vetë', duke kërkuar t'i jepeshin dy karamele ministrit Arben Ahmetaj pasi 'ai është i hidhur'.

"Jam shumë i ëmbël vetë, jepja këtij dy (Ahmetajt), se ky është i hidhur", tha Rama.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 28/03/2022 19:43

    Bravo bravo! Kjo nuk eshte merite e qeverise. Se qeveri ka gjithe bota. Por merite e Rames dhe Ahmetajt qe me mundin, djersen, parate e tyre nga "rroga" ose ca u kane lene pleqte bene keto pallata dhe ua ndane popllit! Per kete mund kaq te madh, ne populli ju pergjerohemi qe jo 130 mike por 1 milion m2 ta merrni e gezoni me ctu mbaje pragubi shpise dhe shoqnise!

    Përgjigju
  • edison: 28/03/2022 17:31

    Ti gezojne shtepite bravo zoti rama per kete ndihmese qe i dhe qytetareve

    Përgjigju
  • alket: 28/03/2022 17:21

    230 shtepi... per 230 familje, jeta e te cileve ndryshoi rrenjesisht pas termetit. Qeveria ka bere nje pune te shkelqyer.

    Përgjigju
  • Zana: 28/03/2022 17:18

    Brravo per punen e palodhur zoti kryeminister krenar per nje njeri si ti ne pushtet????????????

    Përgjigju
  • Arjan: 28/03/2022 17:01

    Puna qe keni bere eshte mjaft e mire dhe bravo ju qofte qe kemi ndertuar shtepite qe i duheshin ketyre qytetareve per te pasur nje jetese me te mire nga tragjedia qe i ndodhi me termetin

    Përgjigju
  • andi: 28/03/2022 16:56

    Ahh zemra mal , te shkretet njerez ngelen pa shtepi pa asgje nga ai termet i tmerrshem qe ra. Fatmiresisht qeveria i ndihmoi nuk i la rrugve. Tani u ndertoi dhe shtepi. Bravo ediii.

    Përgjigju
  • Erjon: 28/03/2022 16:55

    Ti gezojne shtepite e reja pasi te gjithe keto njerez kaluan nje periudhe shume te veshtire me termetin????????

    Përgjigju
  • eni: 28/03/2022 16:53

    me pelqen qe populli esht fokusi i kesaj qeverie dhe na jep ndihme ne cdo fatkeqsi dhe kte e kam te vertetuar vet nga periudha e termetit

    Përgjigju
  • alda: 28/03/2022 16:53

    nje nga premtimet te cilat zoti kryeminister i mbajti, ti gezojne hallall

    Përgjigju
    • Lida: 28/03/2022 19:45

      Mire qe jeni ne sinkron me parrullat "Parti Edi" po me avash se po ja kaloni dhe kohes se Enverit.

  • Anila: 28/03/2022 16:52

    Bravo per punen qe keni bere ne nje kohe aq te shkurter dhe ne nje periudhe aq te veshtire

    Përgjigju
  • Miri: 28/03/2022 16:51

    I gezofshi shtepit e reja bravo zoti Rama.

    Përgjigju
  • anri: 28/03/2022 16:50

    Sa mire kur degjon lajme te tilla, sidomos per njerez te cileve u ra nje fatkeqesi e tille...

    Përgjigju
  • Enki: 28/03/2022 15:55

    Dicka shume e mire bravo ju qofte ????????

    Përgjigju
  • Andi: 28/03/2022 15:53

    Bravo zoti rama per kete gje ????????????

    Përgjigju
  • mira: 28/03/2022 13:57

    Ju lumtë për punën e bërë nga të gjithë. Kudo bëhet punë, por po s'u mbështet nga qeveria, nuk bëhet punë me cilësi. I gëzofshi o njerëz dhe ju lumtë për durimin, por kujtoni se të jetosh me qera falas kur shtëpitë i kishit private, askund në botë nuk bëhet. Mbajeni mënd se në 97-ën, u vodh populli, u vra dhe as që pyeti njeri për hallin që i zuri. Në atë katraurë që bëri shteti (firmat nga shteti u krijuan), Sali Berisha u zgjodh nën shtetrrethim. Dhe na e përmënd tani se ka fituar kur i kishte kundër të gjithë. Mendohuni mirë kur të hidhni votën tjetër herë, hidheni për punëtorët, për ata që përpiqen të bëjnë sa munden, edhe pse shumë shkopinj u janë vënë nën rrota. Merruni me fakte, e 97-ta, 98-ta, Gërdeci janë FAKTEEEE... jo thashe-theme, Këto pallate e shtëpi janë FAKTEEE...jo theshe-theme. Bëni krahasimin! I gëzofshi e trashëgofshi banesat e qofshi të lumtur!

    Përgjigju
  • anna: 28/03/2022 13:24

    Ta bafte zoti hallall Edi Rama punen e mire qe ke ba qe i fute te gjithe njerzit ne shtepite e tyre se rrugeve do kishin ngele.

    Përgjigju
  • Ludovik: 28/03/2022 12:23

    TI GEZOJNE, TERMETI ISHTE SPROVE KOMBETARE NGA ZOTI, FALE TIJ DHE FAL PUNES TUAJ ZOTI RAMA E KALUAM ME SUKSESE. RROFSH SHQIPERIA E RROFSHIN SHQIPTARET, ZOTI I MADH QOFTE ME NE

    Përgjigju
  • Dhurata: 28/03/2022 12:22

    Ti gezojne shtepite e reja familjet qe iu demtua shtepia nga termieti o zoti Kryeminister kjo eshte qeveria Rama fjalen qe jep e ben realitet . Bravo

    Përgjigju
  • Indri Gjini: 28/03/2022 12:19

    puna flet vete, bravo ju qofte se kam qene nga skeptiket kur dilnit ne fillim e thonit qe nuk do mbetet njeri pa cati mbi koke. bravo bravo bravo, leri qente te lehin

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 28/03/2022 12:18

    Bravo Rames e bravo qeveris per ket pun. Ju keni bo nder

    Përgjigju
  • ardit: 28/03/2022 12:18

    bravo te qoft rames te sihte dikush tjtr zdo e kishte vrar mendjen fare as mos e diskutojm ndertimin e banesave

    Përgjigju
  • Edrion: 28/03/2022 12:18

    Nje pune vertet per tu admiruar. E gezofshin familjet e reja dhe bravo Z. Kryeminister qe mundesuat te arrinit te bënit nje pune te shkelqyer

    Përgjigju
  • adrian: 28/03/2022 12:14

    sa mire, ti gezojne shtepit e reja banorer e lagjes

    Përgjigju
  • edison: 28/03/2022 12:13

    shum mire zoti rama nje premtim i mbajtur per rindertimin , super kompleks i bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?