Familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 në Manzë të Durrësit, iu dorëzuan sot çelësat e apartamenteve të reja. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk harroi edhe të bënte batutat me familjarët.
Teksa iu ofrua karamele në shenjë mirëseardhje në shtëpinë e një çifti të moshuarish, Rama tha se nuk do sepse është 'i ëmbël vetë', duke kërkuar t'i jepeshin dy karamele ministrit Arben Ahmetaj pasi 'ai është i hidhur'.
"Jam shumë i ëmbël vetë, jepja këtij dy (Ahmetajt), se ky është i hidhur", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
//ReportTv.al