Televizioni italian“Rai 3” vijoi sot me publikimin e investigimit lidhur me kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin, Pjesë e këtij emisioni pritet të jetë dhe intervista e marrë me kryeministrin Edi Rama
Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama lajmëroi sot në mbrëmje intervistën e tij për RAI 3 me gazetarin Giorgio Mottola.
Klikoni ketu per intervisten e kryeministrit Edi Rama
Rama shkruan se sot do të ballafaqohen faktet në emisionin Report, ndërsa shton nuk do të ndërhyjë në skenarin e emisionit dhe montimin e saj. Kujtojmë se ky do të jetë episodi i dytë për Shqipërinë dhe Edi Ramën. Rama thotë se episodi i parë përzieu në të njëjtin kazan sherrin politik italian për marrëveshjen Itali-Shqipëri me llumin e eksportuar nga mediat e Tiranës.
Postimi i Ramës në Facebook:
“VOGLIO BENE A GIORGIO MA VOGLIO DI PIU A LA VERITA”*
SONTE 20:00
“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.
Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.
Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë
*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”
Dokumentari
Më 21 prill të këtij viti, në televizionin Rai3 u publikua emisioni investigativ 'Report' në të cilën ishte trajtuar marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku ndër të tjera thuhej se njeriu kyç i paktit është Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Këtë të fundit e quan ish avokat të trafikantëve të drogës. Në një reagim për "La Repubblica' Agaçi, deklaroi se krahasimi i bërë nga programi televiziv ishte shumë i dëmshëm për reputacionin e tij dhe kishte udhëzuar avokatët të ngrenë padi për shpifje. Vetë Rama tha se e gjitha ishte gatuar u hodh baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.
Vetë Rama e etiketoi 'episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë' dhe 'me qajse kriminale' dhe se po hidhej baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Madje ftoi gazetarin në një intervistë
Po po e besueshme gjithcka. Edhe ai italiani e kuptoi qe kishte shpikur se nuk e kishte kuptuar. Falenderime per ty qe e ndihmove te sqarohej
PërgjigjuE stisur nga fillimi në fund.