Politikë

Rama: Në Skavicë do ruajmë prurjet e Drinit, që energjinë më pas ta shesim me çmim të lartë! Ulja e TVSH me 20%, nuk sjell përfitime

8 Tetor 2021, 10:23| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 12:26

  • Share

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndërtimin e Skavicës do të bëhet e mundur që rezervat e ujerave të mbahen në këtë HEC dhe të shiten me një çmim të më shtrenjtë. Ndërsa në lidhje me uljen e  TVSh deri në 20% për çmimin e energjisë për konsumatorët, Rama tha se nuk do të ndryshonte asgjë.

“Ajo s’doni të kuptoni dhe në këtë rast ju që jeni midis nesh dhe publikut, pasi qytetarët janë në një tjetër pozicion dhe janë në të drejtën e tyre në kushtet kur kanë ankthin që mos të dëgjojnë argumentet. Energjia shitet lirë sepse shitet kur nevoja në treg është e ulët. Si rezultat i faktit se ne nuk e mbajmë dot, se për ndryshe duhet të përmbysim dynjanë. Se për çfarë arsye do e shisnim? Për ça arsye po e ndërtojmë Skavicën. Ajo do të na japë mundësinë e prurjet mos t’i derdhim, por t’i mbajmë rezervë. Nëse do të kemi atë, do të bëjmë një lojë tjetër, që do të kemi fuqinë që të diktojmë ne se kur dalin në treg për të shitur, dhe jo pamundësia për ta mbajtur. O do e derdhim, ose do e shesim. Skavica që ka filluar tani nga puna dhe do të ndërtohet brenda këtij mandati, me ndihmën e Zotit, se ndodhin gjëra që janë rrugës, do të na japë mundësi që të ruajmë rezerva. Ujë mund të kesh, por po nuk pate ku ta rezervosh, ça do bësh? Do rrish në dush gjithë ditën apo do e lësh që të ikë. S’ka prova që këto ulje sjellin benefite te konsumatori”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Shpallet emergjenca energjetike, Rama: Kulmi i krizës në mesin e vitit tjetër, edhe pas saj çmimet nuk do rikthehen aty ku ishin! Nesër prezantojmë planin për mbrojtjen e familjeve e biznesit të vogël


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?