Politikë

Shpallet emergjenca energjetike, Rama: Kulmi i krizës në mesin e vitit tjetër, edhe pas saj çmimet nuk do rikthehen aty ku ishin! Nesër prezantojmë planin për mbrojtjen e familjeve e biznesit të vogël

8 Tetor 2021, 09:38| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 14:57

  • Share

TIRANË- Vendi ynë është një emergjencë për furnizimin me energji elektrike! Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat, dhe nesër pritet që të bëjë publik prezantimin e masave për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimit. Kreu i qeverisë, tha se kjo krizë do të ketë kulmin deri në mesin e vitit të ardhshëm, por edhe pas kalimit nuk ka gjasa që çmimi i energjisë të ulet.

'Kemi pasur një mbledhja jashtë rendit për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër.

Ndërkohë mund t'u referohemi vetëm analizave të eksperteve dhe analizat që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme dhe është një situatë shumë e ngjashme në aspektin e  goditjes së ekonomisë nga pandemia. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm, edhe pas përballimit të krizës çmimet nuk do kthehen aty ku ishin, po për ne është e rëndësishme të mbrojmë konsumatorin tonë, sipas prioriteteve, do fillojmë nga ata që janë më nevojë dhe duke u ngjitur lartë. E vetmja rritje çmimi qe ka ndodhur bë qeverisjen tonë, ishte në 2015 kur hymë në reformën e energjisë', tha Rama.

Duke u ndalur tek prodhimi i energjisë ne vend, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk prodhon mjaftueshëm energjinë që i duhet dhe se detyrohet që ta importojë në kohë thatësire, me çmim më të lartë, nga ai që e shesim. Kjo për faktin, sipas Ramës, se ne shesim energji në kohë kur ka reshje të dendura dhe nevoja në treg nuk është e madhe, e për pasojë edhe çmimi është i ulët. 

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë deklaroi se me ndërtimin e Skavicës do të bëhet e mundur që rezervat e ujerave të mbahen në këtë HEC dhe të shiten me një çmim të më shtrenjtë. Ndërsa në lidhje me uljen e TVSh deri në 20% për çmimin e energjisë për konsumatorët, Rama tha se nuk do të ndryshonte asgjë.

7 pikat e propozuara nga kryedemokrati Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës energjetike, Rama i ka cilësuar si propozime në kohën Sudes dhe firmave priramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit. Rama u ndal edhe tek rritja e çmimit të naftës, ku nëvizoi se nuk e përcakton qeveria, por përcakton në tregun ndërkombëtar. Rama tha se Shqipëria prodhon naftë të rëndë e cila shitet për produktet industriale dhe jo për makina.

7 Propozimet e Bashës:

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;

2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;

3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;

4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;

5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.

6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.

7 - Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

 

Ora 10:25
Dimër pa drita nga kriza energjetike? Rama: Nuk jemi për t'i zgjidhur gjërat kollaj! Po diskutojmë të mbrojmë konsumatorët nga fortuna

 

Kriza energjetike me të cilën po përballimi, nuk do të thotë se do të kalojmë një dimër pa drita. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa tha se kjo do të ishte zgjidhja më e kollajtë, por se qëllimi i qeverisë nuk është ky, por që të mbrojë konsumatorët nga fortuna.

"Nëse do ishte dimër pa drita do ju thonim bëhuni gati. Ne po diskutojmë të mbrojmë konsumatorët nga fortuna. Mbyllja e dritave do ishte kollaj fare po nuk jemi këtu për t'i bërë kollaj gjërat. Sot Britania e Madhe po paralajmëron një plan kufizimesh, ndërprerje të energjisë. Italia e ka rritur 40% çmimin në faturë. Nuk ka ndodhur në Shqipëri, në Tiranë të hapen pika për të marrë bukë falas, ka ndodhur në Milano, radhë për të marrë bukë falas. Një pjesë e madhe, ata që qahen më shumë, janë ata që kanë më shumë të ardhura se çfarë tregojnë. Mos ta harrojmë se nëse i besojmë vetëm të ardhurave të deklaruara, shumë gjëra nuk do shkonin siç shkojnë. Shqipëria ka numrin më të  lartë të kursimeve të depozitave të vogla nëpër banka. Kjo tregon që gjendja është e qëndrueshme", tha Rama.

Ora 10:23
Rama: Në Skavicë do ruajmë prurjet e Drinit, që energjinë më pas ta shesim me çmim të lartë! Ulja e TVSH me 20%, nuk sjell përfitime

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndërtimin e Skavicës do të bëhet e mundur që rezervat e ujerave të mbahen në këtë HEC dhe të shiten me një çmim të më shtrenjtë. Ndërsa në lidhje me uljen e  TVSh deri në 20% për çmimin e energjisë për konsumatorët, Rama tha se nuk do të ndryshonte asgjë.

“Ajo s’doni të kuptoni dhe në këtë rast ju që jeni midis nesh dhe publikut, pasi qytetarët janë në një tjetër pozicion dhe janë në të drejtën e tyre në kushtet kur kanë ankthin që mos të dëgjojnë argumentet. Energjia shitet lirë sepse shitet kur nevoja në treg është e ulët. Si rezultat i faktit se ne nuk e mbajmë dot, se për ndryshe duhet të përmbysim dynjanë. Se për çfarë arsye do e shisnim? Për ça arsye po e ndërtojmë Skavicën. Ajo do të na japë mundësinë e prurjet mos t’i derdhim, por t’i mbajmë rezervë. Nëse do të kemi atë, do të bëjmë një lojë tjetër, që do të kemi fuqinë që të diktojmë ne se kur dalin në treg për të shitur, dhe jo pamundësia për ta mbajtur. O do e derdhim, ose do e shesim. Skavica që ka filluar tani nga puna dhe do të ndërtohet brenda këtij mandati, me ndihmën e Zotit, se ndodhin gjëra që janë rrugës, do të na japë mundësi që të ruajmë rezerva. Ujë mund të kesh, por po nuk pate ku ta rezervosh, ça do bësh? Do rrish në dush gjithë ditën apo do e lësh që të ikë. S’ka prova që këto ulje sjellin benefite te konsumatori”, tha Rama.

Ora 10:22
Rama: Shqipëria prodhon naftë të rëndë që shitet për nënprodukte, jo për makina! Çmimi më i lirë se në 2013

Kryeministri Edi Rama foli edhe në lidhje me çmimin e naftës në vend ku tha se Shqipëria prodhon naftë të rëndë e cila shitet për produktet industriale dhe jo për makina. Kreu i qeverisë tha nga ana tjetër është se taksa e karbonit është aty dhe do të rri aty pasi me të ardhurat do të mbështesim pensionistët.

‘Çmimi naftës ka shkuar aty nuk mban më!! Si nuk mban më kur ka mbajtur më shumë në 2013?! Unë them çmimi në benzinatë, se vendos shteti. Nafta dhe benzina në 2013 kanë qenë më të shtrenjta. Çmimi i naftës sot është më i ulët seç ishte. Taksa e karbonit është aty dhe do të rri aty, sepse do të mbështeten pensionistët. Kush ndotë më shumë do të paguajë më shumë. Çmimi është sot më pak seç ishte. Kemi të bëjmë me një çmim që është më i lirë seç ishte.

Duhet të bëjmë krahasime. Këtu flasim për një sektor privat. Thonë disa Shqipëria prodhon naftë, e para Shqipëria nuk prodhon mjaftueshmërisht naftë, është naftë e rëndë ajo që prodhon e cila shitet jashtë sepse prodhuesit janë privat si në gjithë botën. Shitet për nën produkte industriale. Nuk shkon jashtë për të ushqyer makina. Shqipëria importon 600 mijë ton naftë, subjektet private e importojnë.’- tha Rama.

Ora 10:08
Pikat e PD për krizën energjetike, Rama: Janë propozime të kohës së Sudes! Qeveria e ka të qartë planin e  saj

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar 7 pikat e propozuar nga Basha për krizën energjetike si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit.

"Shteti i nxjerr paratë nga kontributet, po i hoqëm këto me çfarë do të mbetet pastaj. Në aspektin e instrumentave të mbrojtjes jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vebiu", tha Rama

Për të përballuar këtë krizë me sa më pak pasoja, Basha propozoi 7 pika si ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, subvencionimin e çmimit të energjisë për qytetarët, ristrukturim të buxhetit etj..

7 Propozimet e Bashës:

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;

2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;

3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;

4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;

5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.

6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.

7 - Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Ora 09:54
Rama: Shqipëria nuk e prodhon dot energjinë që i duhet, e shesim lirë sepse nevoja në treg është ulët kur ne e tregtojmë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve dhe krizën energjetike. Rama tha se Shqipëria nuk prodhon energjinë që i duhet dhe detyrohet që t’a importojë. Sipas Ramës, importi ndodh në kohë thatësirë e për pasojë edhe çmimi është më i lartë se çmimi me të cilin e shesim, pasi e shesim në kohë kur ka reshje me tepri.

‘Sot fle më pak se çdo qytetar sepse ndjej shqetësimet e qytetareve dhe do të bëjmë gjithçka, kjo është shtëpia e përbashkët, kemi mundësi jo të pakufizuara dhe nuk mund ti bëjmë hesapet ndryshe nga shtëpia e vogël e çdo qytetari. Nuk mundet dot që për shtëpinë e madhe t’i bëjmë hesapet ndryshe. Të ardhurat dhe të mirat nuk vijnë nga qielli vijnë nga puna. Është mirë të dëgjojmë njëri tjetrin. E kam të pamundur të vrap bashkë me vrapin që ka marrë çmimi i energjisë. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shet energji pasi në momentin kur ka reshje me tepri ka dy rrugë ose ta shesë ose ta derdhë prurjen e reshjeve. Kur është mot reshjesh çmimi është më i ulët. E shet në një kohë kur kërkesa nuk është e lartë. Shqipëria e blen energjinë kur ka thatësirë dhe e blen më shtrenjtë sepse kërkesa është më e lartë. Nuk i vendos qeveria çmimet. Jemi këtu për të ngritur një digë mes furtunës që vjen nga tregu ndërkombëtar dhe shtëpive të shqiptarëve. Meqë rritet çmimet rrisni rrogat. Nuk funksionon kështu. Nuk rriten se s’dua unë. Nuk ekziston një kryeministër që nuk do të rrisë rrogat. Rrogat rriten sipas rritjes së kapaciteteve ekonomike. Kapacitete ekonomike rrisin zinxhirin e vlerës.’- tha Rama.

Komento

Komente

  • Ska problem: 08/10/2021 18:42

    Me kujtohet nje shprehje e jotja qe i bere Sajmir Tahirit ( je bere mish per qente ) nje shprehjew thote po e bere shurren ne det kripa te sjell ne gjell . e kam permendur disa here qe ty te ka dale situata nga kontrolli , shperdorove buxhetin duke paguar te paqenat e termetit qera per familje me dy shpia kompesim me nga pese miljon lek duke bere pushimet ne vendet ekzotike arredime shpiash per militanetet si dhe leku vu ne fushate me mendimin se bota do vershonte leket por ?????? Albin Kurti ju drejtua gazetareve nuk shkoj ne vendin e Kastratit por ne vendin e Kastrioteve kaq balte e ke bere, KELYSHET JANE BERE BISHA dhe ti si ndalon dot ti po kerkon krize artificiale qe te dorzosh pushtetin ti nuk e mbyll dot mandatin ,kush do ti kontrolloj bizneset bashkite pa kryetar apo nje polici e keqperdorur nga politika, shkurt xhan vellai mos dil me ne TV se na e shpife

    Përgjigju
  • Agsh: 08/10/2021 13:01

    Pse duhet te paguajne Shqiptaret per kareslliqet tuaja o Km rrumpalle? Problemin dhe karesllikun e ke me bechettin, ndragheten dhe gjithe ato kafshet e tuaj te tjere. Per kete kalove ligjin e gardes dhe lejove perdorimin e “lendeve neuroparalizuese”? Te fle lepuri ne bark. Futja nje teke nga ato lendet qe ligjerove kundra kombit tend dhe do e shikosh se si zgjidhen problemet. Ti je problemi me i madh qe ka ky komb.

    Përgjigju
  • Une: 08/10/2021 10:36

    Edhe kur eshte vertet momenti per te bere nje debate per energjine dhe te ardhmen degjenerohet cdo gje nga histeriket me lloj-lloj fytyrash qe jane injorant, vullgar dhe cinik te merzitshem. Ne Evrope featurat e dritave dhe ngrohjes kane vajt 200 euro muaji per nje familje me dy femije. Eshte dyfishi i fatures se nje familje me 2 femije ne shqiperi.

    Përgjigju
    • Hadg: 08/10/2021 18:45

      Hik e paguaje ne evrope mre ftyr trangell.

    • D.D: 08/10/2021 16:42

      Ça do me thon me kte ti ? Po 10000 mi lek po pagujm në shqipni o mjeshtër

  • Populli: 08/10/2021 10:06

    Drejtori i osshe pin veren 5000€ shishja.. ulja pak shpenzimet o mret

    Përgjigju
  • Artor: 08/10/2021 09:42

    Shikoni pikat qe tregtojn gazin per banesa se aty po mashtrohet me cmim.e shesin njesoj me akciz si gazin per auto.po vjedhin popullin

    Përgjigju
  • Lala: 08/10/2021 09:40

    Ty bravo te qoft.se e more mandatin me votat tona.tani boj qef te shkerdhefsha mint e catis

    Përgjigju
  • Tutu: 08/10/2021 08:55

    Ndyresire… e telendise ekonomine me PPP te dhe tani na ven te paditurin … duhet te qetohesh nje ore e me pare…!!

    Përgjigju
  • Turi: 08/10/2021 08:22

    O mashtrus legen pse genjen ? Energjia jone shitet gjate muajve te dimrit se atehere kemi prodhim nga hidrocentralet dhe cmimi gjate muajve te ftohte eshte i larte dhe jo i ulet si pretendon ti o barbon , ke dhe ambicie ti te behesh lider ne eksportin e energjise o kulish legen duhet te zhdukeni te gjithe nga Shqiperia si te majte dhe te djathte maskarenj

    Përgjigju
    • Alb: 08/10/2021 17:34

      Perkundrazi se.ke.mbrojt me.mir ta kishe sharr p ropeve se e ka kyhyer shqiperin si veprat e tij te artit qe i mban ne bodrum.

    • Tekniku: 08/10/2021 08:40

      Jo se dua te mbroj Ramen se nuk ma ndje hic, po energjia qe ne prodhojm shitet gjat dimrit apo periudhes se reshjeve, pra kur ne te gjithe rajonin prodhimi esht i larte dhe cmimi normalisht bie. Ndersa e blejme kur ka thatesire, pra kerkese e larte por oferte e vogel. Normalisht cmimi esht me i lart.

  • BRAVO: 08/10/2021 08:14

    TE LUMTE O SHPETIMTAR I KOMBIT. KUR TE ZGJOHEN DELET E TE KUPTOJNE CBEHET DO TI NDRITIN SYTE NE KABUL E AFGANISTAN. NE ALBANISTAN SDO KETE NGELUR ASNJE ALBAN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?