Politikë

“Soros futi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë!” Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?! S'është as sorkadhe

1 Mars, 12:07| Përditesimi: 1 Mars, 15:44

  • Share

Për herë të parë kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitë se fondet e USAID dhe të miliarderit Soros u përdorën për të arrestuar liderin e opozitës. Për këtë zgjodhi ironinë

"Tani thonë që reformën e paska bërë Soros. Po si? Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë!

Një miliarder, nga më të mëdhenjtë e botës, ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri. Të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan hajde se.

Në një takim me asamblenë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10 Kryeministri Edi Rama iu  përgjigj edhe sot për herë të dytë akuzave të ardhura nga opozita për arratisjen nga Shqipëria të sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

"Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë niset për një shkak thelbësor shëndetësor në Itali. E marin e fusin në sallë të operacionit bën 3 bypass për shkak të bllokimit të koronareve dhe rrezikut imediat për jetën. Pas një operacioni shumë të rëndë kalon në ndalesë të funksionit të mushkërive. E fusin në frymëmarrje të drejtuar. Ditë të tëra nuk thoshte asnjë mjek që ky do të kthehet prapë. Mund të ndodhte hataja nga momenti në moment. Ku të dijë kjo kënetë e madhe për njeriun e respektin e një njeriu të sëmurë.

Tani që flasim vijon të rekuperojë mushkëritë që janë rënduar rëndë nga ndalesa.

I vetëdijshëm se i dhanë drejtësisë pavarësinë për të hetuar mes tyre, kryeministri Edi Rama shpreh kritikën e tij se teksa SPAK merret me korrupsionin e qeverisë, 21 janari me 4 të vrarë, ende nuk është hetuar.

Ndërsa ethet e 11 majit sa vijnë e shtohen Rama një mesazh e kishte për qytetarët që mendojnë të votojnë opozitën.

Më 11 maj Shqipëria duhet të marri të gjithë energjinë e nevojshme për të kryer anëtarësimin në BE. Në 11 maj nuk duhet të mendojmë të parën partinë dhe logon që do zgjedhin por duhet të mendojnë Shqipërinë në tryezën e negociatave. Janë 1 mijë vetë të ulur në tryezë që bëjnë negociata e 40 persona merren me ik e eja, Tiranë- Bruksel e ndjekin ecurinë e detyrave. Gjithë kjo manikeri nuk duhet të ketë asnjë ndërprerje dhe futja në BE është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha Rama

Në mbyllje të fjalës së tij Rama tha se mandati i katërt është i anëtarësimit në BE.

'Nuk duhet thjeshtë një fitore aritmetike e partisë socialiste por një triumf' tha Rama. 

Ora 12:54
Rama i kujton SPAK dosjen e Masakrës së Gërdecit' e '21 janarit': Drejtësia s'është marrë ende me gjakun në kënetë nga vrasja e të pafajshmëve

Gjatw takimit me asamblenë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10, kryeministri Rama nënvizoi se reforma në drejtësi u realizua falë PS-së e vetëdijshme se do të godasë pjesët e dëmshme të organizmit të qeverisë por ndryshe nga çdo qeveri prej 1912 i dha drejtësisë pavarësinë dhe nuk e trajtoi si 'mantenutë' . Megjithatë SPAK e GJKKO-së, dy instucioneve të reja të drejtësisë i kujton se ende nuk ka vënë në vend gjakun për 26 të vrarët në masakrën e Gërdecit e 15 marsit 2008 dhe për 4 të vrarët në bulevard në protestën e 21 janarit 2011. 

“Kjo shpatë ka qenë qe në 1912 në duart e atyre që kanë pasur pushtet politik. Zonja e drejtësisë këtu ka qenë hajde ta marrim në telefon e ta thërrasim se kemi ditëlindjen.. vaki.. etj.. Pra zonja ka qenë si një lloj mantenute e pushteteve. Shpatën e ka pasur pushtetin politik. Ne këtë shpatë me reformën në drejtësi i dorëzuam zonjës.

Duke i dhënë shpatën i ke hapur sytë të shohë dhe qafën tënde. PS duke qenë në pushtet është bërë dhe organizmi me të cilin bëhen operacionet kundër korrupsionit. Dhe në organizmin e përgjithshëm të pushtetit ekzekutiv ka tumore për tu pastruar.  Por ndodhin dhe aksidente se është praktikë e re.

Por me kë do të merret drejtësia me të vdekurit? Apo me kënetën. Me kënetën, aq sa ka. Dhe me kënetën nuk është marrë me gjënë e madhe, që e dini shumë mirë kush është. Nëse ka një gjë që është për tu marrë me kënetën është gjaku që është në kënetë nga vrasja e njerëzve të pafajshëm, por sa i takon korrupsionit e problematikave të tjera janë cështje që kanë të bëjnë më administrimin e pushtetit. 

...

Kuptoni se çfarë ndodh. Luli iku por aritmetikën e la prapa. Kemi pasur 60 ministra, dy ministra të aleatit të parë janë dënuar. Një tjetër në paraburgim akoma e nuk po bëj komente e një i arratisur nga Shqipëria. Ka dhe kryebashkiak e deputet por çfarë do të thotë kjo? I kemi dhënë drejtësisë pavarësinë" tha Rama. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi: 01/03/2025 15:28

    Do ketë bërë 3 se ka qene jashtë e nuk kanë spitalet tona, këtu 1 by pass mjaftonte. Kush e imagjinonte me lylin te merrte arratine sekretari përgjithshëm.

    Përgjigju
  • Angelo: 01/03/2025 14:56

    Ne fakt shkruhet sorkadhe

    Përgjigju
  • Bim: 01/03/2025 13:12

    Po ta kishte bere Engjelli 3 bay-passet ne Shqiperi nuk do te kishte pas asnje perkeqsim me mushkerinjt dhe sot de te shijonte fund-javen me familjen e vet. Nuk i kuptoj keto shqipot qe vazhdojn e shkojn te kurohen jasht kur ketu kemi nje shendetsi nga me te miret ne Europe e sidomos 100% falas. Me avion duhet te vij ketu sa me pare Engjelli qe te sherohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?