Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Korçë tha se qeveria po punon për një projekt me qeverinë e Azerbajxhanit për ndërtimin e sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje në të gjitha shtëpitë.
Ai shtoi mes të tjerash se Korça është qyteti i dytë pas Tiranës me zhvillimin më të madh ekonomik dhe social në dekadën e fundit.
“Ne jemi duke punuar me qeverinë e Azerbajxhanit dhe projektin e parë i cili po finalizohet dhe për të cilin është gati edhe financimi, është projekti i ndërtimit të sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje të të gjitha shtëpive të Korçës.
Ky është një lajm i mirë për pyjet, për shëndetin. Patjetër që ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë biznesin, hotelerinë. Ky nuk është një projekt që do nisë pas shumë vitesh, por shumë shpejt, bashkë me të tjera projekte që i kemi përgatitur.
Këtu besoj është e kotë të flasim për garë dhe kundërshtarë por për çfarë do bëjmë më tutje. Korca është bashkia që në dekadën e fundit ka pasur zhvillimin më të madh ekonomik dhe social pas Tiranës”-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Pogradec dhe Korçë: Projekte me vlerë miliona euro realizohen së shpejti! Lufta e non-gratave bëhet për të marrë peng bashkitë
B.V//ReportTv.al