Rama në Pogradec dhe Korçë: Projekte me vlerë miliona euro realizohen së shpejti! Lufta e non-gratave bëhet për të marrë peng bashkitë

1 Maj 2023, 17:01| Përditesimi: 1 Maj 2023, 21:33

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme me qytetarët në Korçë dhe Pogradec në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Teksa kërkoi që qytetarët të votojnë për Ilir Xhakollin në Pogradec, dhe Sotiraq Filon në Korçë, Rama tha se për të dyja bashkitë do të ketë projekte të shumta në vijim.

Për bashkinë e Pogradecit, Rama tha se një projekt me vlerë prej 15 milionë eurosh është në proces e sipër. Mes trye përmendi edhe shëtitoren e liqenit që sipas tij do të transformojë Pogradecin njësoj si Lungomarja Vlorën.

“Më në fund nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen. Ne kemi në proces një projekt të madh, me vlerë 15 milionë euro që është në kantier. Kemi projektin tjetër që e kemi financuar dhe tanimë është në faën përmbyllese për shëtitoren buzë liqenit të Pogradecit, një projekt që do transformojë Pogradecin njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën”-tha Rama.

Më pas gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Korçë, kryesocialisti bëri me dije se së shpejti do të nisë projekti i furnizimit me gaz në bashkëpunim me qeverinë e Azerbajxhanit që do të mundësojë ngrohje për çdo shtëpi pa patur më nevojë për drutë e zjarrit. Ndërsa theksoi se do të realizohen edhe projektet për stadium të ri dhe destinacion për të bërë ski për të pasur një numër sa më të lartë turistësh dhe zhvillim ekonomik, duke shtuar se Korça në dekadën e fundit ka qenë bashkia e dytë pas Tiranës me rritjen më të madhe ekonomike.

“Ne jemi duke punuar me qeverinë e Azerbajxhanit dhe projektin e parë i cili po finalizohet dhe për të cilin është gati edhe financimi, është projekti i ndërtimit të sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje të të gjitha shtëpive të Korçës. Ky është një lajm i mirë për pyjet, për shëndetin. Patjetër që ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë biznesin, hotelerinë. Ky nuk është një projekt që do nisë pas shumë vitesh, por shumë shpejt, bashkë me të tjera projekte që i kemi përgatitur. Këtu besoj është e kotë të flasim për garë dhe kundërshtarë por për çfarë do bëjmë më tutje. Korca është bashkia që në dekadën e fundit ka pasur zhvillimin më të madh ekonomik dhe social pas Tiranës”-tha Rama.

Një paralajmërim, Rama e pati për disa prej sipërmarrësve në Korçë, të cilëve nuk ua përmendi emrat por u bëri thirrje që të jenë të drejtë me punonjëset dhe t’i paguajnë sipas ligjit duke pasur parasysh faktin që paga minimale në vend është 40 mijë lekë. Ai tha se nuk do të ketë më tolerim ndaj sipërmarrësve që shfrytëzojnë punonjësit duke u dhënë rroga qesharake kur e gjithë Evropa vuan për krah pune.

“Kam një mesazh për dy a tre individë që nuk po ua përmend emra, që janë pronarë në industrinë prej material porositësi dhe nuk u japin grave atë rrogë që meritojnë. Unë u coj një mesazh që të rregullojnë urgjentisht marrëdhëniet me ato gra që punojnë aty. 40 mijë lekshin nuk duhet ta diskutojnë aspak, duhet ta japin në bankë. Bëjnë mirë të marrin avokatë nëse janë analfabetë dhe nuk dinë të lexojnë ligjin. Ta lexojnë dhe të shohin se çfarë pasojash kanë nëse u hanë hakun punëtorëve tek paga”- shtoi ai.

Sa i takon kandidatëve të kundërshtarëve politikë, si në Korçë ashtu edhe në Pogradec, Rama tha se asgjë nuk ishte bërë gjatë drejtimit të tyre dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos kthehen prapa duke votuar për koalicionin Meta-Berisha, duke shtuar se këta dy të fundit i duan bashkitë për t’i marrë peng dhe për t’i përdorur në ‘luftë’ kundër qeverisë.

Ora 20:02
Rama 'paralajmëron' sipërmarrësit në Korçë: Do i godasim pa mëshirë ata që nuk u japin hakun punonjësve! Jemi 'në luftë' për krah pune

 

Me kritika të shumta u drejtua kryeministri Edi Rama ndaj disa prej pronarëve të fasonerive në Korçë, për të cilët tha se kishte një mesazh pasi po shfrytëzojnë gratë me paga nën kufirin minimal të përcaktuar.

Ai tha se të gjithë ata punëdhënës që shfrytëzojnë punonjëset me paga minimale do të kenë pasoja të rënda siç edhe ligji e përcakton.

“Kam një mesazh për dy a tre individë që nuk po ua përmend emra, që janë pronarë në industrinë prej material porositësi dhe nuk u japin grave atë rrogë që meritojnë. Unë u coj një mesazh që të rregullojnë urgjentisht marrëdhëniet me ato gra që punojnë aty. 40 mijë lekshin nuk duhet ta diskutojnë aspak, duhet ta japin në bankë. Bëjnë mirë të marrin avokatë nëse janë analfabetë dhe nuk dinë të lexojnë ligjin. Ta lexojnë dhe të shohin se çfarë pasojash kanë nëse u hanë hakun punëtorëve tek paga.

Nëse nuk futen në kornizën e ligjit, do më kenë mua tek fabrika, për t’i bërë leckë në sy të të gjithë popullit shqiptar. Dhe pastaj t’u rrojnë miliardat, t’u rojnë miliardat dhe shtëpitë e treta. Sepse do ta kenë për turp të shohin në sy fëmijët e tyre. Sepse ato gra janë si motrat dhe nënat e tyre që meritojnë hakun. Sipërmarrësve u them: ua njohim të gjithë kontributet, por ama atyre sipërmarrësve që nuk do kuptojnë se kemi hyrë në një luftë në Europë për krahun e punës, do t’i godasim pa asnjë mëshirë, do i bëjmë shembull, do i vëmë në rrugë dhe tabela dhe do u themi turp turp!”-tha Rama.

Ora 19:32
Rama në takimin me gratë në Korçë: Së shpejti, në bashkëpunim me Azerbajxhanin realizojmë projektin e sistemit të furnizimit me gaz

 

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Korçë tha se qeveria po punon për një projekt me qeverinë e Azerbajxhanit për ndërtimin e sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje në të gjitha shtëpitë.

Ai shtoi mes të tjerash se Korça është qyteti i dytë pas Tiranës me zhvillimin më të madh ekonomik dhe social në dekadën e fundit.

“Ne jemi duke punuar me qeverinë e Azerbajxhanit dhe projektin e parë i cili po finalizohet dhe për të cilin është gati edhe financimi, është projekti i ndërtimit të sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje të të gjitha shtëpive të Korçës.

Ky është një lajm i mirë për pyjet, për shëndetin. Patjetër që ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë biznesin, hotelerinë. Ky nuk është një projekt që do nisë pas shumë vitesh, por shumë shpejt, bashkë me të tjera projekte që i kemi përgatitur.

Këtu besoj është e kotë të flasim për garë dhe kundërshtarë por për çfarë do bëjmë më tutje. Korca është bashkia që në dekadën e fundit ka pasur zhvillimin më të madh ekonomik dhe social pas Tiranës”-tha Rama.

Ora 19:23
Rama thirrje grave në Pogradec: Turruni burrë më burrë dhe mbyllini brenda shtëpisë në 14 maj

 

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Pogradec, u ka kërkuar që në 14 maj të kujtojnë se para se bashkia të ishte në duart e PS, në pjesën më të madhe të qytetit nuk kishte as ndriçim.

Ndërsa në formë batute, ai u kërkoi grave që në 14 “të mbyllin në shtëpi” burrat demokratë për të mos i lënë të votojnë për kandidatin që përfaqëson Metën dhe Berishën të cilët sipas tij duan të fitojnë bashki vetëm për t’i mbajtur peng.

“Në 14 maj kam besim të madh tek gratë. Burrat të na japin atë votën e tyre, faleminderit shumë, edhe tëvazhdojnë të luajnë dhe të kuvendojnë. Gratë jam i bindur se do na japin shumë më tepër se aq. Nëse ndonjë nga ato zonjat që kanë burrat me mendjen mbrapa dhe thonë nuk kam çfarë i bëj burrit se është i djathtë. Do i thoni po mirë more si do dalësh nga shtëpia e do mbash rradhë për të votuar Like Floririn?

Se edhe atë tjetrin hajt më, po se ke fare në fletë votimi. Tjetri ikën nga fleta votimit, ti voton ta fushësh prapë. Ja ku u katandis PD e madhe, në dorën e Like Floririt. Gratë e kuptojnë mirë këtë punë. Tani turruni nëpër gjitonë edhe burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi i mbyllur brenda”-tha Rama.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/05/2023 03:43

    Nga te gjitha projektet e permendura ketu sot,ngrohja e Korces me gaz,me duket me interesanti.Me ne fund pyjet do te shpetojne nga sepata korcare.Kam degjuar qe Korca instalimet per gas i ka patur qe ne kohen e Xhaxhit,por i hoqen,arsyen nuk e di.Te vetmen verejtje qe kam,eshte qe do te ishte me mire gazi vendas dhe parate t'i kalonin shtetit,se sa t'ja japin nje vendi te huaj si Azerbaxhani qe mundet nje dite te kemi pasoja duke ditur qe ne krye kane nje autokrat.Gjithashtu,Rama duhet te promovonte propozimin e kandidatit pogradecar per nje fabrike per perpunimin e fruta-perimeve ne zone.

    Përgjigju
  • Ardi: 01/05/2023 20:08

    Te gjitha komentet qe jane ber deri tani duken qe i kane ber lepiresat dhe servilat qe marin rroge ne shtet , ky vend po shkon drejt shkaterrimit duke i ndjekur te gjithe njerezit dhe ju legena thoni investime e leshi e preshi po beni njesoj si ne kohen e komunizmit o barbona

    Përgjigju
  • Nensi: 01/05/2023 19:45

    Vetem me ju do ecim perpara padyshim

    Përgjigju
  • Joni: 01/05/2023 19:45

    Keni investuar ne cdo cep te Shqiperis

    Përgjigju
  • Tigri: 01/05/2023 18:49

    Projekti i pa parë. Projekti i pa degjuar me parë. Do e realizojnë disa ...... T'ju vejë puna mbarë.

    Përgjigju
  • Kejsi: 01/05/2023 18:18

    Sa perpara jeni duke e cuar kete vend me punen tuaj,bravo dhe keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Genti: 01/05/2023 18:17

    Nuk kanne te mbaruar investimet qe ka bere qeveria juaj ne kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?