Politikë

'Mund të shkruani dua të ndërtoj një shtëpi...', Rama: Në Tetor prezantohet në Tiranë platforma e AI, krijuar nga një shqiptar! Instrument për arkitektët

22 Shtator, 12:24| Përditesimi: 22 Shtator, 14:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama foli edhe për një platformë që do të prezantohet në Tiranë në tetor, që është krijuar nga një shqiptar që ndodhet në Vjenë. Sipas kryeministrit, kjo platformë është e ndërtuar me vektorë dhe algoritme, që do të ndihmojë në skicimin e ndërtimeve dhe mund të përdoret nga kushdo.  Sipas Ramës, kjo platformë mund të jetë një instrument për arkitektët. 

"Është një shembull se si AI mund të ketë një ndikim në jetën e njerëzve. Nuk e di se sa familjarë jeni por është 70% e ndërtesave në botë, ndërtohen nga jo arkitektë, pra jo vetëm ne që kemi përqafuar këtë risi. Sigurisht që kanë arkitektë. Në shumicën e botës, njerëzit ndërtojnë dhe ne e dimë shumë mirë që sa e vështirë është për shumicën, të marrë një punë një arkitekt për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Dhe kjo është mënyra se si dhe pse, shumica e shtëpive dhe janë ndërtuar në këtë formë dhe nuk janë mjaftueshmërisht të mira, për shumë arsye. Madje, mund të paraqesin dhe rrezikshmëri, siç e pamë kur na ndodhi dhe tërmeti. Pra, një shqiptar, i cili ishte me ne në një ditë të bukur kur u takuam me përfaqësues të startupeve dhe inovacionin, ka shpikur platformën e inteligjencës artificiale me vektorë dhe algoritme e cila do të ketë privilegjin që ta lançojë këtë në Tiranë. Ai është në Vienë me ekipin e tij dhe do ta lançojë dhe do të jetë në treg kjo platformë, për të ndërtuar për të gjithë. E kam parë, është absolutisht magjike, është e pabesueshme. Dhe doni të ndërtoni shtëpinë?  Dhe jepni indikacionet. Nëse mund të bëni një skicë të vogël amatorësh, ok, por mund të shkruani që unë ‘’dua të ndërtoj një shtëpi’’ e cila të lidhet me traditën e shtëpive të veriut, për shembull, apo me shtëpitë apo me “chillerat” dhe kjo platformë ju ndërton shtëpinë. Nuk është një gjë e thjeshtë kjo. Pasi ju bën shtëpinë dhe ju mund të thoni ‘’unë mund të bëj disa amendime, disa ndryshime më poshtë apo derën pak më poshtë, duke qenë se jam më i shkurtër, ose të hap dritaren’’ dhe më pas madje, ju bën dhe skicën inxhinierike. Pra, praktikisht nuk të duhet fare të ndërtosh, siç e keni bërë tradicionalisht. Nuk duhet të shkoni në një zyrë shumë të shtrenjtë për të marrë arkitektët në punë, t’i paguash për këtë, t’i paguash për atë inxhinierët, por shumë thjeshtë mund të keni shtëpinë në kompjuter dhe këtë platformë dhe të merrni një leje në bashki me këtë lloj plani. Kjo është reale, e prekshme. Në tetor do të prezantohet në Tiranë dhe do të jetë në treg dhe në duart e gjithsecilit. Është fantastike. Pra si dhe në ç‘mënyrë njerëzit munden ta kalojnë inteligjencën artificiale që ndihmojnë njerëzit. Pra kanë njerëz që nuk kanë mundësi të paguajnë për arkitektë, për inxhinierë. Çfarë bëjnë qeveritë ? E bëjnë të vështirë, sepse nga ana tjetër qeveritë duhet të garantojnë që shtëpia të jetë e sigurtë, e qëndrueshme, por me këtë ne, me këtë platformë ne do të bëjmë një promovim dhe njerëzit mund të ndërtojnë shtëpitë e tyre në mënyrë shumë të thjeshtë. Mund të ndërtojnë dhe godina, është një instrument për arkitektët, për arkitektët e mëdhenj dhe mund të punojnë me këtë platformë. Çfarë bën, profesor kjo? Kjo eliminon, kjo është çmenduri. Eliminon 95% të punës së bërë që njerëzit bëjnë në praktikën e tyre të arkitekturës. Pra është çmenduri e vërtetë. Do t’i bëjë arkitektët jo aq të shtrenjtë. Është gjë e mirë. Dhe ti ke shumë të drejtë. Ka shumë që mund të bëjë AI për demokratizimin.", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Startup Albania/ Rama: 'Diella' nuk merr vendime, vendosim ne për të! Platformë e re me AI për skicat e ndërtimeve (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?