KRUJË- Thumana ishte një nga zonat që u prek më shumë nga tërmeti i vitit 2019. Rindërtimi nuk zëvendësoi vetëm banesat dhe objektet e dëmtuara, por pasuroi jetën e komunitetit me ambiente sportive në shërbim të fëmijëve. Projekti i rindërtimit e sheh sportin si katalizator për zhvillimin e zonës.
“Kur ra tërmeti nuk do mendonte njeri se jo shumë vite me pas do mblidheshim këtu me kaq shumë kampion dhe me praninë e gjithë federatave për të shfrytëzuar infrastrukturën e një mjedisi sportiv më të mirë në Shqipëri. Në këtë godinë që është model i ri, që e ka Thumana, por nuk e kanë qytet e tjera shumë më të mëdha. Faktikisht ky është realitet.”- tha Rama.
Thumana është zona ku projekti ‘sporti në shkolla’, për shkak të terreneve sportive në godinat e arsimit, gjen më shumë zbatim se kudo tjetër.
“Kemi vendosur gurin e themelit të lëvizjes sportive në shkolla. Kemi humbur shumë kohë sepse kemi krijuar një hendek shumë të madh mes moshave në raport me sportin. Lëvizja sportive në shkolla nuk është një lëvizje për ata të cilët do bëhen sportist, por për më shumë, më tepër se sa kaq, por është edhe baza për të nxjerrë talente nga vendet që se kanë mundësinë dhe nuk mund të evidentohen.”- u shpreh Rama.
Në konferencën ‘sporti si motor zhvillimi’ në Thumanë ishin prezent edhe kampionë shqiptarë si Erkand Qerimaj, Izimir Smajlaj dhe shumë të tjerë, të cilët vunë theksin te rëndësia që ka infrastruktura sportive në zonat e banuara dhe institucionet arsimore.
Thumana me lagjet e rindërtuara nga themelet, u shndërrua sot në zemrën e eventeve sportive të nxënësve nga shkolla të ndryshme të zonës, në kuadër të Lëvizjes Sportive në shkolla, duke u kthyer në model suksesi për t’u ndjekur edhe nga shumë qytete të tjera.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili luajti edhe një lojë bilardo me kampionin e botës në këtë sport, Eklent Kaçi.
‘Rastësisht’ siç edhe thotë vetë, kryeministri Edi Rama ka arritur në pikë në bilardo 24-vjeçarit, i cili është kampion në disiplinën me nëntë gurë.
Sa me shume hapsira sportive te kemi aq me te shendetshem do te jene femijet tane
PërgjigjuSporti ka qene gjithmone prioritet nga ju si qeveri
PërgjigjuVendime shume te mira po merrni
PërgjigjuVendime nga me te ndryshmet per sportin e te rinjte
PërgjigjuKeto sporte i angazhojne edhe me shume te rinjte
PërgjigjuShume vendim i mire dhebi dobishem
PërgjigjuShume mire beni qe i kushtoni vemendje sportit
PërgjigjuSporti vetem perpara, jo me sic ka qene dikur qe pasi hiqje dore harroheshe nga te gjithe
PërgjigjuRinia duke ndjekur sportin automatikisht largohen prej veseve, drogerave e shume gjerave te tjera.Bravo
PërgjigjuNje qeveri qe i ka dhene nje zhvillim jashtezakonisht te madhe sportit
Përgjigju