Thumana me lagjet e rindërtuara nga themelet, u shndërrua sot në zemrën e eventeve sportive të nxënësve nga shkolla të ndryshme të zonës, në kuadër të Lëvizjes Sportive në shkolla, duke u kthyer në model suksesi për t’u ndjekur edhe nga shumë qytete të tjera.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili luajti edhe një lojë bilardo me kampionin e botës në këtë sport, Eklent Kaçi.
‘Rastësisht’ siç edhe thotë vetë, kryeministri Edi Rama ka arritur në pikë në bilardo 24-vjeçarit, i cili është kampion në disiplinën me nëntë gurë.
Lajmi kryesor:
Rama në Thumanë: Lëvizja sportive nëpër shkolla prioritet për ne, ka si qëllim evidentimin e talenteve të reja
M.Q./ReportTv.al