Rama në Vaun e Dejës, thirrje kandidatit të Metës dhe Berishës: Mos i merr në qafë njerëzit duke shpërndarë para për vota, është vonë

12 Maj 2023, 15:25| Përditesimi: 12 Maj 2023, 15:49

  • Share

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët  e Vaut të Dejës, i kërkoi Zef Hilës, kandidatit të Metës dhe Berishës për këtë bashki që të mos tentojë të shpërndajë para për blerjen e votave.

Rama tha se raste të tilla nuk do të tolerohen, duke nënkuptuar rastin e arrestimit të Fredi Belerit në Himarë nën akuzën e shpërndarjes së parave për blerjen e votave dhe të dy punonjësve të bashkisë Shkodër të cilët u kapën me 50 qese me ushqime të ndryshme në tentativë për t’i shpërndarë.

“Zef mos i merr në qafë njerëzit duke shpërndarë para për vota se është shumë vonë. Më beso mua, unë e di se ti nuk e bën këtë por mos lejo të tjerët të bëjnë kështu se po kapen shumë. Këta është e bukur se kur kapen thonë “po na vjedhin votat”. Zef është kryer kjo punë Kristjani do marrë stafetën. Ne nuk vijmë këtu për të thënë këtu hajdeni të gjithë e bëhuni socialist.  Ne kur marrim drejtimin e një bashkie, nuk i ndajmë njerëzit për ne nuk ka majtas djathtas por drejt vetëm përpara për të majtët dhe të djathtët”- u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama për të shtënat me armë në Pukë: Qëlloi një bandit, djali i një gjykatësi të larguar nga Vettingu për korrupsion! Opozita po indimidon qytetarët


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?