PUKË- Nga Puka, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitës se po kërcënon dhe po indimidon qytetarët në këmbim të votës. Rama tha se kryebashkiakët socialistë u janë drejtues policisë për të mbrojtur zgjedhjet. Sipas tij, kjo po bëhen për “t’i shërbyer” Sali Berishës dhe Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë.
“Dhunën e bën opozita dhe jo pushtetit, dhe kryetarët tanë të Bashkive i drejtohen policisë për të mbrojtur zgjedhjet nga ata që vijnë për të marrë pushtetin, në funksion të asaj faqes së zezë që është në Tiranë. Ç’a po i bëjmë ne opozitës, përveçse po e mundim”, tha Rama.
Në këtë kuadër, ai ka komentuar edhe të shtënat me armë nga 26-vjeçari në Pukë pak ditë më parë, të cilin e cilësoi “një bandit”. Autori ishte djali i gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion.
“Kërkojnë votë për të përsëritur atë që kanë bërë gjithmonë. Këtu në Pukë nuk keni nevojë, askush që ka sy në ballë e që ka mendjen e kthjellët e që nuk shikon me sytë e maskave dhe faqeveve të zeza në Tiranë...Puka kur kam ardhur në fillim ishte vend dëshpërues, një realitet urban në zemër të një mrekullie të Zotit dhe të Natyrës. Ka qenë vërtetë e dhimbshme dhe një arsye e fortë për të synuar këtë bashki, kishte mbetje shumë të rrezikshme”, tha Rama.
Me këtë takim, Rama mbylli fushatën në Pukë.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e Vaut të Dejës, i kërkoi Zef Hilës, kandidatit të Metës dhe Berishës për këtë bashki që të mos tentojë të shpërndajë para për blerjen e votave.
Rama tha se raste të tilla nuk do të tolerohen, duke nënkuptuar rastin e arrestimit të Fredi Belerit në Himarë nën akuzën e shpërndarjes së parave për blerjen e votave dhe të dy punonjësve të bashkisë Shkodër të cilët u kapën me 50 qese me ushqime të ndryshme në tentativë për t’i shpërndarë.
“Zef mos i merr në qafë njerëzit duke shpërndarë para për vota se është shumë vonë. Më beso mua, unë e di se ti nuk e bën këtë por mos lejo të tjerët të bëjnë kështu se po kapen shumë. Këta është e bukur se kur kapen thonë “po na vjedhin votat”. Zef është kryer kjo punë Kristjani do marrë stafetën. Ne nuk vijmë këtu për të thënë këtu hajdeni të gjithë e bëhuni socialist. Ne kur marrim drejtimin e një bashkie, nuk i ndajmë njerëzit për ne nuk ka majtas djathtas por drejt vetëm përpara për të majtët dhe të djathtët”- u shpreh Rama.
Me ju ky vend vetem perpara ka per te shkuar,ska opsion tjeter
PërgjigjuE meritoni fitoren ne 14 maj
PërgjigjuFitoren e ka ne xhep partia socialiste
PërgjigjuTa dhjefsha at goj shkjau shqipfolës.
PërgjigjuArbri me vjen keq po te ka ngel sahati ne nje vend levize pak , shkruaj ndonje dicka tjeter o burre se le nam . Ky steka ka vendos te behet me keq se Enveri do ta mbaj pushtetin perjetesisht dhe mendoj se me kete opozite vk qe ka ky legen do te vazhdoj ne pushtet pa diskutim . Shqiptaret duhet te kuptojne nje gje , nga momenti qe do te jene ne pushtet keta plera politikane pa perjashtim vendi yne do te shkaterrohet prandaj dubet ti zhdukim njehere e mire te gjithe felliqesirat e kombit