Politikë

Rama në Vlorë: Para 12 vitesh ishim të prapambetur gati sa Afganistani, sot kemi mundësinë të futemi në BE

27 Prill, 11:21| Përditesimi: 27 Prill, 14:21

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, ndërsa theksoi se para se Partia Socialiste të fitonte qeverisjen qëndrore vendi ishte i ngjashëm me Afganistanin në aspektin e prapambetjes.

"Unë dua të fokusohej përgjigjen rreth BE-së, sepse e mendoj si për veten time, nëse nuk do isha në këtë detyrë dhe nuk do isha i detyruar që të mësoja, nuk do kisha idenë e kompleksitetit dhe dobishmërisë së atij procesi.

Unë e përdor herë pas here si krahasim që Shqipëria në aspektin e mbrapambetjes në raport me të tjerët ishte shumë e ngjashme me Afganistanin, dhe faktikisht Shqipëria sot është në një nivel tjetër dhe është pranë realizimi i një ëndrre të vjetër të përkatësisë europiane të saj, ndërsa Afganistani u kthye përsëri te talebanët.

Dallimi është këtu se ata nuk e kanë mundësinë që kemi ne. Ne kemi mundësinë që të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian.

Nuk është çështje te hyrja në BE, është rruga, është hyrje dijesh për shtetbërje. Një sasi dije që transferohet nga BE drejt nesh në të gjithë sektorët. Procesi i negociatave është një dialog me dy palë që angazhojnë nga 1 mijë veta. Sepse procesi i prek të tëra, çdo gjë që lidhet me shtetin",-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Vlorë: Brenda 2030 paga minimale do jetë 650 euro! Do ndërtojmë një spital të ri të nivelit të lartë, që nga rajoni të vijnë të kurohen në Shqipëri


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?