Politikë

Rama në Vlorë, shmang Lelin, shoqërohet nga nënkryetari i bashkisë! Inspekton 2 investime të rëndësishme publike në lagjet Kume dhe Çole

25 Qershor 2021, 19:52| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 21:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Vlorë, ndërsa sot ka zhvilluar edhe disa takime.

Rama u takua  me rektorët në Universitetin "Ismail Qemali", që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ndërkohë kryeministri inspektoi edhe punimet në bllokun e ndërtesave në lagjen Kume, për të cilën tha se po del në dritë, falë infrastrukturës së re nëntokësore, gjelbërimit, si dhe hapjes së akseve lidhëse të bllokut me rrugët kryesore.

Por, ajo që bie në sy është mungesa e kreut të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit, ndërsa Rama shihet i shoqëruar nga nënkryetari Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri.

Kujtojmë se “krisjet” në marrëdhënien e Ramës dhe Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për të kandiduar si deputet dhe se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi. Në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.

 

Ora 20:45
Rama në Vlorë, inspekton punimet në lagjen Çole: Vijon transformimi, do krijohen kushte më të mira për komunitetin

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ndërsa është ndalur mbrëmjen e sotme edh enë lagjen Çole, ku ka inspektuar punimet.

Rama thotë se vijon transformimi në brendësi të lagjes, ku po punohet me infrastrukturën rrugore. Sipas kryeministrit, me investimet e bëra në këtë lagje do të rritet vlera e banesave si dhe do të krijohen kushte më të mira për komunitetin.

"Vlorë, Çole, vijon transformimi në brendësi të lagjes, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e reja të ujësjellës - kanalizimeve e janë kryer punimet elektrike, po punohet me infrastrukturën rrugore, gjelbërimin dhe fasadat e pallateve, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte të mira për komunitetin", tha Rama.

 

Komento

Komente

  • so fair, so good: 26/06/2021 06:37

    Investohen, inspektohen e me pas do inagurohen. Fushate elektorale e gjithehershme. "2 investime të rëndësishme publike në lagjet Kume dhe Çole" ne Vlore ku nuk ka vendkalim - trotuare per kembesoret. Ku do te kalojne kembesoret, duke filluar nga femijet? Ne prehe e preher te aksidenteve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?