Rama nga Austria: BE e pafuqishme përballë pengmarrjes së zgjerimit! Vetoja e Bullgarisë, pasojë e një deformimi të madh në procesin e integrimit (VIDEO)

25 Qershor 2022, 14:54| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 16:16

  • Share

Nga Austria, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish samitin e BE-së në Bruksel duke thënë se BE është e pafuqishme përballë pengmarrjes së Bullgarisë për dy vende të NATO-s, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, Rama e quajti pasojë të një deformimi të madh të procesit të zgjerimit të BE. 

Kreu i qeverisë i bëri këto komente në Forumin Europian Ëachau për temën "Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE" ku ndodhej me ftesë të kancelarit austriak Karl Nehammer.

"Dje, parlamenti bullgar votoi për diçka, por dua të theksoj se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Bullgaria është shprehja finale e frymës së deformuar të zgjerimit. Ka dicka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt", tha Rama.

Ndërsa nuk kurseu ironinë për Bashkimin Europian dhe komentoi statusin kandidat për BE që iu dha Ukrainës dhe Moldavisë. Kryeministri Rama tha se shpreson që ukrainasit të mos kenë shumë iluzione, pasi statusi kandidat është thjesht një ilaç për depresionin, i mirë për moralin dhe hormonet.

"Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimore. Në këtë lloj kryqëzimi, disa prej shkallëve shkojnë lart, disa poshtë dhe ne jemi në mes. Ne mund ta ngremë njëri tjetrin dhe po kështu mund ta ulim poshtë. Disa njerëz  e kuptojnë vërtetë mirë, të tjerë kanë nevojë për më shumë shtysë që ta kuptojnë. BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa ka nevojë Ballkani. Nuk është ide  e mirë të ftosh dikë dhe nga Ballkani dhe ta lësh të ulet se mund të kërkojë vërtetë shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Urime të gjithë atyre që patën idenë që të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im të ndal vrullin tim.

Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin për mikpritjen e shkëlqyer, njësoj siç ulet krah meje në Këshill, pasi Shqipëria dhe Austria nisin me A, është më tepër se rastësi se kam krah meje udhëheqësin e një vendi që ka qenë mbështetës i Ballkanit dhe Shqipërisë. Pas këtyre fjalëve të bukur duhet të bëhem i hidhur se duhet të flas për BE. Më duhet ët them, se ndihem i keq ardhur për BE, ndihem vërtetë i keq ardhur", tha Rama. 

Teksa tha se Austria është vendi më i mirë për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit, Rama shtoi se uron ata që patën idenë që të qëndrojë në këmbë në mënyrë që trupi t'i ndalë vrullin fjalëve që do të thoshte. 

"Nga ana tjetër, më duhet të them që nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet sepse mund të kërkojë vërtet shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij, ndaj urime të gjithë atyre që patën idenë që unë të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im t’i ndalë vrullin gojës time. Më lini po kështu t’ju them që nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit", tha Rama.

 

Ndër të tjera komenton gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin duke thënë se nuk dihet nëse fjalët që qarkullojnë për të janë të vërteta ose jo. Nuk la pas Austrinë duke thënë se pavarësisht çdo politike të brendshme, nuk e ka tradhtuar Shqipërinë. Ndër të tjera nuk kurseu batutat për lashtësinë greke, si dhe kafen turke për të cilën thotë se është aq e fortë sa më mirë të mos provohet. Në përfundim, thekson se shqiptarët janë besnik dhe të çmendur, gjë që duhet përdorur për tu marrë me të tjerët.

Në fjalën e tij, kancelari i Austrisë tha se do të ishte absurde nëse një kancelar austriak nuk do të rrinte krahë Shqipërisë që ajo të bëhej pjesëtare e familjes europiane.

Ora 15:25
Kancelari i Austrisë: BE të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria! Njerëzit janë të dëshpëruar, nuk është e ndershme të përzihen gjërat

1656163641_kancelarigjerman.JPG

Në Forumin Europian Wachau, kancelari i Austrisë Karl Nehammer foli për vendimin e parlamentit bullgar për të pranuar propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Nehammer tha se pati zgjidhje të mirë për demokracinë ndërsa theksoi se BE duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria.

"Sa absurde do të ishte nëqoftëse një kancelar austriak nuk do të rrinte krahë Shqipërisë që ajo të bëhej pjestare e familjes europiane.

Kryeministri shqiptar ka të drejtë kur thotë “Po, në Ballkan ka shumë detyra për t’u bërë” dhe në Bosnje Hercegovinë ka edhe më shumë që duhet bërë, por nuk mund t’i krahasoni vendet me njëri-tjetrin. Si ministër i brendshëm, unë mund të konfirmoj përpjeket që ka bërë Shqipëria për sigurimin e sundimit të ligjit, sigurinë e brendshme, transparencën, sidomos në kuptimin europian. 

Na duhet po kështu të jemi të hapur. BE duhet të shohë se sa i madh është përparimi që keni arritur dhe njerëzit janë kaq të dëshpëruar se nuk është e ndershme që të përzihen gjërat me njëra-tjetrën. Tashmë që ka pasur një votë në parlamentin bullgar dhe më lini ta theksoj, kryeministri bullgar humbi votëbesimin në parlamentin e tij për shkak të kësaj dhe po lufton për ekzistencën politike si kreu i qeverisë.

Kur vjen fjala për çështjen që duhet të ketë dakordësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për ta zhbllokuar këtë proces, e mori përsipër këtë rrezik dhe pavarësisht situatave të vështira, dje pati një zgjidhje të mirë për demokracinë. Këtu Europa është e fortë dhe e bashkuar, është e rëndësishme që rajoni të bashkëpunojë. Është detyrimi ynë që të sigurohemi që procesi të nisë njëherë e mirë.

Rruga drejt BE për Austrinë ka qenë një shteg mjaft i mundimshëm, jo i lehtë. Në nivel të brendshëm ka patur shumë diskutime dhe më së fundi gjetëm konsensus dhe më  pas pas vijuan vite të tëra negociatash derisa u bëmë anëtarë përfundimisht i BE", tha kancelari i Austrisë.   

Ora 15:04
Ukraina mori statusin kandidat për në BE, Rama: Është si ilaç kundër depresionit, i mirë për moralin dhe hormonet! Shpresoj të mos kenë shumë iluzione

 

Kryeministri Edi Rama thotë se është shumë i lumtur që Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për BE, po u shpreh se shpreson që ukrainasit të mos kenë shumë iluzione, pasi Maqedonia e Veriut ka 17 vite që pret.

Pasi sipas tij, statusi kandidat për BE është si një ilaç depresioni, i mirë për moralin dhe hormonet.

“Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat, shpresoj të mos kenë shumë iluzione, morën një ilaç kundër depresionit që është mirë për moralin dhe hormonet për njëfarë kohë. Më tej ju duhet të përballen me realitetin të cilin përballet Maqedonia. (Duartrokitje në sallë) Flet për Ballkanin dhe bëhet zhurmë. Shpresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë e të hedhin sytë nga Maqedonia, 17 vjet kandidate, mënyra më e çuditshme për të qenë kandidat, mund të jesh kandidat kur flet. Ky status kandidat është shpikur për këtë gjë të bëjë të të ndihesh që je kandidat por të ët lërë në porritje për të folur. Ata ndryshuan edhe emrin. Shqipëria pret 8 vite. Është një udhëtim që duhet ët japësh rezultate, të reformohesh”, tha Rama.

Ora 15:01
Rama ironi për situatën në Ballkan: Kafja turke, lashtësia greke dhe gjuha e përbashkët! Përdorni çmendurinë tonë për t'u marrë me të tjerët

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat dhe ironitë në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”. Në fjalën e tij, Rama komentoi gjuhën e përbashkët mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi duke treguar bisedën me tyre.

Ndër të tjera nuk kursen batutat për lashtësinë greke, si dhe kafen turke për të cilën thotë se është aq e fortë sa më mirë të mos provohet. Në përfundim, thekson se shqiptarët janë besnik dhe të çmendur, ndërsa kjo e fundit duhet përdorur për tu marrë me të tjerët.

"Për ta mbyllur me një atmosferë më të gëzueshme, është për të qeshur se si gjendem me këta njerëz të Bllkanit Perëndimor, ata e njohin gjuhën që flasin me njëri-tjetrin, që unë nuk e njoh. Madje edhe shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi flasin këtë gjuhë dhe jam i vetmi që nuk e kuptoj. Më pas i them a mund të mos e flisni këtë gjuhë të çuditshme dhe të flasim anglisht. Më pas duhet të dëgjoj të thonë se shqipja është edhe më e çuditshme. Po, ndoshta. Por duke qenë gjuhë më vete, nuk kemi ndokënd që të na thotë, është gjuha ime e të fillojë një debat se kush është kush.

Ata e kanë këtë problem se flasin të njëjtën gjuhë dhe zihen se e kujt është gjuha. Në Ballkan, ne kemi gjithnjë në mendje se jemi më të vjetrit, ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmunëve në evolucionin e Darvinit, por po të pyesësh serbët, nuk të lënë hapësirë, lëre më grekët që mund të pretendojnë se majmunët erdhën pas tyre.

Le të shkojmë te turqit. Ata mund të nisin zënkë të madhe për kafen nëse është turke apo greke, një kafe e fortë që më mirë të mos e provoni. Maqedonët me bullgarët, e njëjta gjë. Kështu që kini durim me ne dhe mos harroni, pavarësisht problemeve tona që duhet t'i theksoj, jemi të gjithë viktima të historisë sonë, por jemi njerëz të mirë, njerëz besnik dhe të çmendur, kështu që më mirë të na keni me ju dhe kur na keni me vete, merrni më të mirën nga ne. Mënyrën tonë të të qenit të mirë dhe mund ta përdorni cmendurinë tonë për tu marrë me të tjerët", tha Rama.

Ora 15:00
Rama nga Austria: Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme! Dimri i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish vendimin e parlamentit bullgar për të pranuar propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Nga Austria thotë se nuk lidhet cdo gjë vetëm me Bullgarinë, por me diçka më të thellë.

Ndër të tjera komenton gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin duke thënë se nuk dihet nëse fjalët që qarkullojnë për të janë të vërteta ose jo. Nuk la pas Austrinë duke thënë se pavarësisht çdo politike të brendshme, nuk e ka tradhtuar Shqipërinë.

"Dje, parlamenti bullgar votoi për diçka, por dua të theksoj se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Bullgaria është shprehja finale e frymës së deformuar të zgjerimit. Ka dicka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt. Të gjithë dëgjojmë që Putin është shumë i sëmurë. Mund të jetë ose jo e vërtetë, por nuk duket sikur BE është shumë e shëndetshme dhe se hapësira jonë është e mbrojtur mirë nga ajo çka mund të vijë.

Dëgjova një prej miqve francezë që përsëriste se Putin ka bërë të kundërtën e asaj cka kërkonte duke përbashkuar Europën, duke sjellë bashkë NATO, por është shumë herët për tu thënë se nuk duket sikur dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet të marrim të mirëqenë cakun e durimit të opinionit publik që as nuk ekziston në Rusi.

Problemi është se sa më shumë njerëzit kanë, aq më pak janë të prirur që të heqin dorë qoftë nga një gjë e vogël. T'i thuash të pasurve që na duhet të durojmë inflacionin e lartë sepse një gjë shumë më e rëndësishme është në lojë, është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Por ç'mund të them nga ana tjetër? Në cepin tonë të botës, BE është realiteti i vetëm gjeografik në historinë e hartave që ka dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm dhe është kjo copëz bote që quhet Ballkan dhe besoj se Austria është ndër të paktat që ka ide të qartë pavarësisht çështjeve të brendshme dhe kurrë nuk e ka tradhtuar", tha Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berati: 26/06/2022 10:09

    Prb nuk esht BE. Prob jemi ne, beni shtet, forco ligjet, kputi te korruptuarit, kput krimin. Beni shtetin e se drejete, hap ekonomin ku ta han te gjith. Dhe besoni qe be nuk ka se cna hyn shum ne pun. Shpin tende e nderton vet nuk vjen francezi ta ndertoj ty. Puna, dija, drejtesia te cojn ne begati.

    Përgjigju
  • Festim: 26/06/2022 09:43

    Me e pranu deshtimin nuk behet fjale ? E ka fajin bullgaria tani.

    Përgjigju
  • Moni: 25/06/2022 17:41

    Vazhdoni punoni per vendin sic keni punuar dhe shume shpejt do jemi pjese e be

    Përgjigju
  • Nushi: 25/06/2022 17:41

    Gjeja me e dobet qe beri BE ishte kjo ndaj shqiperise

    Përgjigju
  • Altin: 25/06/2022 17:22

    Na ke mbeshtetur dhe vazhdon te na mbeshtesesh gjithmone. Puna juaj do e tregoje qe do arrijme te futemi ne Be

    Përgjigju
  • Luis: 25/06/2022 17:20

    Une mendoj qe duhet te durojme pasi eshte ne te miren tone qe mos te biem pre e provokimeve

    Përgjigju
  • Alb: 25/06/2022 16:57

    Akm me be ju ce doni fut investimet e ruseve turqve kinezeve edhe be ta kemi sa per te ber rremuj.Shqiperia ka me teper potencial se ca vende vl qe jan ne be eshte gjynah me varferu popullin per nje ender qe sta plotsojn racistet.

    Përgjigju
  • Lei: 25/06/2022 16:54

    Qeveria Rama ka bere shume pune per tu antarsuar ne Bashkimin Europian

    Përgjigju
  • Hera: 25/06/2022 16:53

    Me vjen keq qe Bullgaria ndikoi ne antarsimin e Bashkimit Europian

    Përgjigju
  • Miri: 25/06/2022 16:53

    Jam i sigurte qe me kryeministrin e vendit tone ne krye ka per te ndryshuar situata per antarsimin e Shqiperise. Me vjen mire qe jeni zgjedhja e shqiptareve ne te tilla takime ne arenen kombetare

    Përgjigju
  • Mario: 25/06/2022 16:52

    Mendoj se Rama ka perdorur gjuhen e duhur ne takimet qe ka bere se fundmi kundrejt shteteve te BE sepse ishin ata qe premtuan antarsimin e vendit tone dhe ne fund nuk mbajten fjalen.

    Përgjigju
  • zamira: 25/06/2022 16:36

    Personalisht mendoj qe BE po nxjerr ne cdo moment arsye te kota per te vonuar anetaresimin tone dhe nuk e kuptoj arsyen.ata vendosen disa kushte Rama me qeverine i plotesuan tani kerkojne dhe qe Rama te mos revoltohet.Na jepni ate e meritojme dhe do e shikoni sa te qete do te jemi te gjithe.

    Përgjigju
  • Maksi: 25/06/2022 16:13

    Shpresoj per nje situat qe do rregullohet sa me shpejt dhe te avancojme me hapa para ne lidhje me europen

    Përgjigju
  • Paridi: 25/06/2022 16:09

    Un mendoj se kta kan naj arsye te fsheht qe po na pengojne per ne BE se ska mundsi. Vec 1 shtet tna pengoj neve qe kemi koh tu u perpjek ncnc

    Përgjigju
  • endri: 25/06/2022 16:06

    Fjalet qe Rama thote jane gjithmone te bazuara ne argumenta te forta prandaj te gjitheve i vjen inat per pergatitjen qe ai ka si njeri dhe si politikan. Aq fjale sa i ka thene jane pak sepse ata meritonin akoma me shume dhe akoma me keq.

    Përgjigju
  • Rea: 25/06/2022 15:45

    Mendoj se rama ka shume te drejte ne gjuhen e ashper qe perdor drejt shteteve te be sepse ishin ata qe premtuan shume per vendin tone dhe ne fund nuk mbajten asnje prej tyre

    Përgjigju
    • Bsbd: 25/06/2022 16:17

      O callme anadollake, ketu ka arrite puna sa te ngriheni si parti dhe shperndani propaganden “Fajin e ka BE”? BE-ja nuk eshte Saliu mer anadollake te vyshkur. Deshtimet e pergjithshme dhe te gjithanshme te Rames nuk mund te kontrabandohen ne BE. Mjaft kamufluat sulmin ndaj demokracise ne Shqiperi! Pothuajse 12 vjet pushtet dhe asnje arritje por vetem deshtime. Te fala Rames.

  • Klaus: 25/06/2022 15:44

    Rruga drejt zgjerimit dhe zhvillimit te metejshem do vije vetem kur te gjithe vendet e botes te kuptojne dhe te vleresojne shtetet te cilat kane ruajtur maredheniet e mira per te arritur drejt rruges se antaresimit

    Përgjigju
  • Klea: 25/06/2022 15:43

    Mendoj se ceshtja e bullgarise eshte thjesht nje juatifikim absurd i be per mos ta futur vendin tone ne be. Shume turp!

    Përgjigju
  • Kledi: 25/06/2022 15:43

    Z.rama ashtu si keni vepruar deri me sot plot vullnet e deshir per tmiren e shqiperise keshtu duam te vaazhdoni tmos dorezoheni

    Përgjigju
  • Liri: 25/06/2022 15:42

    Ne asnje menyre nuk duhen lejuar ndikimet e tjera ne vendimet e BE shum gabim

    Përgjigju
  • Arber: 25/06/2022 15:42

    BE duhet te shohe dhe te vleresoje zhvillimin e vendeve dhe te marre nje vendim te denje per shtetet te cilat e meritojne te jene pjese e saj

    Përgjigju
  • Miri: 25/06/2022 15:42

    Per faj te Bullagrise u ndalua procesi i integrim , shume lajm zhgenjyes

    Përgjigju
  • Petrit: 25/06/2022 15:41

    Vetoja e Bullgarise ishte nje zhgenjim shume i madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?