Rama nga Austria: Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme! Dimri i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë

25 Qershor 2022, 15:00| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 15:48

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish vendimin e parlamentit bullgar për të pranuar propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Nga Austria thotë se nuk lidhet cdo gjë vetëm me Bullgarinë, por me diçka më të thellë.

Ndër të tjera komenton gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin duke thënë se nuk dihet nëse fjalët që qarkullojnë për të janë të vërteta ose jo. Nuk la pas Austrinë duke thënë se pavarësisht çdo politike të brendshme, nuk e ka tradhtuar Shqipërinë.

"Dje, parlamenti bullgar votoi për diçka, por dua të theksoj se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Bullgaria është shprehja finale e frymës së deformuar të zgjerimit. Ka dicka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt. Të gjithë dëgjojmë që Putin është shumë i sëmurë. Mund të jetë ose jo e vërtetë, por nuk duket sikur BE është shumë e shëndetshme dhe se hapësira jonë është e mbrojtur mirë nga ajo çka mund të vijë.

Dëgjova një prej miqve francezë që përsëriste se Putin ka bërë të kundërtën e asaj cka kërkonte duke përbashkuar Europën, duke sjellë bashkë NATO, por është shumë herët për tu thënë se nuk duket sikur dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet të marrim të mirëqenë cakun e durimit të opinionit publik që as nuk ekziston në Rusi.

Problemi është se sa më shumë njerëzit kanë, aq më pak janë të prirur që të heqin dorë qoftë nga një gjë e vogël. T'i thuash të pasurve që na duhet të durojmë inflacionin e lartë sepse një gjë shumë më e rëndësishme është në lojë, është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Por ç'mund të them nga ana tjetër? Në cepin tonë të botës, BE është realiteti i vetëm gjeografik në historinë e hartave që ka dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm dhe është kjo copëz bote që quhet Ballkan dhe besoj se Austria është ndër të paktat që ka ide të qartë pavarësisht çështjeve të brendshme dhe kurrë nuk e ka tradhtuar", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Austria: BE e pafuqishme përballë pengmarrjes së zgjerimit! Vetoja e Bullgarisë, pasojë e një deformimi të madh në procesin e integrimit (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?