Kryeministri Edi Rama, në takimin në Cërrik, tha se duhet të zhvillojmë një sipërmarrje të fuqishme rurale. Kryeministri i kërkoi pushtetit vendor që të jetë pararojë e kësaj sipërmarrjeje dhe jo pengesë.
“Ky vend duhet të ketë sipërmarrje rurale të fuqishme. Duhet të kemi ambicien që tani t’i kushtojmë më tepër rëndësi agropërpunimit, rritjes së eksporteve të produkteve të përpunuara, por kjo kërkon sipërmarrje. Dhe kjo s’mund të jetë çështje fati apo thjesht dhe vetëm e dëshirës dhe ambicies së disa individëve por një strukturë e tërë pune e përbashkët. Kërkon sipërmarrje dhe pushteti vendor duhet të bëhet pararojë në këtë sipërmarrje. Duhet të jetë pika e parë mbështetje për ata që duan të zgjerojnë sipërmarrjet apo të bëjnë sipërmarrje të reja.
Jo pushteti vendor të jetë siç ndodh shpeshherë, problemi kryesor për të marrë një vërtetim apo leje, pëer të zhvilluar një projekt në aspektin fizik, jo është kështu jo ashtu..një histori e paimagjinueshme për ritmin që duhet t’i japim në kësaj pune. Besoj se të paktën arsyeja dhe fryma e kësaj tryeze është e qartë. Tani mbetet që të vazhdojmë bisedën dhe që të marrim maksimumin nga secili prej jush. “, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Në ‘skaner’ bujqësia, Rama: Linjë kredie 250 mln €, duhet një sipërmarrje rurale e fuqishme! Kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati
Xh.D/ReportTv.al
