Kryeministri Edi Rama, në një takim nga Elbasani, tha se të rinjtë e të rejat që janë bërë pjesë e listave të PS, nuk janë thjesht një dekor apo një mbulesë me lule e tavolinës së vjetër.
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk i kanë lënë të gjithë në fushën e betejës, duke shtuar se ai dhe disa emra të tjerë u futën në listën e mbyllur ‘që të mos zinin të gjitha hapësirat e garës’.
“Të zgjedhim partinë me më shumë vajza dhe djem dhe partinë me shumë eksperiencë. Kjo nuk është një zgjedhje e një konteksti bukurie, apo gare kush është më i riu, por zgjedhje se kush do të qeverisë Shqipërinë. Aq sa është e rëndësishme që të ketë shumë të reja dhe të rinj, siç kemi në skuadër, të rejat e të rinjtë nuk i kemi si dekor apo mbulesë me lule e një tavoline të vjetër.
Nuk i kemi lënë të gjithë në fushën e betejës duke kyçur brenda në listat e mbyllura, në fakt janë në një masë të madhe në rastin tonë në fushë betejë. Unë bashkë me pak të tjerë jemi në listat e mbyllura për arsyen se donim që të mos zinim të gjitha hapësirat e garës. E sigurt që sot, një pjesë e atyre që janë në listën e parlamentit të ardhshëm janë deputetë”, u shpreh kryeministri.
Lajmi kryesor:
Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve
Xh.D/r.k./ReportTv.al