Rama nga Fieri: Në plan kemi ta çojmë pagën në 40 mijë lekë pa taksë

20 Shkurt 2021, 11:08| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 11:58

  • Share

Nga Fieri kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka në plan që ta çojë pagën deri në 40 mijë lekë pa taksë. Kjo tha se do të prezantohet në planin elektoral të PS që do të prezantohet.

“Duhet të fuqizojmë shkollat profesionale duhet sigurisht që të vazhdojmë të mbajmë një ekuilibër nëpërmjet taksës pë rata që fitojnë më pak dhe ata që fitojnë më shumë. Për ata që fitojnë më pak e kanë taksën 0. S’ke taksë ske tvsh, Çfarë mund të të bëjmë më shumë që të kesh një biznes të vogël.

Duam të bëjmë një ndryshim dhe po  e studiojmë sepse do ta kemi pjesë të planit që do e shpalli mpara se të hyjmë në pjesën e fundit të fushatës. Sot e kemi pagën 300 mijë lekë pa taksa ta çojmë në 400 mijë lekë pa taksa. Kush paguhet deri në 400 mijë lekë të mos paguajë taksë mbi pagën. Kjo do të lehtësojë jo pak dhe numrin e atyre që preken nga kjo masë është shumë i madh”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Fier: 50 turq dhe 320 shqiptarë do punësohen në spital! Mandatin e tretë, sjellim universitete me 'nam', pagë deri në 40 mijë lekë pa taksa


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?