MADRID- Nga Madridi kryeministri Edi Rama hodhi poshtë idenë e firmosjes së një marrëveshje me Spanjën për emigrantët e ngjashme me atë të Italisë.
Në konferencë me një grup gazetarësh të mediave ndërkombëtare në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027 ” pasditen e sotme Rama përsëriti se marrëveshja me Italinë u bë pasi vendi fqinj kërkoi ndihmë por se një marrëveshje e tillë me Spanjën nuk do të ishte e mundur.
"Na u kërkua nga Italia të ndihmojmë dhe kur Italia kërkon, ne ndihmojmë gjithmonë sepse marrëdhënia jonë është mijëvjeçare. Ne i detyrohemi shumë Italisë, sidomos për atë çfarë Italia ka bërë pas rënies së komunizmit e që na ka ndihmuar shumë në momente tejet dramatike. Së fundmi, por jo nga rëndësia, kur patëm tërmetin shkatërrues, trupat italiane të emergjencave civile erdhën dhe rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat, kështu që ata na e kërkuan këtë dhe e ndihmuam, siç mendoj çdo vend europian, çdo komb europian duhet të ndihmojë tjetrin apo duhet të ndihmojë njëri-tjetrin."
Po a mund të ketë një marrëveshje me Spanjën kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së?
"Nuk jam i sigurt që do të kishte shumë kuptim sepse lidhet po kështu shumë me gjeografinë. Në qoftëse e keni idenë e pozicionit gjeografik të dy vendeve, (shenim redaksional Shqiperi- Itali) njerëzit thonë ne jemi të ndarë por unë them jemi të bashkuar nga deti me Italinë dhe e vetmja gjë që e bën këtë marrëveshje të arsyeshme është se migrantët nuk ndalojnë në Itali sepse po të ndalojnë në Itali hyjnë në territorin e Bashkimit Europian dhe vihen në lëvizje procedura të tëra, por ata ndalojnë në Shqipëri dhe sa e bëshme do të ishte për Spanjën që të ndalonin në Shqipëri, nuk e shoh këtë gjë të mundshme" tha Rama.
Rama u rezervua t'i përgjigjej pyetjes së një gazetari pse duket sikur plani i Italisë po dështon.
"Nuk kam asnjë mendim për këtë dhe pyetja duhet t’i drejtohet simotrës sime italiane, pra simotrës së Italisë, Georgia Meloni sepse për ne, të qenit pjesë e kësaj marrëveshjeje është shumë e thjeshtë, është një rol shumë i thjeshtë. Është një operacion që është 100% nën vëzhgimin dhe përgjegjësinë italiane. Dy qendrat kanë tipare extra-territoriale ndaj siguria, lëvizja, trajtimi, aspekti ligjor gjithçka është italiane. Kështu që, do duhet të pyesni palën italiane, jo ne" tha ai.
Por kryeministri thekson se kjo nuk është zgjidhje përfundimtare e krizës dhe se Europa duhet të gjejë një zgjidhje të përbashkët përtej së majtës, përtej së djathtës, përtej interesave zgjedhore.
"Nuk mendoj që në fund të fundit, kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës kufitare europiane dhe të krizës së emigracionit sepse Europa besoj deri më tani gjendet në një pozicion të vështirë. Nga njëra anë, i duhet të merret me shumë emigracion të paligjshëm dhe me një porozitet shumë shqetësues të kufijve të vet dhe nga ana tjetër i duhet që të përballet me një rënie demografike dramatike"
Kështu Evropës i duhet të luftojë emigracionin, por ka nevojë për gjithmonë e më shumë emigrantë. Si zgjidhet kjo? Nuk më takon mua të jap leksione apo të këshilloj askënd, por besoj që pikë së pari, kjo nuk është çështje në shërbim të gatimit politik të mishit, pra kush tregon më shumë muskuj kundër emigrantëve, kush është më i vendosur të sprapsë, kush është më i djathtë, kush është më i majtë, kush është më kështu dhe kush është më ashtu sepse kjo është gjëja më e rrezikshme që po i bëjmë vetes në Evropë, duke kthyer diçka që ka të bëjë me menaxhimin e kufijve dhe menaxhimin e forcës së punës në një luftë kulturore dhe kjo mund ta shkatërrojë shpirtin e Europës.
Kështu që, për aq kohë sa nuk ka një politikë të përbashkët për këtë, përtej së majtës, përtej së djathtës, përtej interesave zgjedhore, përtej nevojës për të marrë më shumë vota dhe për të ndezur frikën në stomakun e njerëzve për t'i marrë këto vota, Evropa do të jetë në telashe.
Nëse Evropa e tejkalon këtë dhe do të bëjë diçka shumë më gjithëpërfshirëse, sigurisht, duke kontrolluar kufijtë shumë më me vendosmëri, por edhe duke u hapur ndaj emigracionit të ligjshëm, duke krijuar një mënyrë shumë ndryshe për t’u marrë me vendet e origjinës dhe kështu me radhë, atëherë do të jetë një fitore e madhe për Evropën dhe për brezat e ardhshme. Në të kundërt, nuk e di, do të jetë shumë e vështirë"
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Madrid, me ftesë të Mbretit i Felipe VI i Spanjës dhe pas një takimi në pallatin mbretëror paraditen e sotme mori pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll. Këtu u firmos dhe marrëveshja sipas së cilës Shqipëria bëhet mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në 2027 (World Laë Congress Albania 2027)
Pikërisht ë këtë vit Tirana do të jetë mikpritëse edhe e Samitit të NATO-s, e finaleve evropiane nën moshën 21 vjeç në futboll. Një seri evenimentesh të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme, jo 50 vjet më parë, por edhe pak vjet më parë.
" Këto janë gjëra të jashtëzakonshme që po na ndodhin, falë punës që kemi bërë sigurisht, sepse duhet të mbani parasysh që nuk ishte 100 vjet më parë, por ishte gjatë jetës sime. Ishim tërësisht të izoluar dhe ishim Koreja e Veriut të Europës, ishim të izoluar, qoftë nga Perëndimi, ashtu dhe nga Lindja dhe pretendonim se ishim vendi i vetëm i vërtetë e i mirëfilltë komunist dhe kishim vetëm 5 mijë vizitorë mesatarisht në vit, ndërkohë që vitin e kaluar e mbyllën me 12 milionë të tillë" tha Rama në konferencë
Sot Shqipëria është vendi më i sigurtë në Europë tha Rama duke bërë batutë se me shifrat e ulëta të vjedhjeve po ia kalon vetë Britanisë
"Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë. Kemi normën më të ulët të vjedhjeve në Europë dhe nuk është qeveria që e thotë këtë, por organizatat ndërkombëtare. Tani kemi pak zënka me britanikët, sepse ata kanë normën më të lartë të vjedhjeve.
Shfrytëzoi rastin të ftonte turistët spanjollë ta vizitojnë për të parë vetë me sy mikpritjen dhe bukuritë.
Ne jemi një vend myslimanësh, krishterësh, katolikësh, ortodoksish, por po feja jonë mbi fetë, është mikpritja dhe është e shkruar në ligjin tonë të parë, e shkruar qartësisht, që është “Shtëpia e shqiptarit, i përket Zotit dhe mikut” dhe miku është Perëndi për aq kohë sa Zoti nuk vjen vetë. Dhe kushdo që troket është vullneti i Zotit dhe për mikun, si për Zotin, ne bëjmë më të mirën. Kështu që Turistët spanjollë që vijnë në Shqipëri mund të jenë dëshmitarë të kësaj.
Kongresi Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Madrid, ku u fol edhe për faktin që në Tiranë do të mbahet Kongresi Botëror i Ligjeve më 2027.
Rama u shpreh se për shqiptarët dhe Shqipërinë "ka pasur shumë stigma", por theksoi se tashmë vendi ynë ka 12 milionë vizitorë të huaj në vit dhe tha Shqipëria pretendon të marrë "Kupën e Botës" në mikpritje.
"Dëgjoni, në 2027 ne do të mikpresim një seri evenimentesh, të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme, jo 50 vjet më parë, por edhe pak vjet më parë, sepse në 2027, Shqipëria do të jetë mikpritëse, jo vetëm e Kongresit Botëror të Drejtësisë, por edhe e Samitit të NATO-s, e po kështu edhe e finaleve evropiane nën moshën 21 vjeç në futboll.
Kështu që, këto janë gjëra të jashtëzakonshme që po na ndodhin, falë punës që kemi bërë sigurisht, sepse duhet të mbani parasysh që nuk ishte 100 vjet më parë, por ishte gjatë jetës sime. Ishim tërësisht të izoluar dhe ishim Koreja e Veriut të Europës, ishim të izoluar, qoftë nga Perëndimi, ashtu dhe nga Lindja dhe pretendonim se ishim vendi i vetëm i vërtetë e i mirëfilltë komunist dhe kishim vetëm 5 mijë vizitorë mesatarisht në vit, ndërkohë që vitin e kaluar e mbyllën me 12 milionë të tillë.
Na u desh të luftonim, të luftonim për shumë vite kundër stigmës, që në një farë mënyre na ka ndjekur si hije pas, qysh kur jemi hapur, e qysh kur erdhëm në Evropë, një stigmë që na donte të ishim kriminelë, na donte të ishim rrëmbyes, na donte të ishim hajdutë e çdo gjë me radhë, dhe po kështu kërkonte që Shqipëria të ishte një vend i zymtë, ku askush nuk duhet të shkojë, sepse është e rrezikshme. Por, për fat të mirë, e gjitha kjo ka marrë fund tashmë dhe të gjithë ata që vijnë në Shqipëri mrekullohen nga mikpritja, nga vendi i bukur, nga siguria.
Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë.
Kemi normën më të ulët të vjedhjeve në Europë dhe nuk është qeveria që e thotë këtë, por organizatat ndërkombëtare",- është shprehur Rama.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
E ktheve Shqiperine ne kosh plerash...te gjitheve u shkon mendja se probleme me emigrantet mund ti zgjidhin ne Guanranomo Tirana....bravo
Përgjigju