Politikë

Rama nga Vlora: Vota për PD-në rikthen 'çetën e pronave' të grabitura në kohën e Saliut! LSI e mjel PD-në dhe ia bën 'cicat e lopës' copë

10 Prill 2021, 17:13| Përditesimi: 10 Prill 2021, 19:35

  • Share

"E kanë parë ato se çfarë i bën Partia Demokratike, i mjel dhe ia bën 'cicat e lopës' copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur". Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë i Kryeministrit Rama sot për të gjithë demokratët e Vlorës në një takim elektoral atje.

Edhe pse me batutë Rama i tregon demokratëve kështu se çfarë i ndodhi në vitin 2013 pasi qeverisën 4 vote me LSI-në.

Rama gjithashtu thirri në kujtesën e vlonjatëve ngjarje që kanë ndodhur me çështjen e pronave në të gjithë zonën në kohën e Partisë Demokratike.

"Asnjëri nuk banon në Vlorë, asnjëri s'ka lidhje me Vlorën dhe kanë një emërues të përbashkët të tyre që është 'amaneti i pronave të grabitura në kohën e Saliut'. Ata kanë ardhur këtu si përfaqësuaes të atij klani të grabitjes së pronave në këtë bregdet për të sjellë këtu fantazmat që çoi në peshë Orikumin. Ky është rezultati i votës për ata.

Është për të sjellë ata  që ndodhi bënë çorap pronat. Gjëja e parë që do bëjmë thonë ata është që do të shfuqizojmë ligjin për pronat, atë që zgjidh më në fund çështjen e pronave, që më në fund na e njohu edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ata duan ta shfuqizojnë pasi duan të rikthejnë katrahurën me pronat", tha ndër të tjera Rama.

Ora 19:03
Rama, ironi me Metën: Presidenti pas restoranteve, dekorata edhe parukerive! Po qëndroi me Leskon do e shihni 'tapë' te varri i Ismail Qemalit duke e dekoruar

1618067586_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar  takime në qytetin e Vlorës, ku nuk i ka kursyer ironitë me presidentin Meta dhe drejtuesin politik të PD-së, Bujar Leskajn. Rama tha se Meta pas restoranteve do të dekorojë edhe parukeritë, ndërsa shtoi se nëse presidenti do rrijë me Leskajn, do të përfundojnë tapë të pirë te varri i Ismail Qemalit duke e dekoruar.

 “Ma nxinë jetën, thonë të gjithë Vlora, Vlora. Këtë këngë ma këndojnë në vesh, cohën njerëzit në Shkodër e thonë e duam Shkodrën si Vlora, e këta këtu Leskon do të votojnë, apo Ilirin, sepse ka shpallur kadidaturën për të shpëtuar Vlorën. E dinë mirë ata, demokratët, se ca ndodh kur vjen LSI t’i shpëtojë. I mjel e ua bën cicat e lopës copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur, e kanë parë ata. Ça duan ata, Ilirin? Për çfarë se rrinë me Leskon gjithë ditën dhe del vërdallë natën. Kujt u dha dekorata dje? Restoranteve… Më thanë do të jepte dekorata edhe parukerive në Vlorë. Një president që vjen vërdalle e u jep dekorata heronjve të popullit, ata janë perëndia në tokë, ngrihet një tokësor dhe thotë po ju bëj mjeshtra të popullit. E padëgjuar në historinë e botës. Po qëndroi me Leskon për nja 10 ditë, do të dekorojë Ismail Qemalin, mos u habisni po s’i patë tapë në varrin e Ismail Qemalit duke e dekoruar”, tha Rama ndër të tjera.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 10/04/2021 19:03

    Vlora Vlora do tja bej forra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?