Politikë

Rama ngacmon opozitën: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 18:31| Përditesimi: 24 Shtator, 19:08

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave dhe deputetëve të PS-së, një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, tha se patronazhistët e PS janë gati.

Sipas tij, do të hakmerren ndaj përqeshjeve të opozitës në zgjedhjet e Tiranës kur të dekretohet data.

“Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës që do pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhje për Bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, po flas për Tiranën”, tha Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Shkarkimi i Veliajt, vendim i detyrueshëm! Nisim punën për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, opozita hyn e humbur në garë përballë Manastirliut (VIDEO)


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?