Kryeministri Edi Rama e nisi bashkëbisedimin në "Sy m'sy" me kritikat që ka marrë lidhur me termin 'autizëm politik', teksa tha se kërkoi ndjesë pavarësisht se nuk e ka përdorur me qëllim dashakeq. Sipas tij, ky term përdoret në literaturën politike, por u tërhoq kur kuptoi se mund të ketë lënduar persona të caktuar.
"Doli krejt padashje duke folur, dhe i gjendur në kushtet kur ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë, kërkova ndjesë. Patjetër që nuk është hera e parë që gaboj. Kam bërë edhe në ndonjë rast tjetër atë që duhet të bëjë dikush që gabon, të kërkoj ndjesë. Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik shqiptar që ka kërkyuar ndjesë”, tha Rama.
Rama tha se shënjestra kryesore e gjuhës së ashpër në fushatë është ai, ndërsa akuzat si kriminel, hajdut e mafioz, i cilësoi si dokrra.
"Unë jam shënjestra kryesore e kësaj gjuhe, kriminel, hajdut e mafioz, asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra, llafe.”, tha Rama.
Duke iu përgjigjur kritikave për gjuhën që ka përdorur ai, Rama tha se ''Unë gjuhën e kam shpatë, jo pelde. Por ama është gjuha që kam mësuar nga mësuesit e mi, të cilat janë Fan Noli, Faik Konica, shpatarët e mëdhenj të gjuhës shqipe', duke shtuar se nuk përdor terma që mund të lidhen me akuza penale.
Në përgjigje të një pyetjeje që i bënë për termin "çyryk" ndaj burrave dibranë, Rama tha se ata nuk ndihen të ofenduar, por përkundrazi, do ta tregojnë me votë mbështetjen për PS. Nuk kurseu ironinë për PD, teksa tha se fituesit e Primareve u mbytën në ujin e ndenjur të asaj që ai e quan si 'këneta'.
Rama ritheksoi sërish se ishte PS ajo që bëri reformën në drejtësi, ndërsa të tjerët nuk e donin. Komentoi gjithashtu edhe kritikat se po bën fushatë me tallava. Rama tha se ka sjellë 'risi' ndër vite me fushatën elektorale, të cilat i ka kopjuar edhe opozita dhe se të njëjtën gjë do të bëjë edhe me këngët dhe vallet.
"Që kur unë merrem me fushatë elektorale, shikoni se si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kush i solli për herë të parë njerëzit të ulen në takime. Edhe kjo historia me këngët dhe vallet do ta shikoni se do ta përdorin më vonë.", u shpreh Rama.
Mes të tjerash, ai tha se ndërsa afrohemi drejt 11 Majit, po bëhet gjithnjë e më e qartë se PS do të jetë ajo që do të triumfojë në zgjedhjet parlamentare.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një komentuesi që i shkruante se pse duhet të votojnë 5, numrin që mban PS në fletën e votimit për 11 Majin.
“Në fakt më budallëk se kaq nuk ka ti profil falco i kënetës. Shqip por budallallëk. Kur them duhet të shkojmë përtej të majtës e të djathtës më 11 Maj do të thotë se votuesit duhet të shkojnë përtej të majtës e të djathtës. PS është parti e qendrës së majtë, socialiste në emër, progresiste në program dhe patjetër që kur bëj thirrje s’e kam përe voruesit e majtë se do ta votojnë pS, janë garantët e shumë gjërave në Shqipëri, duke filluar nga drejtësia e re dhe e pavarur që duhet të forcohet. Duhet të shkojmë përtej të majtës e të djathtës dhe vota duhet të perceptohet si në mars ’92, ku përtej simpative të tyre, se shumë shqiptarë nuk donin ta shihnin me sy PD, por e votuan se ishte e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje në kohën dhe vendin e duhur, për të ndarë historinë. 6 muaj më vonë e treguan mirë sesa iu pëlqente PD kur shumica e kundërvotoi dhe dy vjet më vonë, 94, kur doli bufi me referendumin e shkatërruan fare. Ka më shqip se kaq.
Pse duhet votuar 5?
“Janë shumë arsye, negociatat në 2027 mund ti mbyllë vetëm PS me mua në krye, askush tjetër. Nëse nuk i mbyllim në 2027 dera mund të mbyllet. 5 se Prodhimi i përgjithshëm kombëtar ka aqenë më pak se 10 mld euro kur ne morëm detyrën. Në fund të vitit të shkuar kapi 25 mld dhe në Shqipërinë 2030 do të jetë 33 mld nëse do të votsh 5. Të ardhurat për frymë kanë qenë 3 mijë e diçka euro, janë 10 400 euro. Do të shkojnë 15 mijë. Të votosh 5 se paga mesatare në sektorin publik do të jetë 1200 euro. Paga mesatare e përgjithshme do të jetë 1 mijë euro. Votoni 5 që të përmbyllin misionin historik të këtij populli duke u bërë pjesë e pandarë e BE.”, u shpreh Rama.
Në komunikimin me ndjekësit, Rama foli edhe për termin ‘çyryk’ ndaj burrave dibranë.
“Unë s’kam ofenduar asnjë burrë dibran, kam thënë “gjysmat”, kam shpjeguar elektoratin se 56% e grave shqiptare, pjesë më e shëndetshme politikisht sepse janë më pak të prirura për të ulur në kafe mbështet PS. Në disa qarqe shkon mbi 60%. Tek burrat jemi më afër, dhe kam thënë na mjafton 56% e grave, 55% e votuesve e parë dhe gjysma e burrave, gjysma tjetër janë çyrykë politikisht.
Të shkosh me kënetën ka një problem shumë të madh. Kjo është arsyeja pse gratë dibrane dhe që burrat dibranë nuk janë fare të fyer, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje. Apo më pas do të vijë ajo fjalia siç thoshin disa çyrykë nga pasqyrat e kënetës natën është populli i sëmurë se mendon se gjërat po shkojnë si duhet. I ka blerë Rama. 800 e kusur mijë, mund të shkojë 900 e kusur mijë afro 1 mln, nëse do t’u mësohet emigrantëve se ka pasur disa probleme DHL i kam blerë unë. Zot i madh”, tha Rama.
Komenteve për termat që përdor ndaj opozitës, Rama iu përgjigj kështu:
“Ashtu janë, metaforikisht janë ashtu. Kënetë është ujë i ndenjur dhe ka ujin më të ndenjur sesa ai uji që medemek do të lëviznin primaret dhe në atë ujë të ndjenjur u mbytën ata që fituan Primaret. Ca është ajo? Kur thua hajde hidhuni në det të hapur, kush del matanë, do të marrë mandatin për të na përfaqësuar përballë kundërshtarëve dhe ata që kalojnë matanë mbyten se është llumi që i thith. Kjo është këneta politike.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe ofendimet e Ilir Vrenozit në takimin elektoral të PD në Korçë.
“Pastaj për të treguar se janë shumë të revoltuar shkojnë në Korçën e kulturës, e serenatave, të allove, që quhet Parisi i vogël dhe aty e merr fjalën lideri i vërtetë i tyre, Ilir Vrenozi. Juve mendoni se unë bëj shaka. Lideri i tyre i vërtetë është Vrenozi dhe për të treguar sesa gabim kam bërë unë shfrenojnë gjuhën në një farë feje që nuk merret njeri. Suk e thotë njeri se si mundet një parti politike të bëjë miting dhe të ekzaltohet rreth fjalëve më të ulëta të shqipes të ulëritura në mexhelis. Këto janë historitë banale të këtyre ditëve, ndërkohë që jam këtu për tju parëe sy më sy të tërë që nuk është aspak e vërtetë që kjo na qenka fushatë pa tema dhe cështje. Por fushatë me cështje të madhe kombëtare thelbësore, që është takimi me historinë më 11 Maj. Fati ynë që janë përputhur yjet të Shqipërisë dhe BE për të përmbyllur një histori të pafundme drejt shkrirjes së plotë me Evropën.”, tha Rama.
Duke iu përgjigjur një komentuesi Rama shtoi:
“Unë gjuhën e kam shpatë, jo pelde. Por ama është gjuha që kam mësuar nga mësuesit e mi, të cilat janë Fan Noli, Faik Konica, shpatarët e mëdhenj të gjuhës shqipe por unë ama në 20 e kusur vite në këtë arenë si kam thënë njeri hajdut, kriminel, vrasës, se këto janë akuza penale. Nuk luftohet me akuza penale në mexhelisin politik, metafora dhe sarkazma sa të duash. Jam gati të vë bast me sa të dojë se asnjë fjalim i imi, asnjë replikë në parlament s’do të ishte epapranueshme në arkivin e parlamentti briotanik, francez apo italian por kur nuk e njeh historinë e oratorisë politike, ku se debatin real, s’ke idenë e kufijve. Bedriu s’ka asnjë faj. Si Bedriu flet bufi i kënetës ku Bedriu noton. Si Bedriu madje një shkallë më lart është Ilir Vrenozi, lideri i vërtetë i asaj partie".
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit live me ndjekësit në rubrikën "Sy m'sy", deklaroi se opozita po tenton që të përdorë SPAK dhe thellimin e luftës ndaj korrupsionit si një 'armë' kundër tyre për zgjedhje, por kujtoi se në fakt ishte PS ajo që e vetme luftoi për të bërë reformën në drejtësi.
“Kur unë thosha ma jepni timonin që të drejtoj pa të tjerë në prehër sepse ndryshe nuk bëhet reforma në drejtësi. U bë apo s’u bë? Dua një drejtësi që godet majtas e djathtas. U bë apo s’u bë? Kush e bëri? Stamo Dumo e bëri? Timoni pra, e bëri timoni sepse nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosmëri nuk bëhej reforma në drejtësi. Gjithë ata që janë rrotull nesh, nuk e duan SPAKU-n, nuk e duan këtë që po ndodh dhe pastaj kthehen në anën tjetër, kërkojnë ta përdorin SPAKU-n, kërkojnë të përdorin thellimin e luftës kundër korrupsionit si një argument pse ne nuk duhet të votohemi. Ky është kulmi. Kanë “gjysmën e qeverisë në burg, si mund t’i votoni këta hajdutë?’’ E para e punës që nuk është kështu se po t’i marrësh qartësisht dhe të numërosh dhe t’i shohësh cilësisht se për çfarë bëhet fjalë, nuk ësht fare kështu. E dyta e punës, ata të cilët kanë probleme dhe kanë pasur probleme me drejtësinë dhe kanë qenë në qeveri janë anëtarë kabinetesh të mandatit të parë, mandatit të dytë, fillimit të mandatit të tretë por nuk ka rëndësi kjo. Ka rëndësi fakti që ne jemi në mbështetje të këtij procesi, ne nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit, pushtetit të pavarur të drejtësisë të cilin jemi pavarësuar ne dhe askush tjetër.", tha Rama.
Më pas, u ndal edhe te kritikat për fushatën elektorale se është thjesht një "tallava" dhe se nuk ka program elektoral. Rama ironizoi teksa tha se ata nuk e dinë se çfarë është tallavaja, ndërsa shtoi se atë që ai ka bërë ndër fushata, është "kopjuar" nga opozitë dhe se të njëjtën gjë do të bëjnë edhe me këngët e vallet.
"Ça thonë këta tjetër? Këta thonë që “fushata e PS, fushata e Edi Ramës është tallava, është tallje me këtë, tallje me atë’’. Po si ka mundësi? Si është e mundur? E para e punës një herë, këta nuk dinë ç’është tallavaja, s’kanë fare idenë se çfarë është tallavaja, këta janë përbuzës të kulturës shqiptare. Këta janë përbuzës të atij fondi thesaresh që ka krijuar kultura jonë, ato që janë dhe nëse ne hapim, bëjmë një takim të madh me njerëzit tanë, kush na ndalon ne që aty dhe të përdorim këngë që janë nga thesari i kulturës tonë sipas qarqeve edhe të përdorim valle. Kush na ndalon ne? Kush e ka shkruar këtë që kur mblidhen njerëzit në një takim të madh elektoral a duhet vetëm të rrinë e të dëgjojnë fjalime në diell me orë të tëra, kush e ka shkruar këtë? Pastaj më falni, por po ju them diçka pa modesti, që kur unë merrem me fushatë elektorale merreni shikojeni analizojeni sesi ka ndryshuar edhe të tjerët. Kush i solli për herë të parë njerëzit të ulen në takime, që tani të tërë i ulin njërezit në takime. Kush i solli, për ti ulur si njerëz dhe për t’i dëgjuar, jo vetëm thjeshtë mblidhi dhe ulërij në këmbë. Edhe kjo historia me këngët dhe vallet do ta shikoni që do ta përdorin dhe të tjerët më vonë.", shtoi ai.
Komente
