Kryeministri Edi Rama e nisi rubrikën "Sy m'sy" me lajmin se është aprovuar hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave me BE. Kreu i qeverisë shtoi se ka besim që me fuqinë e 11 Majit do të hapen edhe grupkapitujt e mbetur, duke shtuar se ky do të ishte një rekord europian.
“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Kështu që ky do të ishte një rekord evropian sepse asnjë vend nuk i ka hapur të gjithë në një vit dhe asnjë vend nuk i ka mbyllur negociatat ne 3 vite. Kemi 2027 si afat dhe fati europian është në duart tona. Fati evropian është në duart tona.”, u shpreh Rama.
Duke iu përgjigjur një ndjekësi, Rama tha se fitorja nuk është për karrigen e tij, por për Shqipërinë. Siç u shpreh kreu i qeverisë, Shqipëria fiton "vetëm me mua e Partinë Socialiste".
“Tani këtë punë kam për të fituar apo s'kam për të fituar, nuk është çështja a fitoj apo nuk fitoj unë. Kjo nuk është fare personale. Nuk është hiç, por hiç për karrigen time. Se po të jetë personale dhe për karrigen time, e po pastaj nuk po rri unë në atë karrige e po vjen dikush tjetër, por kjo është çështja për të fituar Shqipëria. Shqipëria fiton me mua dhe PS”, tha Rama, teksa foli më pas edhe për pasaportën evropiane.
Më tej, ai tha se pyetja nuk është nëse do të fitojnë apo jo më 11 maj, por sa do të jetë fuqia që do të marrin nga qytetarët.
“Padiskutim që do të fitojmë. Por sa? Çfarë fuqie do të na japë 11 maji, populli shqiptar. Ndaj nëse ne fitojmë aq sa kemi sot, ose më pak seç kemi sot, ne kemi fituar zgjedhjet por s’kemi marrë fuqi më të madhe. Çdo gjë mbi këtë është fuqi sepse ne jemi duke kërkuar mbështetje për Shqipërinë në BE. Po e shohin të gjithë procesin sesa Shqipëria në BE ka mbështetjen e popullit.", tha Rama.
Më tej ironizoi Sali Berishën duke e cilësuar si një "politikan të lashtë" që sillet vërdallë për hallin e tij.
"Kush do të fitojë bufi? Një politikan i lashtë si gjetje arkeologjike që vjen vërdallë nëpër teastrin e butrintit sikur është gjallë. I pashpresë i dëshpëruar që rri edhe nuk shkon në shtëpi për hallin e tij. Ai do të fitojë? "
Në përditësim....
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një komentuesi që i shkruante se rrugët janë “copë”.
Rama përmendi Giro d’Italia, garën që do të mbahet në datat 9-10-11 maj, teksa tha me ironi se edhe ata italianët që panë rrugët ishin “patronazhistë”.
“Rrugët janë copë? Po s’i shpjegohet që Giro d’Italia e bën nisjen e madhe nga Shqipëria. Erdhën italianët për të kontrolluar gjithë gjërat që duheshin. Si shpjegohet që jo vetëm s’i gjetën rrugët copë dhe kanë tre etapa për bërë në Shqipëri por përkundrazi thanë u impresionuam nga infrastruktura në Shqipëri. Apo thuaj patronazhistë nga Italia me biçikletë që vijnë këtu të thyejnë qafën me rrugët copë copë.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante nëse do të fitojnë apo jo. Rama tha se pyetja nuk është se nëse do të fitojnë, por sa do të fitojnë apo nëse do të marrin fuqinë që ai thotë se duhet për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Nuk është pyetja a do të fitojmë por sa? Se a do të fitojmë nuk është pyetje. Padiskutim që do të fitojmë. Por sa? Çfarë fuqie do të na japë 11 maji, populli shqiptar. Do të jemi thjesht një qeveri, përfaqësim apo do të jemi një përfaqësi me një mbështetje popullore më të madhe sesa kjo që kemi sot. Ndaj nëse ne fitojmë aq sa kemi sot, ose më pak seç kemi sot, ne kemi fituar zgjedhjet por s’kemi marrë fuqi më të madhe.
Çdo gjë mbi këtë është fuqi sepse ne jemi duke kërkuar mbështetje për Shqipërinë në BE. Po e shohin të gjithë procesin sesa Shqipëria në BE ka mbështetjen e popullit. Kush do të fitojë bufi? Një politikan i lashtë si gjetje arkeologjike që vjen vërdallë nëpër teastrin e butrintit sikur është gjallë. I pashpresë i dëshpëruar që rri edhe nuk shkon në shtëpi për hallin e tij. Ai do të fitojë?", tha Rama.
Komente

Na bo ndonje rekord rritje pensiinesh, ose ul naften.
PërgjigjuKerkon voten qe te na e fuse ne Be, pensionet dhe naften kismet.