TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Ohrit, ku do të marrë pjesë në takimin e ‘Open Balkan’. Rama është ndalur për inspektim në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku tha se është shumë e rëndësishme që kjo nismë po jep rezultate konkrete për qytetarët e bizneset mes vendeve që bëjnë pjesë.
Kreu i qeverisë shkruan se Open Balkan ka sjellë rezultate në drejtim të lehtësimit të tregtisë mes tre vendeve që i janë bashkuar nismës, por edhe në njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar. E pranishme ishte edhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e cila tha se Maqedonia e Veriut ka 23 operatorë ekonomikë të cilët tashmë do të kalojnë përmes linjës së gjelbër, një lehtësi e re, e anasjelltas edhe për operatorët ekonomikë në vendin tonë.
“Ne kemi firmosur marreveshje në dhjetor në kuadër të Open Balkan, për njohje të ndërsjelltë të operatorëve ekonomikë të autorizuar të tre vendeve. Në Maqedoni aktualisht janë 22 operatorë, të cilët tregtojnë me Shqipërinë dhe do të hyjnë nëpërmjet kësaj linje të gjelbër në korsi preferenciale duke mos kaluar të gjithë procedurat doganore. Është lehtësi e madhe si për tregtarët shqiptarë, po ashtu dhe për tregtarët e Maqedonisë së Veriut.” – tha lidhur me këtë proces, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
Sakaq, në pikën kufitare do të ketë më pak kontrolle fizike por edhe të dokumenteve në krahasim me operatorët e vendeve të tjera. Rezultatet konkrete Rama tha se i japin fund konspiracioneve imagjinare që shkojnë kundër bashkëpunimit mes vendeve.
“Shumë e rëndësishme për faktin se kështu bëhet edhe konkrete për shumë kënd që pyet ca është Ballkani i Hapur për ti dhënë përgjigje fantazive, konspiracioneve imagjinare, paranojave edhe toksikimit të propagandës që shkon kundër bashkëpunimit kundër paqes, zhvillimit, dhe nga ana tjetër besoj që sa më shumë shembuj konkretë të jenë para syve të njerëzve aq më e qartë bëhet gjithçka, është fantastike sesi po arrijmë të lehtësojmë dhe do lehtësojmë ata që bëjnë tregti prej vitesh me këto vende dhe torturohen në format më barbare të burokracive dhe komunikimeve. Këtu po krijohet një hapësirë europiane e ndërveprimit”, tha Rama.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli që shoqëronte kryeministrin në këtë vizitë tha se nisma ka sjellë një ndikim shumë të madh për biznesin, duke lehtësuar ndjeshëm procesin.
“Nisma e Open Balkan ka sjellë realisht një ndikim shumë të madh për biznesin, duke lehtësuar procesin, ndërkohë dhe njohjen reciproke të operatorëve ekonomik të autorizuara. Kjo linjë qe njihet si korridori i gjelbër, është pikërisht për operatorët ekonomik të autorizuar. Ndërkohë, duke u njohur nga BE dhe sekretarati i CEFTA-s bëjmë dhe të gjithë operatorët ekonomik shqiptarë, të cilët do të bëjnë tregti në vendet e CEFTA-s janë teresisht te facilituar në proçeset doganore.” - u shpreh Gazheli.
Sot dhe nesër do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili do të mbahet në Ohër. Kësaj here, veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tani iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Mes tre vendeve do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh.
Kur nuk e kupton dhe nuk e ndan dot operatorin ekonomik me kalimin e shtetasve flet si e "jëma e Zeqos në majë të thanës"! Mos shpikni kot idiotizma se bota ka kohë që e ka arritur këtë! Por juve nuk u del e keqja me Ramën se ka fituar 3 mandate dhe do fitojë dhe të katërtin ndaj" non-gratave nga Amerika dhe Evropa....!
PërgjigjuPo se aty në ata kufij do futen pa kontroll vrasës dhe përdhunues të shqiptarëve dhe njashtu rus nga lufta në Ukrain, mjerim ku perfundoi Shqipëria e mjerë
PërgjigjuRama e dhiu punen! Të ishte edhe Lavrov aty dhe do ishte një " samit panSllav " , Rama President, Abazović zëvendës ! Maskaralluk ????
PërgjigjuRames aty po i mungon vetëm edhe Lavrov!
Përgjigju