Sot dhe nesër do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili do të mbahet në Ohër.
Kësaj here, veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tani iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Report Tv ka siguruar axhendën dhe marrëveshjes që do të firmosen, teksa mësohet se Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës do të jetë i pranishëm me një video mesazh.
Nga Presidenca e Serbisë, kanë njoftuar se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, do të takohet ndër të tjera edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovi֛ dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltijn. Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciative, ndërkohë të hënën, Talgetija u shpreh me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor.
Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.
Mësohet se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të ketë një darkë punë mbrëmjen e sotme me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazaoviç si dhe kryetarin e këshillave të Ministrave të Bosje Hercegovinës, Zoran Tageltija.
Sakaq, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi do të japin nga një mesazh online.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve
▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor
Axhenda e takimit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi të martën në Ohër se “Ballkani i Hapur” sjell përfitime për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo iniciativë nuk e zëvendëson integrimin në Bashkimin Evropian, por është një nismë e veçantë e popujve ballkanikë.
Ai pas arritjes në Ohër tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma "Ballkani i Hapur" është në dobi të të gjithëve.
“Kjo nismë është më e mira në rajon në dekadat e fundit”, tha Vuçiç, teksa foli edhe nëse kjo nismë është e hapur për Kosovën. “Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në ‘Ballkanin e Hapur’, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni t'i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, a do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për ‘Ballkanin e Hapur’," tha Vuçiç. “Nuk e kam problem të flasë me çdokënd në Prishtinë. Shkëmbimi tregtar në CEFTA është shumë herë më i madh se në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”, shtoi ai.
Presidenti serb tha se në takimin me liderët e tjerë do të ngrehë çështjen se si vendet e rajonit mund të ndihmojnë njëri-tjetrin në ushqim, energji, gaz, ndërtimin e përbashkët të termocentraleve, veçanërisht termocentraleve të ripërtëritshme/REL
Drejtuesi i qeverisë së Bosnjë- Hercegovinës Zoran Tegeltija, deklaroi se Bosnja merr pjesë si vëzhguese në samitin e “Ballkanit të Hapur”. Ai tha se pret që Presidenca e të marrë vendim për t'iu bashkuar kësaj nisme.
“Jam këtu sepse e di se pothuajse i gjithë komuniteti i biznesit në Bosnjë e Hercegovinë, shumica e politikanëve, dëshirojnë të jetë pjesë e projektit ‘Ballkani i Hapur’, por edhe entitetet janë të vendosur t'i bashkohen këtij projekti. Unë jam këtu për të përcjell mesazhin tek anëtarët e ‘Ballkanit të Hapur’ se Bosnjë e Hercegovina po përgatitet dhe dëshiron të bëhet anëtare sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Tegeltija për Radio Televizionin e Republikës Sërpska.
Tegeltija u shpreh se javën e kaluar përsëri i kishte bërë thirrje Presidencës së Bosnjë Hercegovinës që të marrë vendim për t’iu bashkuar nismës dhe se shpreson që anëtarët e Presidencës që janë kundër do të ndryshojnë mendje dhe do të kuptojnë se sa i rëndësishëm është ky projekt për komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Samiti i Ballkanit të hapur në Ohër ka bërë bashkë liderët të cilët siç duket edhe në foton e publikuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka publikuar foton ku ndodhet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltijn, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Кryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin.
"Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur"- shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër, ku do të zhvillohet samiti i Ballkanit të Hapur. Rama ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Dritan Abazoviç, ku shkruan se sot do të fusë zyrtarisht Malin e Zi në ‘Open Balkan’.
Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill.
“Kënaqësi marrja e kafes së sapo mbërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.
Report Tv ka zbardhur axhendën e kryeministrit Edi Rama, i cili do të jetë i pranishëm sot dhe nesër në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.
E martë, 7 qershor
17.45 – Mbërritja në Ohër
18.30 – Darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve
E mërkurë 8 qershor
10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)
10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)
11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.
12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)
12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve
13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve
13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve
14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit
15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë
15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin
Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre
18.15 – Kthimi për Tiranë
Avash o sahanlëpirësat e qeverise se keni marrë urdhër të bëni të njëjtin koment te gjithë. Ndryshoni pak fjalitë jo 15 veta të njëjtat fjalë.
PërgjigjuPo më përmgjain me Ali Shukrin
PërgjigjuKeto mardhenie me vendet e tjera jane vetem fale z Kryeministrit tone
PërgjigjuMarredheniet e mbajtura nga z Rama jane arsyeja pse vendi yne gjendet ne nje progres kaq te dukshem dhe per kete kjo qeveri do falenderuar
PërgjigjuOre ballkani hapur eshte nje super investim tjeter o njerzr eshte nje investim i se ardhmes qe do i ndimoj shume shqiprin bravo rama per kete nisem????????????????
PërgjigjuMarrdheniet e mira qe kemi me shtetet e tjera e kan bere vendin tone te eci perpara,jemi me fat qe kemi nje kryeminister qe punon per te miren e vendit
PërgjigjuShqiperia po zhvillohet cdo dite e me shume me keto nisma
PërgjigjuMarredhniet e mira me shtetet e tjera do te thote nje bashkepunim i mire dhe kjo gje do te sjell vetem gjera pozitive per vendin tone shume zhvillime ne shume fusha te ekonomise
PërgjigjuVazhdoni mbani marrdhenie te mira dhe me vendet e tjera sepse ne kete menyre do zhvillojme vendet tona se bashku
PërgjigjuKy samit per Ballkanin e Hapur eshte nje nisme shume e mire
Përgjigjute tilla nisma i sherbejne shqiperise te realizoje e te kete nje zhvillim me te madh duke bere keshtu qe cdo gje te marre rrjedhen e duhur
Përgjigjusi gjithmone presim qe te na perfaqesoni denjesisht ashtu si keni bere gjithmone
PërgjigjuMarredheniet e mira me shtetet e huaja e kane bere vendin tone qe te njihet dhe te marre shume zhvillim .
PërgjigjuDo i bashkohen edhe me shume shtete per shkak se kjo nisme eshte shume pozitive ????????
PërgjigjuIshalla ne projekt me me shume perfitime per vendin tone
PërgjigjuFantastike u shtua dhe mali i zi tashme ne po krijojm nje bashkim ekonomik si nje mini europ te vogel eshte gjeja me e mir qe mund te benim
PërgjigjuNdersa BE e ish Merkel deshtoi ne Ballkan me te ashtuquajturin "Procesi i Berlinit" tashme ose ta pranojne dhe ulin koken ndaj SHBA ose te reagojne qarte. Sepse ky dualizem gjeopolitik ne emer te nje "hapje" ne te dy anet avantazhon nje "kapje" barbare te qeverive ballkanike me nje dem te pallogaritshem ne gjendjen e brendshme te tyre. Sidomos ne Serbi dhe ne Shqiperi ku modeli i instaluar asqe ekziston edhe ne librin me te dobet te rregullave. Kur SHBAte me te drejte denojne fenomenin "putinizem" qe ka kapir Risine si reflektim hibrid te autoritarizmit antidemokratik komunist, cuditerisht e tolerojne madje mbeshtesin te njejtin reflektim ne Serbi dhe Shqiperi. Tragji komedia nuk ka me nevoje per skene apo aktore, se ja tek i kemi barbonet dhe bufonet, kukullat dhe marionetat, me gjithe pinoket qe i bejne te tera, nga mbledhjet ne OKB tek gastorlleku para Totit.
PërgjigjuJu lumte nje projekt shume i mire marrdheniet e mira qe keni mbajtur deri tani me shume shtete te tjera kane ndikuar pozitivisht tek interesat qe kemi si shtet
Përgjigju