Kryeministri Rama, në podkastin “Flasim”, theksoi se korrupsioni po luftohet realisht.
“Në këtë javë e kemi diskutuar. Ka ndodhur dhe vende të tjera. Janë bërë dhe studime pse kur korrupsioni fillon dhe luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet, sepse ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë sot jemi një vend komplet tjetër”, u shpreh Kryeministri.
Nxiti emigrantët të kthehen mbrapsht për të investuar në atdhe
“Nuk është Shqipëria sot aspak më e vështirë se Greqia dje. Kush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi, zi.
Në renditjen globale të indeksit të perceptimit të korrupsionit Shqipëria ka 5 pikë më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe është rritur plot 18 vende, duke u renditur e 80-a nga 180. Në raportin e fundit të Transparency International, 2024 Shqipëria është vlerësuar me 42 nga 100 pikë të mundshme, me një rritje prej 5 pikësh nga 2023-shi, rritja më e madhe që prej vitit 2012 kur ka nisur matja.
Lajmi kryesor:
'Shqipot e Greqisë dhe Italisë, dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit' Rama apel emigrantëve për t’u regjistruar! I nxit të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht
S.G/E.H/ReportTv.al
