Politikë

'Shqipot e Greqisë dhe Italisë, dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit' Rama apel emigrantëve për t’u regjistruar! I nxit të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht

15 Shkurt, 09:02| Përditesimi: 15 Shkurt, 10:06

  • Share

TIRANE- Kreu i qeverisë, Edi Rama, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama veçoi emigrantët e Greqisë dhe Italisë që sipas tij janë dëshmitarë të ndryshimeve të kanë ndodhur në vend, si edhe të reputacionit për shqiptarët.

"Dua t’u them të gjithëve se data e fundit e regjistrimit është 4 Mars, kush dëshiron duhet të nxitojë të regjistrohen dhe mirë është që të regjistrohet gjithsecili, sidomos shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, por janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit dhe të ndryshimit të këndit të shikimit. Është e thjesht me platformën e KQZ mjafton të shkohet në Google. Mund të regjistrohen edhe me ata me pasaportë apo ID që mund të kenë dalë jashtë afatit. Votimi është falas, financohet nga shteti.

Shpresoj që sa më shumë të marrin pjesë, aq më mirë është. Unë e di që ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit, por mos i lini sepse mund të keni mbingarkesë të sistemit dhe mbeteni pa regjistruar, bëni çmos që të regjistroheni deri më 4 Mars" tha Rama. 

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 133 049 shtetas. Sa më shumë votues të marrin pjesë, aq më mirë është, pasi kjo  është hera e parë që votohet nga jashtë vendit, është historike.

“Kërkon pak durim dhe duhet bërë me kujdes, por procesi nuk është i vështirë. Votimi është falas dhe do të financohet tërësisht nga shteti. Do të vijë zarfi në shtëpi në adresën që duhet të jetë e shtëpisë, duhet të bëhet kujdes të hapet me kujdes, se brenda ka një zarf ku do të hidhet prapë vota dhe do të hidhet në postë, e parapaguar”, sqaroi Rama.

Kryeministri përsiriti apelin drejtuar emigrantëve të kthehen në atdhe e të investojnë pasi Shqipëria ka ndryshuar, korrupsioni po luftohet realisht 

 Janë bërë dhe studime pse kur korrupsioni fillon dhe luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet, sepse ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë sot jemi një vend komplet tjetë.  Me avancimin që ne do të kemi, shumë shpejt do të hapim kapituj të tjerë të negociatave dhe me gjasë që ne do të hyjmë në BE brenda kësaj dekade, do të ndodhi edhe ajo që Greqia e ka prej kohësh, që përfitojnë financime nga BE. Gjë që këtu nuk e kemi se nuk jemi anëtar i BE-së dhe vetvetiu që do të jetë një investim shumë i mirë”, siguroi Rama.

Në podcast ishte i ftuar sipërmarrësi Fatjon Ceka nga Mirdita, i cili ka një kompani në linjën e paketimit të produkteve bujqësore që operon në Kretë.

Ora 09:13
Rama nxit emigrantët të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht! Shqipëria nuk është ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi

Kryeministri Rama, në podkastin “Flasim”, theksoi se korrupsioni po luftohet realisht.

“Në këtë javë e kemi diskutuar. Ka ndodhur dhe vende të tjera.  Janë bërë dhe studime pse kur korrupsioni fillon dhe luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet, sepse ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë sot jemi një vend komplet tjetër”, u shpreh Kryeministri.

Nxiti emigrantët të kthehen mbrapsht për të investuar në atdhe

“Nuk është Shqipëria sot aspak më e vështirë se Greqia dje. Kush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi, zi. 

Në renditjen globale të indeksit të perceptimit të korrupsionit Shqipëria ka 5 pikë më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe është rritur plot 18 vende, duke u renditur e 80-a nga 180. Në raportin e fundit të Transparency International, 2024 Shqipëria është vlerësuar me 42 nga 100 pikë të mundshme, me një rritje prej 5 pikësh nga 2023-shi, rritja më e madhe që prej vitit 2012 kur ka nisur matja.

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/02/2025 02:36

    Sigurisht qe SPAK po lufton korrupsionin,per sa kohe qe lihet te punoje i qete,pa u bezdisur nga /mizat e kalit/.Bashkohem me thirrjen e Rames per votat.Shqiptare,regjistrohuni,votoni,kudo ku jeni,ne Shqiperi,apo dhe ne diaspore! Ka ardhur koha per ndryshim e klase politike te re.

    Përgjigju
  • Beso: 15/02/2025 18:45

    Kesaj radhe me duket se e bete hapin ne te gjat sesa kemba,ne do vazhdojmë të votojmë majtas po kujdes se po na del pak si shumë nami...

    Përgjigju
  • Iliri: 15/02/2025 17:38

    Ku te kthehemi o ti! Ne mezi ikem nga ty e shoket e tu

    Përgjigju
  • emigranti: 15/02/2025 15:37

    zoti km bej nje podcast per ata emigrante qe I kane ndjekur nga shqiperia dbe nuk lene te ktbehen

    Përgjigju
  • Genci: 15/02/2025 12:40

    Ik mor delirant se nuk ka ndryshuar reputacioni se u bere ti KM. Shqiptaret u bene dekada qe punojne dhe jetojne ne Itali dhe Greqi. Brezi i dyte, qe ka lindur atje, eshte integruar plotesisht dhe po ecen para fale sakrificave qe kane bere prinderit.

    Përgjigju
  • Meri: 15/02/2025 11:03

    Shqipēria dhe shqiptarët nuk ndryshojnë,në çdo institucion ka persona të pa aftë,duke filluar nga dretēsia ,shëndetësia e me radhë.Nē shqipëri,urrehet meritocrazia, funksionon hakmarrja ,dhe jo llogjika,paragjykohesh për çdo gjë.

    Përgjigju
  • Ardi: 15/02/2025 10:24

    Ti bej valixhet gati te vesh ne emigracion pa leri perrallat me kthim ne atdhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?