Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvvinë duket se do t ëjetë gati këtë verë. Këtu bëri me dije sot kryeministri Edi Rama, i cili postoi sot pamje nga tuneli, ndërsa tha se do t'i vihet së shpejti në shërbim Shqipërisë turistike.
"Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t'i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Tuneli i Skërficës me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.
Ja te shohim ne vere a do kemi shance qe te ulen cmimet e ushqimeve tani qe tregtaret do kursejne kohe dhe karburant per te levizur me mallrat.
Përgjigju