Kryeministri Edi Rama tha se objektivi i tij për mandatin e tretë është arritja e 10 milionë turistëve në Shqipëri dhe se me nisjen e vaksinimit masive brenda 48 orësh do të kemi një situatë shumë herë më të mirë në verë se vitin e kaluara. Ai tha se pala tjetër nuk do të kishte mundur kurrë të siguronte vaksinat pasi nuk i ka kapacitete dhe të kundërshtari ka rënë në një pikë ku Nard Ndoka duket si filozof ironizoi Rama.
"Mandati i tretë është mandati që do të realizojë objektivin tonë për të pasur 10 mln turistë në Shqipëri i ndërprerë brutalisht nga pandemia, por me sigurimin sot të fillimit të vaksinimit masiv brenda 48 orësh ne kemi garantuar që në këtë sezon Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar nga sa ishte një vit më parë dhe shqiptarët ti nxjerrim nga pandemia njësoj si vendet europiane edhe se u la jashtë shpërndarjes së tyre. Kush i gjeti vaksinat? Si erdhën vaksinat? Në do të sjellim këtu prodhimin e shumë vaksinave dhe produkteve të cilësisë së lartë për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kush i bën këto dhëndri, që i lë njerëzi në dasmë të presin? Kush? Imagjinoni një palë përballë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof pa llogaritur Monikën, lilon dhe Saliun", tha Rama.
Lajmi kryesor:
PS hap fushatën, sheshi kthehet në 'trëndafil'! Rama: Sot PD dha mesazhin e tmerrshëm, s'mund të jetë e ardhmja! Berisha e Meta s'kanë shans ta tërheqin më zvarrë Shqipërinë
//ReportTv.al