Politikë

PS hap fushatën, sheshi kthehet në 'trëndafil'! Rama: Sot PD dha mesazhin e tmerrshëm, s'mund të jetë e ardhmja! Berisha e Meta s'kanë shans ta tërheqin më zvarrë Shqipërinë

25 Mars 2021, 17:03| Përditesimi: 25 Mars 2021, 22:57

  • Share

TIRANË- Objektiva për mandatin e tretë dhe respekt për jetën e qytetarit ishin karakteristikat që çelën fushatën zgjedhore të 25 prillit të Partisë Socialistë në sheshin "Skënderbej". Fushata nisi me Himnin Kombëtar të kënduar nga Vikena Kamenica, ruajtjen e distancës mes 153 kandidatëve dhe krijimin e një skenografie simbolike, atë të 'trëndafilit' të socialistëve.

Fjalimi i kryeministri Edi Rama u fokusua pikërisht në dhënien e  mesazhit se PS po bën gjithçka që kjo pandemi të marrë fund sa më shpejt, që nga sigurimi i vaksinave, investimet në sistemin shëndetësor e deri tek investimet e projektet e së ardhmes që do të nxisin zhvillimin e vendit dhe për të bërë të pakthyeshme reformat dhe proceset demokratike që vendi ka nisur përgjatë këtyre 8 viteve.

Shumë ndryshe ishte fushata e PD, ku u kthye në një 'bombë' infeksioni për jetën e qytetarëve në një tjetër shesh atë "Nënë Tereza' jo shumë larg nga aty ku po zhvillohej fushata e socialistëve. Rama nuk nguroi të komentonte ashpër këtë skandal duke thënë se PD dhe 'dhëndri' i saj në krye tha mesazhin e tmerrshëm për të gjithë qytetarët se me jetën e tyre mund të tallesh. Kreu i socialistëve tha se Shqipëria nuk mund t'i besohet më Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa e cilësoi Bashën thjeshtë si 'kukull' të tyre.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

I bindur se më të mirë se PS për Shqipërinë nuk ka, Rama e mbylli me urimin e një nate të bardhë që do të shoqërojë 30 netët e tjera të bardha përgjatë gjithë fushatës deri në ditën e votimit, që për socialistët do të përfundojë me marrjen e mandatit të tretë historik nga ana e tyre.

Ora 20:00
Rama mbyll fjalën: Më të mirë se ne nuk ka, asnjë shans për PD! Paçi të bardhë natën e parë të këtyre 30 netëve të bardha (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në aktivitetin e çeljes së fushatës duke thënë se së bashku me PS-në ka për ta ndryshuar këtë vend. Rama tha se më të mirë se PS nuk ka.

“Unë nuk jam i rënë nga qielli për shumëkënd unë kam më shumë të meta se çkam për shumë të tjerë më shumë të mira se çkam. Një gjë është e sigurtë unë jam këtu bashkë me ju jo për vete por për emrin tim për trashëgimninë më të rëndësishme që një baba u lë fëmijëve të vetë kujtimin e tij dhe natyrisht për të nderuar të gjithë ata që përpara meje qofshin të një gjaku si familje apo të një gjaku si shqiptarë qofshin të dy brezave më parë apo të disa brezave më parë kanë bërë të njëjtën gjë sepse kanë besuar në të njëjtën gjë dhe sigurisht në këtë botë ku shumëkush mendon se janë të gjithë njësoj janë ata që janë ndryshe nga të tjerët që bëjnë diferencën se po të mos ishin ata kjo botë sdo kishte ndryshuar kurrë.,

Unë jam këtu bashkë me Ps për ta ndryshuar këtë vend për të treguar me se sbën se puna është ajo që vlen dhe se ato që sjell puna janë ato që mbeten. Në vetvete as unë askush këtu nuk jemi zgjedhja më e mirë e imagjinueshme, por në realitetin e jetës së përditshme, të më fanlni për modestinë por më të mirë se ne nuk ka, thjesht nuk ka është kaq e thjeshtë. Dhe të gjithëve duhet tu mjaftojnë ato që kanë parë në shkuarën ato që kanë provuar në të shkuarën që kanë jetuar në të shkuarën.

Janë shfaqur me një dhëndërr absurd përpara tu thonë jo, deri këtu jo shans tjetër për ju jo shans tjetër kur ndryshon vetëm kursi i këmbimit.Shans tjetër për të njëtën mungesë karakteri. Ne e dimë se nuk jemi të rënë nga qiell. Që kur jemi krijuar kemi pasur të parën PS jo me llafe me vepra. Sdo iu them natën e mirë. Paçi të bardhë natën e parë të këtyre 30 netëve të bardha”, tha Rama.

Ora 19:51
Rama: Objektivi ynë, 10 mln turistë në vend, brenda 48 orësh nisim vaksinimin masiv! Në palën tjetër Nard Ndoka duket i vetmi filozof (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se objektivi i tij për mandatin e tretë është arritja e 10 milionë turistëve në Shqipëri dhe se me nisjen e vaksinimit masive brenda 48 orësh do të kemi një situatë shumë herë më të mirë në verë se vitin e kaluara. Ai tha se pala tjetër nuk do të kishte mundur kurrë të siguronte vaksinat pasi nuk i ka kapacitete dhe të kundërshtari ka rënë në një pikë ku Nard Ndoka duket si filozof ironizoi Rama.

"Mandati i tretë është mandati që do të realizojë objektivin tonë për të pasur 10 mln turistë në Shqipëri i ndërprerë brutalisht nga pandemia, por me sigurimin sot të fillimit të vaksinimit masiv brenda 48 orësh ne kemi garantuar që në këtë sezon Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar nga sa ishte një vit më parë dhe shqiptarët ti nxjerrim nga pandemia njësoj si vendet europiane edhe se u la jashtë shpërndarjes së tyre. Kush i gjeti vaksinat? Si erdhën vaksinat? Në do të sjellim këtu prodhimin e shumë vaksinave dhe produkteve të cilësisë së lartë për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kush i bën këto dhëndri, që i lë njerëzi në dasmë të presin? Kush?  Imagjinoni një palë përballë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof pa llogaritur Monikën, lilon dhe Saliun", tha Rama. 

Ora 19:41
Najada Çomo: Nuk kërkoj votën për vete por për PS, do vijoj të ushtroj profesionin për të fituar betejën me COVID (VIDEO)

Në fjalën e saj nga Sheshi “Skënderbej”, kandidatja e PS për qarkun e Tiranës, Najada Como, u shpreh se ndihej e privilegjuar për ftesën për t’iu bashkuar skuadrës së PS. Ajo tha se do të vijojë të ushtrojë profesionin për të fituar betejën me COVID.

“Në vendin tim mund të ishte kushdo tjetër, po unë jam një nga ata që përfaqësoj të gjitha bluzat e bardha. Iu afrova skuadrës së PS me shumë kolegë të tjerë dhe natyrisht nuk jam politikane, do vijoj të ushtroj profesionin për të fituar betejën me Covid, dhe do të jap maksimimunim në fushën shëndetësore. I jam bashkuar me bindje PS, kam parë njerëz të palodhur, pa llafe por njerëz që e cojnë punën deri në fund. Nuk kërkoj të marr votën për vete.  I jam bashkuar me bindje skuadrës së PS. Ndaj ju ftoj te votoni PS”, u shpreh Çomo.

Ora 19:28
'Luli një kukull', Rama: PS-së i duhet mandati i 3-të, që t’mos i japë shans Metës, Berishës dhe Monikës që ta tërheqin Shqipërinë zvarrë për interesat e tyre (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS-ja duhet të fitojë për të mos lënë Shqipërinë në duart e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit, pasi sipas tij Luli është një kukull e fjetur në duar e tyre.

“E kundërta do të thotë rikthim pas dhe varja e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi dhe të gjithë asaj pjesë që është boshti i shtetit në mëshirën e rrotave të makinave që u mblodhën atje në një dasmë pa nuse. Si mud tu jepet atyre një shans tjetër, mandati i tretë i PS-së është heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha Monika Kryemadhi të kenë një shans tjetër për të marrë zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre dhe pushtetit të tyre dhe të gjithë privilegjeve të tyre dhe kur vjen puna dhe Luli nuk ka si e merr një shans pasi Luli nuk është Luli, por është Saliu, Iliri dhe Monika, është një kukull një kukull që po nuk i tunde flen kur tundet hapin sytë dhe nxjerrin këngën në formë ninulle, është një kukull që ne e shohim, kur ikën nga ekrani është një kukull që fele në tprehehin e tre xhakajdurëve një arsye e fortë për PS-në”, ka thënë Rama.

Ora 19:23
Rama: Mandati i 3-të bën të pakthyeshme Reformën në Drejtësi dhe bën të mundur ardhjen e një drejtësie të re (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mandati i 3 i PS është që të bëhen të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës.

Rama tha se mandati i 3 bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re.

“Mandati i 3 i PS nuk është një qëllim në vetvete një inertësi në nevojën apo në dëshirën për pushtet. Mandati i 3 i Ps nuk është për PS dhe për ata që Ps e përfaqësojnë si deputetë si ministra si kryetarë bashkish si anëtarë të këshillave bashkiak. Mandati i 3 nuk është për karrigen e askujt përfshirë edhe timen, por është që shqipëria të mos kthehet dot më kurrë mbrapa sepse ne i  bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës. Mandati i 3 bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta bën kthim atje ku Shqipëria nuk mund nuk duhet dhe nuk do të kthehet më. Mandati i 3 i Ps do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë. Mandati i 3 i Ps do  të thotë që poilika të mos mund tu bëjë më dotë asgjë as mjekëve as infermierëve as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre e kundërta do të thotë rikthim pas dhe varje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi”.

Ora 19:16
Rama: S'mund të bëhemi vatra infeksioni! PD tha mesazhin e tmerrshëm se mund të shkelë ligjin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se PS nuk mund të kthehet në vatra infeksioni dhe aq më pak të përçojë mesazhe të gabuara se kur je lart mund të shkelësh ligjin dhe të bësh ç'të duash me njerëzit.

"Patjetër që fushata elektorale është një sfidë dhe përballja është një sfidë, por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm, zmbrapsja përfundimtare  e virusit nga jetën tona, të tjerat vijnë të gjitha pas saj dhe ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi, ne nuk mund t'i thërrasim njerëzit për ti vënë në rrezik dhe mbi të gjitha për të vënë në rrezik ata që thërrasim të çojmë mesazhin më të gabuar tek ata që na shohin. Mesazhin e tmerrshëm se kush është më lart mund të sillet si të dojë me njerëzit dhe ligjin, dhe madje e ka kaq lart këtë sa në një luftë kur bëhet fjalë për jetën nuk do t'ia dijë dhe përçojnë mesazhin e vdekjes kudo", tha Rama.

Ora 19:15
Rama, shqiptarëve: Nëse doni të dini si do jetë Shqipëria nëse ata fitojnë shikoni sheshin "Nënë Tereza" (VIDEO)

Në fjalën që po mban në aktivitetin hapës të fushatës elektorale të PS-së, Kryeministri Rama i ftoi shqiptarët të bëjnë një diferencë thelbësore sipas tij mes mazhorancës dhe opozitës.

"Në mungesë të dhëndrit dasmorët dëgjonin klithma, britma, pasthirrma. Si mund të pretendohet në shekullin e 21-të, në vitin 2021 që të merret në dorë e gjithë kjo Shqipëri dhe të qeveriset me britma, klithma dhe pasthirma. Atyre që i shohin këto kartolina i them që nëse do të donit të dinit se çfarë ju pret nëse ata do të vinin në krye shikoni sheshin "Nenin Tereza", bllokim komplet dhe ngatërrim këmbësh. Faktikisht po të shohësh vonesën është shumë domethënëse sepse ata janë shkaktarët e të gjitha vonesave të këtij vendi, madje edhe të fillimit me vonesë të takimit tonë. Kanë 3 ditë që ndryshojnë orën dhe prapë se prapë na vonuan pak minuta por për ne është shumë. Dhe arsye që ne do marrim mandatin e tretë është se Shqipëria nuk mund të vonohet më prej tyre", tha Rama.

Ora 19:12
Makinat luksoze dhe grumbullimet në shesh nga PD, Rama: Erdhën si dasmorë duke vënë para dhëndrin që u vonua 1 orë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër dhe me ironi ndaj grumbullimeve që PD organizoi në sheshin 'Nënë Tereza' për nisjen e fushatës elektorale. Rama tha se militantët erdhe më makinë si dasmorë për të pritur një dhëndër që u vonua një orë. Rama tha se Basha rrezikoi jetën e njerëzve duke vene partine para shëndetit te njerezve.

"Mbi partinë patjetër ndërsa atje partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve. U shfaqen me makina e dasmore që kanë vërë përpara një dhëndër që vonohet 1 orë. Çfarë mund të presësh nga një person që lë një orë në të ftohtë të presina ata që i fton vetë. Ajo është një orë për t'u zgjuar jo për të fjetur. Këtu ka dëshirë për të folur me fjalë se në fund të të fundit njeriun nga kafsha një fjalë e ndanë", tha Rama

Ora 19:10
Rama 'shuplakë' PD: Ndryshimi i madh, ne kemi respekt për shtetin, për rregullat anti-COVID, për njerëzit... atje sundon papërgjegjshmëria e tyre (VIDEO)

Nga aktiviteti i çeljes së fushatës zgjedhore të PS kryeministri Edi Rama i ka dhënë një “shuplakë” PD e cila në aktivitetin e saj në sheshin nënë Tereza ka mbledhur grumbuj njerëzish duke mos respektuar masat anti COVID.

“E di se çfarë po mendoni tani kush duron këtë tani se po mbaron. Jemi bashkë që vuajtjet ti kalojmë bashkë. Unë jam në këmbë duke lëvizur kurse ju do kaloni ulur., Sot ne nismim fundin e një fushate që ska ndaluar në asnjë moment që nga dita që kemi marrë mandatin tonë të parë sepse ndryshe nga çndoshte në të shkuarën ne kemi qenë në lëvizje që prej ditës së parë. Në përpjekje të vazhdueshme pa pushim.

Sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe jemi këtu të gjithë bashkë për të repsketuar me mish e me shpirt këtë moment ku demokracia na imponon të dalim para popullit, të themi çfarë ne mendojmë se kemi bërë. Në një moment si ky sot ne që jemi mësuar të kalojmë përmes këtyre detyrimeve që janë dhe një nga pjesët më të bukura të jeës politike kur shkon te njerëzit je me njerëzit dhe së bashku me njerëzit ndan energjinë e madhe që prodhon një ndeshje.

Jemi të çuditshëm sepse e tillë është koha dhe ndryshe nga herët e tjera jemi këtu duke bërë përpjekjen tonë serioze ne ndërkohë që bëjmë detyrën të respektojmë rregullat dhe besoj se bëjmë shumë mirë ashtu sikurse besoj se në këtë veçori të paparë më parë uroj në pjesën tjetër të jetës tonë ta shohim si një moment që na jep mundësinë të bëjmë fushatë ku jo vetëm flasim por dhe dëgjohemi kur fjala peshon më tepër sesa gjuajtja e saj përballë një turme të madhe.

Ku njerëzve u jepet mundësia të dëgjojnë ato  që themi është një sfidë e madhe. Ne po bëjmë një dallim të madh edhe sonte. Praktikisht sonte ne dhe ata u kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina në një ekran televizori të ndarë mjafton të shohësh dy kartolina për të kuptuar dhe dëgjuar ndryshimin e madh që ndan ne dhe ata në mënyrën tonë të të qenit dhe në marrëdhënien tonë me njerëzit dhe me shtetin.

Këtu ka respekt për shtetin për ligjin për rregullat  që i kemi vënë të gjithë se bashku dhe të gjithë së bashku i kemi pranuar mbi të gjitha njerëzit i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë ndërkohë që atje ska respekt për shtetin për ligjin për rregullat nuk ka repspekt për njerëzit kjo është fytyra e fushatës sonë, fytyra e fushatës së tyre është krejt tjetër. Këtu ka përgjegjshmëri qytetarë njerëzore familjare atje sundon papërgjegjshmëria e tyre”, tha Rama.

Ora 18:50
Bozo: PS do arrijë reforma dhe ndryshime më të mëdha se në këto 8 vjet! Jam e bindur në pjekurinë e popullit për të na votuar (VIDEO)

Kandidatja Luljeta Bozo ka deklaruar se në mandatin e 3 PS do ketë mundësi që të arrijmë reforma dhe ndryshime akoma më të mëdha se ato që janë bërë në 3 vjet. Bozo u shpreh se shqiptarët janë të zgjuar dhe do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur më 25 prill, që sipas saj, është PS, pasi do të vijojë reformat e nisura për të çuar përpara Shqipërinë.

“Në të ardhmen do kemi mundësi që të arrijmë reforma dhe ndryshime akoma më të mëdha që janë bërë në këto 8 vjet. Gjithë programi i PS është i bazuar në përllogaritje shumë të sakta në energjinë e pashtershme të rinisë dhe të grave tona, në energjinë e madhe që ka pupoll dhe besimin në një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur. Jam e bindur në pjekurinë e popullit për të votuar këtë forcë politike e cila i ka vënë detyrë vetes të eliminojë 2 sfida shumë të vështira që është pandemia, vaksinimi dhe e dytë të shërojë plagët e tërmetit duke rilindur nga e para gjithë shqipërinë që u shkatërrua nga ajo forcë natyrore. Populli do ta votojë Ps sepse është i bindur që këto reforma që kanë nisur në të gjitha fushat”, tha ajo.

Ora 18:49
Braçe mesazh prekës për viktimat nga COVID: Edi Rama është një punëtor i zakonshëm! Mandati i 3 një kontratë pune për secilin prej jush (VIDEO)

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe, kandidat në listat e PS në Fier, foli nga Sheshi “Skënderbej” për zgjedhjet e 25 prillit. Braçe e nisi fjalën e tij me një mesazh tejet prekës për ata që humbën jetën nga koronavirusi, teksa tha se “ata nuk ja dolën dot, por ne jemi të gjithë bashkë për t’ia dalë edhe për ta”. Ndëkaq ka kërkuar votën për një mandat të 3 për mundin që ka bërë PS në këto vite qeverisje.

Fjala e Braçes:

Gjyshe nëna baballarë dhe të rinj që nuk ia dolën dot në një betejë prej disa muajsh. Shirti i tyre të prehet në paqe. Ata sja dolën por ne jemi  të gjithë së bashku këtu për tja dalë edhe për ata. Kjo është beteja e të gjithëve për të çuar deri në fund betejën për jetën.

Mbi të gjitha mandati i 3 nuk është një trofe një histori por një kontratë pune për secilin prej jush. Shqiptarë kudo që jeni kjo është diferenca dhe ajo vjen nga puna. Puna me nder ka ndryshuar Shqipërinë. Kjo punë ka ndryshuar Fierin Lushnjën Mallakastrën. Puna e bën diferencën ne punën kemi asgjë tjetër veç kësaj ndaj duke u mbështetur fort te puna do të vazhdojmë më tej për të përmirësuar jetën e gjithësecilit. Kemi punë të madhe për të bërë përtej asaj  që bëmë këto 8 vite. Duhet të vazhdojmë të ndryshojmë veten për të ndryshuar akoma më fort qytetet tona.

Thonë se është premtim i lodhur. Uji është jetë shëndet dhe në këtë vit kemi mësuar se shëndeti është i pari. Prandaj uji 24 orë për fierin patozin, divjakën. Puna në një qark si Fieri me ekonominë më të madhe bujqësore të vendit. Bujqit njerëzit e zakonshëm atje i përulem çdo bujku duke  i thënë qartazi dhe duke e parë në sy  se projekti ynë për taksa 0 është projekti më i madh i PS. Janë ekonomia e çdo shqiptari kudo që është. Projekti ynë për ti dhënë fuqi çdo të vogli. Është projekti ynë i madh i Ps dhe të gjithë Shqipërisë.

Siç më herët të gjithë këta tjetërsuan Lalëzin Qerretin të vijnë sa të duan për të pushuar por kurrë për të tjertërsuar pronat. Certifikata për pronën e bujkut do të jetë projekti ynë madhor. Tokën në përdorim e kthen në pronësi dhe çdo bujt e bën pronar e zot të asaj toke. Të dashur miq unë jam socialist. PS është shtëpia ime.

Kam hyrë djalë dhe jam burrë në atë shtëpi. Duhet të votoni për PS. Më ka dhën të gjithë lirinë të qëndroj përballë. Edi rRma është një punëtor i zakonshëm si të gjithë ju. Thirrjen e fundit e kam për këta burra dhe këto zonja që janë këtu që përbëjnë skuadrën e Fierit. Dua votë për ta që nga Gramoz Ruci e deri te Lindita. E kërkoj votën për atë punë që kemi bërë.

Ora 18:40
Malaj: Ramës i kërkova vetëm një garanci para se të pranoja propozimin, ndryshimet të vazhdojnë përsëri

1616699396_.jpg

Aktori i njohur, Petrit Malaj, në këto zgjedhje elektorale është kryesuesi i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit. Ai tha, se para se të pranonte propozimin e kryeministrit Edi Rama, i ka bërë vetëm një pyetje, të vazhdojë më tej zhvillimin e qarkut të Kukësit.

“Edi Rama më ftoi për të marrë pjesë në këtë skuadër, më ftoi për të përfaqësuar Tropojën. I kërkova vetëm një garanci, që ndryshimet që kanë ndodhur në Tropojë, Kukës, Has, do të vazhdojnë përsëri. Ai ma garantoi këtë gjë dhe unë mjaftohem me fjalën e tij sepse Edi është person i fjalës edhe i punës. Qarku i Kukësit do e votojnë Ramën sepse është i punës. Edhe unë do ia kërkoj votën për këtë njeri të punës. Këtu është mbledhur puna e të gjithë të rinjve, në pasionin e ambicien e ndryshimit të mëtejshëm të vendit tonë. Rama do e çojë Shqipërinë në një nivel tjetër. Ka shumë për të bërë, do vazhdojmë punën që Shqipëria të bëhet e ardhmja e fëmijëve tanë”, tha Malaj.

Ora 18:24
Ekonomi: Durrsakët kanë një fat të jashtëzakonshëm që kanë kandidat Edi Ramën! Do zhdukim çdo gjurmë të tërmetit

1616692866_Screenshot1.jpg

Kandidatja e PS në Durrës Milva Ekonomi në aktivitetin e çeljes së fushatës ka deklaruar se kryeministri Edi Rama kandidon për herë të parë në Durrës ku sipas saj do të vijë me një projekt si në Vlorë. Në këtë mandat Ekonomi thotë se do të përfundohet rindërtimi për të hequr çdo gjurmë të tërmetit duke sjellë një pranverë të begatë.

Ne në Durrës kemi një fat të jashtëzakonshëm. Si asnjëherë në këto 30 vite kandidon kryeministri jonë Edi Rama. Në Durrës ai do të vijë me një projekt transformues, siç erdhi në Vlorë.

 Për të përfunduar rindërtimin për të hequr çdo gjurmë të tërmetit dhe për të pasur një pranverë të begatë. Unë dua të bjë një ape, të veçantë për të gjitha vajzat e Durrësit por edhe t ëShqipërisë. PS ka bërë shumë për të gjitha nënatpër gratë kryefamiljare, për gjyshet dhe do të bëjë shumë për çdo grua”.

Ora 18:21
Me himnin kombëtar, Vikena Kamenica hap fushatën e PS

Nën tingujt e himnit kombëtar Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale. 153 kandidatët e pranishëm në aktivitet nderuan në këmbë himnin e kënduar nga këngëtarja Vikena Kamenica.

Ora 18:14
Nis aktiviteti i PS, karriget e vendosura në sheshin ‘Skënderbej’ në formë trëndafili! Të pranishëm vetëm kandidatët, respektohen masat anti-COVID

1616693033_trendafilk.jpg

PS çeljes zyrtarisht fushatës zgjedhore. Në sheshin Skënderbej nuk ka grumbullime, por janë të pranishëm vetëm kandidatët. Karriget ku janë ulur deputetët janë vënë në formë trëndafili siç është dhe simboli i PS.

Ora 17:34
Veliaj thirrje qytetarëve në prag të çeljes së fushatës: Na u bashkoni online për të ndjekur programin

Një orë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Socialiste kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët përmes rrjeteve sociale të bëhen pjesë e shpalosjes së programit të kësaj force politike përmes 140 kandidatëve të saj. 

“S’ka kohë për pushim! S’ka kohë për premtime boshe! S’ka kohë për të çuar dëm asnjë votë! Është kohë për të punuar! Është kohë për të ndërtuar! Është kohë për të luftuar! Është kohë për të fituar! Dhe ne kemi shumë beteja për të fituar së bashku! Kemi nisur një rrugëtim prej 8 vitesh, të sfiduar nga situata të paimagjinueshme dhe të paparashikueshme, nga armiq të njohur e të panjohur, por gjithmonë kemi arritur të ringrihemi, e të qëndrojmë në këmbë përballë secilës vështirësi! E kemi arritur së bashku dhe jemi mirënjohës për besimin tuaj! Nuk do të ndalemi në rrugën e duhur drejt zgjidhjeve, jo zgjedhjeve! Sot në orën 18:00, prej sheshit Skënderbej, çelim zyrtarisht fushatën elektorale të Partisë Socialiste.Bashkohu edhe ti nëpërmjet rrjeteve sociale me familjen tonë të madhe! Njihu me 140 kandidatë - 140 zgjidhje konkrete drejt zhvilimit,” shprehet në rrjetin social “Facebook”, drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj. 

Në pamundësi për tu grumbulluar fizikisht në Sheshin “Skënderbej”, Partia Socialiste ka zgjedhur që qytetarët të ndjekin përmes platformave online eventin e hapjes zyrtare të kësaj fushate unike sa i takon Shqipërisë, në kushtet e pandemisë së Covid-19.

1616690115_037e53733ed44b58b923cd62b07791b5.jpg

Ora 16:55
1 orë para çeljes së fushatës nga PS, situata duke e qetë në sheshin ‘Skënderbej’

1616687773_Screenshot1.jpg

Ndërsa jemi 1 orë përpara se çeljes së fushatës të PS, në sheshin "Skëndërbej" ku do të zhvillohet dhe takimi, situata duket e qetë dhe nuk ka njerëz të grumbulluar, ndryshe nga situata e krijuar te sheshi “Nënë Tereza”, ku do të zhvillohet aktiviteti i PD. Te sheshi “Nënë Tereza” kanë filluar të mblidhen njerëzit në grumbuj dhe makina të shumta të cilat bëjnë paradë me flamurin e PD.

Ora 09:07
Braçe: Mandati i tretë nuk është trofe, është kontratë pune me njerëzit e zakonshëm

1583598529_erjonbrace780x405.jpg

Sot do të nisë fushata elektorale. Zëvendës kryeministri Erion Braçe në një postim në mediat sociale njofton se do kandidatët për deputetë do të prezantohen një për një. Sipas Braçes sot do të thonë ato që janë bërë dhe ato që nuk arritën të bëjnë për shkak të pandemisë dhe të tërmetit, dhe mbi të gjitha do të thonë se çfarë do të bëjnë.

Braçe shton se mandati i tretë nuk është trofe, por është kontratë pune me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe me të vegjlit së pari.

‘Ska kohe perpushim! Ështe koha per te vijuar punen kudo! Sot, ne sheshin Skenderbej, ne oren 17.00; Partia Socialiste hap fushaten elektorale!

Do prezantohemi nje per nje, do themi çfare kemi bere, çfare nuk arritem te bejme-ndalur fort nga termeti e pandemia, por edhe nga cdo gje qe duhet korrigjuar tani, perulesisht; mbi te gjitha, do themi çfare do bejme, per cdo shqiptar qe jeton ketu apo ne emigrim;

Duke ndryshuar, reformuar thelle e pa u ndalur, pemiresuar, refuzuar e ndeshkuar korrupsionin; duke punuar! duke thelluar hendekun mes atyre qe punojne e bejne dhe, atyre qe premtojne, harrojne, zhduken!

Mandati i trete nuk eshte trofe, per kete shkak nuk eshte histori; Mandati i trete eshte kontrate pune me njerezit e zakonshem te ketij vendi, te vegjlit se pari.

E prezantojme sot, komunikojme per te me secilin prej jush kete muaj politik qe nis; fitojme bashke me 25 prill! Ne oren 17.00, nga sheshi Skenderbej, live, ne Facebook e kudo! Me ju dhe per ju!’- shkruan Braçe.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrofte PS!: 26/03/2021 16:52

    Te ishte ndonje opozite tjeter edhe mund te shikonim ne krahe te tjere, po me kete opozite ndyresire qe eshte sot, KURRE S"DUHET POPULLI I SHQIPERISE TE VOTOJE, PERVEÇSE PARTINE SOCIALISTE! Partite e opozites, paperjashtim, e sidomos pd e lsi, s'jane parti, po veçse organizata terroriste kriminale qe DUHET te hiqen nga qarkullimi me ligj e me referendum mbare popullor. Lideret e tyre DUHET te varen ne mes te sheshit 'Skenderbej'!

    Përgjigju
  • gon sallata: 25/03/2021 23:16

    PER SHKRIRJE O RAMA DO I COJME PD DHE LSI,,DY PARTI ME TE DEGJENERUARA DHE HAJDUTE NE SHQIPERI,,,,,ME SUPERKURVA SI DEPUTETE DHE KRYETARE,,,,SI MUND TE VOTOJ UNE SI TIRANAS PD ,,KETE PARTI TE POSHTER MALOKESH QE I MORREN TOKEN DHE PRONAT TIRANASVE QE I KISHIN ATO ME TAPI...

    Përgjigju
  • Bledi: 25/03/2021 23:07

    Shume gje e mire kjo fushate e Zotit Rama, nje Kryeminister qe mendon per shendetin e popullit te tij. Respekte per Zotin Rama nje lider I vertete..

    Përgjigju
    • Pitja e Arte: 26/03/2021 08:20

      Pa Qepe pa Domate the per Sufllaqen?

  • Avanti: 25/03/2021 21:00

    Fantastikë, Origjinale,me sh Estetikë,tamam Evropiane të përparuar, Shtetarët në respekt të rregullave!

    Përgjigju
  • vlora: 25/03/2021 19:59

    Vetem duke pare hapjen e fushates shikon ndryshimin si nata me diten .Te sheshi skenderbej qytetari ,te nen tereza alabakeri

    Përgjigju
    • Juli: 25/03/2021 20:58

      Sh e vërtetë!..çdo koment tjetër është i tepërt!

  • Bato: 25/03/2021 19:39

    Sot shqiptaret duhet te pyesin perse na duhet opozita? Ne kemi PS e, per me teper udheheqsin 2.0, Rama. Kuptohet, 1.0 ishte shoku Enver. Madje edhe per zgjedhje nuk ka nevoje. Si mund te zgjedhin zgjedhesit pertej cka ka vene ne liste udheheqesi? Pa sens logjik fare. Sot me shume se kurre, vendi nuk ka nevoje as per president, as per qeveri apo ministra, madje as kuvend apo zyrtare lokale! Te pakten sa te jete gjalle udheheqesi, nuk kemi nevoje. Madje nuk e kuptoj perse duhet edhe te flase neper media xhanem. Ndryshojeni kushtetuten dhe zgjidheni kete pune.

    Përgjigju
    • @Bato: 25/03/2021 22:51

      Gabim i nderuar sot me shume se kurre ka nevoje per cdo gje... me pergjegjshmeri

  • BENI: 25/03/2021 19:37

    TAMAM ,,,EDI RAMA EJVALLAH arkadash...

    Përgjigju
    • Pitja e Arte: 26/03/2021 08:22

      @Eliana durres, me Majonez apo me Salse Kosi e kishe Sufllaqen ti goca?

    • Eliana durres: 25/03/2021 23:31

      Te lumte goja sa i madh je.Sigurisht e meriton mandatin e trete me gjithe punen qe ke be deri tani si askush tjeter jo vetem ne shqiperi por ne mbare boten.Te uroj shendet e mbaresi pac!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?