Në fjalën që po mban në aktivitetin hapës të fushatës elektorale të PS-së, Kryeministri Rama i ftoi shqiptarët të bëjnë një diferencë thelbësore sipas tij mes mazhorancës dhe opozitës.
"Në mungesë të dhëndrit dasmorët dëgjonin klithma, britma, pasthirrma. Si mund të pretendohet në shekullin e 21-të, në vitin 2021 që të merret në dorë e gjithë kjo Shqipëri dhe të qeveriset me britma, klithma dhe pasthirma. Atyre që i shohin këto kartolina i them që nëse do të donit të dinit se çfarë ju pret nëse ata do të vinin në krye shikoni sheshin "Nenin Tereza", bllokim komplet dhe ngatërrim këmbësh. Faktikisht po të shohësh vonesën është shumë domethënëse sepse ata janë shkaktarët e të gjitha vonesave të këtij vendi, madje edhe të fillimit me vonesë të takimit tonë. Kanë 3 ditë që ndryshojnë orën dhe prapë se prapë na vonuan pak minuta por për ne është shumë. Dhe arsye që ne do marrim mandatin e tretë është se Shqipëria nuk mund të vonohet më prej tyre", tha Rama.
Lajmi kryesor:
PS hap fushatën, sheshi kthehet në 'trëndafil'! Rama: Sot PD dha mesazhin e tmerrshëm, s'mund të jetë e ardhmja! Berisha e Meta s'kanë shans ta tërheqin më zvarrë Shqipërinë
K.T.//ReportTv.al