Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla duhet të njohin me emër çdo fëmijë, janë syri dhe veshi i vetë prindërve

13 Shtator, 11:25| Përditesimi: 13 Shtator, 12:26

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në shkollën ‘Kosova’ duke folur për sigurinë në shkolla tha se oficeri i sigurisë duhet të njohë çdo fëmijë me emër, pasi janë syri dhe veshi i vetë prindërve.

'I kthehem këtu vitit 2019, ka nisur tek shkolla, tek gjimnazi “Qemal Stafa”, në mos gabohem, ky projekt për futjen e oficerit të sigurisë në shkollë. Në vitin 2019, si rezultat i një sërë shqetësimesh të mprehta të shprehura nga mësuesit, të shprehura nga drejtuesit e shkollave, të shprehura nga prindërit dhe ka nisur si  një projekt që sot ka marrë formë dhe që sot na ka dhënë të gjitha arsyet për të parë një ndryshim të rëndësishëm por edhe për të kuptuar se duhet ta fuqizojmë edhe më shumë këtë autoritet të ri të shkollës që është  punonjës-oficeri i sigurisë, e për këtë arsye kemi bërë edhe një rritje të pagës së oficerëve të sigurisë që sot paguhen 800 euro, por nuk do të ndalemi këtu, sepse këtu nuk është çështje policësh në mjediset e shkollës. Këtu është çështje njerëzish që janë te kualifikuar për temën e sigurisë, që janë aty si një urë ku kalojnë të gjithë dhe që duhet të garantojnë informimin e të gjithëve dhe bashkëveprimin me të gjithë.

Oficerët e sigurisë janë në vend të prindërve që vëzhgojnë nga larg fëmijët që kujdesen për të kuptuar shqetësimet e tyre, që përpiqen të gjejnë problemet duke thjesht ndjekur ndërveprimet mes tyre, që u afrohen fëmijëve dhe i këshillojnë, që i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë në një moment kur ka një keqkuptim që mund të kthehet në një konflikt, që mbajnë marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e shkollës dhe me mësuesit dhe që janë syri dhe veshi i vetë prindërve në raport me fëmijët. Oficerët e policisë kanë një mision që të njohin me emër çdo fëmijë, që të dinë duke parë se në çfarë humori, në çfarë situate psikologjike është fëmija dhe kjo patjetër që është një punë shumë e ndërlikuar që kërkon një ndërveprim të afërt dhe me psikologët.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?