Politikë

'Luli do t’i kishte rënë shkurt, do thosh kanë vdekur', Rama: Partia e tyre, oturaku i një 80-vjeçari të pashpresë

26 Maj, 18:49| Përditesimi: 26 Maj, 20:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe kreun e PD Sali Berisha për të cilin tha se ka kapur opozitën. Ai ka ironizuar edhe rezultatin e PD në zgjedhje, gjatë takimit me deputetët socialistë.

‘Për fat të keq politika shqiptare do të jetë e ndarë në dy universe paralele, universi ynë ku Shqipëria përparon, gabon, ecën dhe bie dhe rritet, forcohet hap pas hapi dhe duke ngjitur shkallët drejt majës në BE. Në atë Shqipëri të pakicës kufiri mes fakteve dhe opinione është fshirë dhe laj thajë janë 40 vet pa ngurruar të shpikin dhe të akuzojnë pa asnjë prove dhe ti vënë diagnoza popullit si i sëmurë, i shitur dhe i trembur sepse vendi voton PS. Lajmi i mirë është se shumica nuk u beson më dhe kur i dëgjon i dëgjon për të kaluar kohë dhe i keqi është se kjo nuk ka për të ndryshuar.

Ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë janë ata që qëndruan në shtëpi ose zgjodhën të ngushëlloheshin me drejtime të tjera.  Po të ishte Luli do i kishte rënë shkurt, do kishte thënë kanë vdekur, ndërkohë këta të tjerët që i bien më gjatë do vazhdojnë të thonë që i kemi blerë ne.  Por llogaria nuk del përsëri. Gjithsesi kjo katandisje keq e më keq, e asaj që lindi si partia e rinisë shqiptare për liri e demokraci, që sot është uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë, non grata me vulë dhe non grata me votë, nuk është as zgjedhja jonë dhe as problemi ynë për të zgjidhur. Na u desh muajt e fundit të merremi me atë uturak madhështor, për arsyet e pashmangshme të ballafaqimit zgjedhor, që sinqerisht e bëra nga halli, jo nga malli, le ti lëmë në llucën ku llokoçitken prej 12 vitesh dhe do vazhdojnë ta bëjnë duke u zhytur poshtë e më poshtë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Mandati i katërt barrë e rëndë për anëtarësimin në BE, mbështesim SPAK pa kthim pas! PD oturaku i një 80-vjeçari të pashpresë


S.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?