Politikë

Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK, ‘bufi i kënetës’ po thotë më jepni votën që ta shkrij! Për Veliajn s’ka prova, PS lis i madh, nuk hiqet kollaj!

13 Shkurt, 08:49| Përditesimi: 13 Shkurt, 09:05

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy” ditën e sotme, ku foli për statusin juridik të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj dhe dyshimet që bien mbi SPAK dhe GJKKO për mënyrën ligjore se si vepruan në kapërcim kufijsh penalë dhe juridik.

Rama u shpreh se “pa të dhe PS nuk do kishte SPAK”, teksa theksoi se “bufi i kënetës”, duke iu referuar Sali Berishës, kërkon votën që “ta shkrijë SPAK”, siç e tha edhe dje në konferencë.

“Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklaratave më jepni votën që ta shkrij SPAK. Pra, nëse spak nuk e garanton kjo kocka këtu dhe PS bashkë me mua, nuk mund të garantojnë pellgaçet përreth dhe partickat që kanë të re vetëm pronarin e tyre, sepse kanë të njëjtën metodë e sjellje si ajo e bufit të kënetës, janë si mrokulla të vogla. I bëjnë temena SPAK se do i heqi kundërshtarët, e këta do rriten. Sepse është lis i madh PS, është lis i madh, nuk hiqet kollaj”, u shpreh ai.

Më tej shpjegoi edhe statusin e kryebashkiakut, për të cilin tha se nuk ka ende asnjë provë dhe nuk është i pandehur që të arrestohej.

“Nuk jam unë që i kundërshtoj ndaj SPAK, siç kanë vënë kujën të tjerët. Por statusi i Erjonit deri tani dhe provave të pretenduara. Në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon, është e qartë. Por deri tani në dosje, në asnjë paragraf të vetëm, unë s’e kam lexuar dosjen, më jepni një paragraf, apo provë që për prokurorin është e arsyeshme për ta ulur në gjyq, që kryetari i bashkiës ka vepruar në thyerje të ligjit. Apo raste të tjera kur kemi vepruar për heqjen e imunitetit në Kuvend, për t’i dhënë SPAK mundësi për ndonjë anëtar të parlamentit”, shpjegoi ai, duke vënë theksin te mosekzistenca e provave në rastin e kryebashkiakut.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?