VLORË- Një pallat në qytetin bregdetar të Vlorës është konfiskuar dhe tashmë i ka kaluar shtetit. Konfiskimi vjen në vazhdë të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje. Report Tv siguroi pamjet nga pallati që u konfiskua, i cili është ende në ndërtim e sipër dhe sipas autoriteteve ka shkelur lejen e ndërtimit.
“Sot do të bëhet një konfiskim i një kuazi pallati në Vlorë që është në shkelje të lejes së ndërtimit, ky proces synon të bashkojë dy gjëra, s’kemi asnjë minutë për të humbur. Kemi marrë përsipër të mbyllim procesin e legalizimeve. Historia ndërto sot se do legalizohet nesër nuk do te eci me”. Sapo Kryeministri Edi Rama dha paralajmërimin në mbledhjen me deputetët e qarkut të Tiranës, menjëherë në Vlorë u shfaq drejtuesja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici.
Ajo inspektoi pallatin në ndërtim, nga ku deklaroi se ka shkelur lejen e ndërtimit. Bici, e cila thotë se të gjitha subjektet që kanë shkelur apo do të shkelin lejen e ndërtimit, do të kenë të njëjtin fat, pra konfiskimin.
“Në vazhdën e kontrolleve, ky objekt do të konfiskohet dhe do ti kalojë shtetit për interes publik. Të njëjtin fat do të kenë të gjithë ato subjekte që rezultojnë me leje ndërtimi, por që kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes së ndërtimit duke cenuar interesin publik. Do inspektojmë objektet me apo pa leje ndërtimi”, tha Bici.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report TV, leja për këtë pallat me 8 kate është dhënë në korrik të 2021, ndërsa aktualisht punimet ishin në katin e dyte. Zhvillues është kompania ‘Armeer Konstruksion’ dhe Fatmir Halla, ndërsa punimet po i zbatonte firma “Stroytech”.
Report Tv ka mësuar se “Armeer Konstruksion”, një ndër zhvilluesit e pallatit, është në pronësi të Erjon Ahmataj, i cili ka qenë Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, kur kjo e fundit drejtohej nga Dritan Leli.
IKMT pritet të përgatisë një raport të detajuar mbi gjetjet në terren, ndërkohë që kryeinspektorja ka paralajmëruar masa ndaj subjekteve që rezultojnë në shkelje të ligjit për territorin. Mësohet se më herët IMT ka vendosur tre gjoba në Vlorë me 50 milionë lekë secila për shkelje të lejes së ndërtimit.
Report Tv ka mësuar se “ARMEER KONSTRUKSION”, një ndër zhvilluesit e pallatit që u konfiskua ditën e sotme në Vlorë, është në pronësi të Erjon Ahmataj, i cili ka qenë Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, kur kjo e fundit drejtohej nga Dritan Leli.
(Kliko këtu për të lexuar ekstraktin e plote)
Komente

Teknikisht quhet sekuestro, pasi konfiskimi kerkon procedura te tjera.
PërgjigjuKeto filma te rames i kemi pare me kohe. Ne fillim rama i bllokon pallatet, lejet e te cilave i jep vet. Pastaj vete ceshtja ne gjykata. Kalon ca kohe. Fjalet e rames i merr era dhe ne fund pallati perfundon ndertimin.
PërgjigjuTani beni dhe nje parkim te mire publik atje se gjithe ai vend
PërgjigjuKèrpurdhat pas shiut? Zonja Bici nè aksion, u zgjua nga ai gjumi qè kap gjithè gjithè kètè administratè tè korruptuar qè vèrtetè nuk meriton as emrin. Ku doli ky abuzues me leje ndèrtimi? Ra nga qielli? Kush nga Bicèt kishte detyrimin tè ushtronte kontroll nè kètè ndèrtim dhe nuk e bèri? Pse nuk e bèri? Tani KONFISKIM? Lèreni ju lutem, lèreni kètè metodè komunikimi qè i presupozon njerèzit gomerè. Arbitrariteti juaj èshtè po aq i papranueshèm saç janè abuzuesit nè terren. NUK KA ABUZUES, PA KORRUPSIONIN SHTETÈROR. Me aksione tè djelash, nuk bèhet shtet.
PërgjigjuPallati eshte me leje te rregullt ne konfort me ligjin dhe eshte shfaqur ne kantier.Me taksa dhe dokumenta te rregullta.pa leje jan verdall ktij objekt te cilet po ndertojn kate shtes pa leje e cila eshte shume e dukshme.
Po cfare konfiskimi thua aman? I mban mend katet shtese te Armand Lilos manarit te Fatmir Xhafes? Syri i Tiranes ne qender? Po pallatin pa leje te Lul Morines qe habiti Ballukun? Gjoja i konfiskoi, pastaj nxorri aktin normativ qe i perjashtoi nga ndjekja penale dhe jua rishiti per dy leke. Katet po shtohrn akoma. Show i shemtuar i nje sistemi fashist te koruptuar.
Ne parim jam shume dakort te goditen paligjshmerite ne te gjitha drejtimet. Por kam nje pyetje per Shkelqesine e Ti Z. KM. Nese qytetaret ndertojne pa leje sigurisht kane faj, po ata qe paguhen nga taksat tona dhe marrin edhe ryshfete per te lejuar ndertimet pa leje a kane faj! Te denohen edhe ata per shperdorim detyre apo mos kryerje detyre.
PërgjigjuPerse nuk shkoni te zona e tuneelit ne ujin e ftohte te shikoni hotelet qe po ndertohen me 33-4 kate me teper se e lejon ligji apo jeni paguar mire atje ?
Përgjigju