“Diferenca mes kandidates së PS-së Emiriana Sako dhe kundërshtarit të saj për bashkinë e Durrësit, do të jetë me mijëra”. Kështu u shpreh kryetari i partisë Socialist, Edi Rama i cili tha se diferenca e fitores së PS-së do të jenë mijëra qytetarët e mbledhur në sheshin kryesor të qytetit.
Ndërsa shtoi se opozita në vitet në vijim, do të braktiset edhe nga ata persona të cilët deri më tani i kanë mbështetur pa kushte.
“Unë dua t’ua them atyre që bëjnë sondazhe që të marrin të numërojnë sa njerëz ka këtu sot dhe ajo do jetë diferenca e rezultatit ditën edielë. Mijëra e mijëra vota diferencë mes Emiriana Sakos dhe atij që nuk po e zejmë fare me gojë sepse kemi folur dhe i dimë të gjitha. Këtë pamje kaq të bukur unë them mos ta prishim as nga ana akustike. Jam i bindur se do të shikohet edhe në zgjedhjet pas 2 vjetësh që jo shumica por edhe pala tjetër ajo pakicë, do t’i braktisë në kërkim të diçkaje tjeër”- tha Rama.
Lajmi kryesor:
PS mbyll fushatën elektorale për 14 majin! Rama në Durrës: Ky qytet do jetë lokomotiva ekonomike e vendit! Diferenca e fitores do të jetë me mijëra
B.V//ReportTv.al