Politikë

Rama paralajmëron guroret: Afat deri më 31 dhjetor, pranoni kalendarin e pyllëzimit, ose mbylleni dhe shkoni para ligjit! Kryebashkiakët të rrinë larg!

29 Tetor 2021, 13:21| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 13:40

  • Share

Pas trajtimit të problemit të mbetjeve dhe atyre në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku nuk u kursyen kritikat për kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mbledhja e radhës do të jetë për t'i 'tërhequr veshin' kompanive të guroreve.

Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, Rama i dha atyre afat të qartë, duke i paralajmëruar se deri më 31 dhjetor duhet të pranojnë kalendarin e pyllëzimit sikurse parashikon edhe kontrata.

Në të kundërt, Rama u shpreh se atyre do t'i mbyllet aktiviteti e madje do të shkojnë edhe para ligjit, kush nuk është i gatshëm të rikuperojë. Ai theksoi se do t'i mbledhë të gjitha kompanitë e guroreve dhe do të tregohet për çdo rast problemet që ata kanë me ligjin, por nuk dha datë se kur do të zhvillohet ky takim.

"Së shpejti kemi dhe një të tretë, për guroret, shumë shpejtë do merremi. Se i dilni për zot kur ju thuhet se do mbyllen por nuk ka asnjë letër nga bashkitë në ministrinë e mjedisit ku të thuhet që kjo kompani që po shfrytëzon këtë gurore, nuk ka mbjellë asnjë pemë, siç është marrëveshja. Nuk ka asnjë ngritje shqetësimi. Sa i përket guroreve, do ju lutesha shumë t'i qëndroni larg guroreve, shumë larg. Këtu shumë shpejt do të jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet. shfrytëzuesit e guroreve duhet ta kuptojnë që ose do nënshkruajnë marrëveshjen e pyllëzimit ose të gjitha do mbyllen pa kthim dhe ta harrojnë që mund të përdorin punonjësit që i përdorin si skllevër si mish për top për protesta. Duhet të marrin përsipër të pyllëzojnë sipas kontratës dhe për këtë kanë afat deri më 31 dhjetor. Do i thërrasim e do i tregojmë rast për rast ku i kanë problemet me ligjin. Nëse janë të gatshëm të rikuperojmë, ne nuk i bëhemi pengesë, kush nuk është i gatshëm, jo vetëm do e humbasë por do shkojë para ligjit", tha Rama.

Një paralajmërim Rama e pat edhe për kryebashkiakët, të cilëve i kërkoi të rrinë larg kësaj çështje.

"Ju si bashki duhet t'i qëndroni shumë larg kësaj pune sepse ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe", theksoi kryeministri.


Lajmi kryesor:

Pas 'dushit' për mbetjet, Rama i mbledh kryebashkiakët për ujësjellësit: Janë piramida që gllabërojnë para, të mbytur në borxhe! Janë dhënë 1.2 miliard euro (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?