Kryeministri Edi Rama tha se kush abuzon me ndërtimet do të futet në listën e zezë. Sipas kryeministrit, ndërtuesit duhet të tregohen të kujdesshëm. Ndërsa më tej kryeministri tha se do të krojohet Agjencia Kombëtare e Planifikimi Urban dhe Strehimit për të kontrolluar rritjen e çmimit të pronave dhe lehtësirat për marrjet e kredive për disa kategori.
“Lista e zezë është në fuqi si normë, kushdo që po ndërton tani, është subjekt i listët së zezë. Pra lista e zezë nuk fillon që nesër. Ata që marrin leje, duhet të jenë të kujdesshëm, se toleranca do të jetë zero. Pavarësisht se kur goditet ndonjë emër i njohur, emri nuk del në media. Për sa i përket çmimit, ne po krijojmë Agjencinë Kombëtare të Planifikimi Urban dhe Strehimit. Do t'i qasemi në një mënyrë të re çëshjtes së strehimit! Qoftë për strehimin social, por edhe të iniciativave që kategori të ndryshme, mund të aksesojnë në apartamente me çmime më të arsyeshme.”, tha Rama.
Më tej Rama tha se do ta çojnë deri në fund aksionin për lirimin e hapësirave publike. Ai tha se duhet t’i japin hapësirë bizneseve që të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
“Ky është një proces që duhet ta çojmë në fund dhe t’i japim fund çmontimeve që paskan qenë të pafundme. T’i japim hapësirë edhe bizneseve që të ushtrojnë aktivitet në hapësirën që iu takon, siç e kanë qytetet europine. Dhe të iu japim hapësirën që me projekte mund të krijojnë hije, dhe të jenë në vizionin e Rilindjes Urbane”, tha Rama.
Më tej Rama tha se makinat e sekuestruar që nuk janë në gjendje pune, do të shkojnë për skrap.
“Duhet të mbajmë makinat mbi shpinë? Ato do shkojnë për skrap. Ato që janë normale do ti kalojnë shtetit, ato të tjerat do të shkojnë në skrap”.
Lajmi kryesor:
Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Shkelësit, 5 vite në listë e zezë! Askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti
A.D/ReportTv.al
