Kryeministri Rama sqaroi se familjet që jetojnë me qiranë që marrin, shteti do të bëjë një subvencione, jo 100 % të qirasë, por do të kalkulohet dhe jepet një pjesë e saj.
'Akti normativ dhe Tatimet do të detajojnë dhe udhëzojnë gjëra të ndryshme. Nuk po u themi atyre që jetojnë me atë qira që do rrini pa bukë. Individët të cilët jetojnë me qiranë e një mjedisi qe e ka në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera absolutisht që do të jemi ne qe do i mbështesim për këtë periudhë. Do i mbështesim me një subvencioni ashtu si bizneset e vogla qe nuk do e paguajnë qiranë. As këto familje nuk do i lëmë vetëm, nuk do të thotë të japim të gjithë qiranë, por një pjesë të saj sipas kalkulimeve që do të bëhen mirë.", tha Rama
Lajmi kryesor:
Rama tregon planin për liri me pikatore: Subvencion për familjet që jetojnë me qiranë që marrin, të hënën paga e 'luftës' për 10 mijë bizneset e para
//ReportTv.al