Rama për gazetën gjermane WELT: Bashkimi Evropian është si një njeri që ecën me plagën hapur! Mos anëtarësimi i Ballkanit i rrezikshëm për Unionin

20 Prill 2022, 14:40| Përditesimi: 20 Prill 2022, 17:24

  • Share

Lufta në Ukrainë ka rritur vigjilencën në Ballkan. Kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegon pse është e rrezikshme për BE-në të mos anëtarësojë vendet e Ballkanit dhe përse ai i konsideron kritikat mbi politikat e mëparshme të Gjermanisë ndaj Rusisë si të padrejta.

Shqipëria ka vite që pret të nisë më në fund bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Gjatë vizitës së tij në Berlin këtë javë, kryeministri Edi Rama i kërkoi Gjermanisë mbështetje në Bruksel. Në intervistë, Rama shpjegon pse Ballkani ka një rëndësi qendrore për Evropën dhe se çfarë do të thotë lufta në Ukrainë për rajonin.

Zoti Rama, Angela Merkel ka mbështetur gjithmonë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Ju takuat këtë javë pasardhësin e saj, Olaf Scholz. A mendoni se ai do të ndjekë këtë linjë?

Është interesante se sa ngjajnë Angela me Olaf Scholz. U ulëm në të njëjtën zyrë dhe më dukej sikur isha me të, i njëjti qëndrim, mënyra se si dëgjon, me shumë respekt, shumë efektive, bisedë fjalëpakë por me shumë substancë, një buzëqeshje e matur. Kancelari u tregua shumë i gatshëm për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Ngjante si mishërimi i Angela Merkel.

Katër vjet më parë, në një intervistë për ËELT, ju thatë se ishte paradoksale që Shqipëria nuk ishte ende anëtare e BE-së. Deri më sot, negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar. Ku qëndron problemi?

M’u desh ta pësoja për të marrë këtë mësim: nuk mjafton ta duash e t’i përkushtohesh BE-së, nuk mjafton që të bëjmë gjithçka që ajo kërkon për të dhënë pëlqimin e saj për martesë. Sepse nuk ka të bëjë me ne, por me ta. Komisioni Evropian ka katër vjet që ka dhënë dritën jeshile, por dikush në Këshillin e BE-së vazhdon të thotë jo dhe procesi ngrin sërish.

Pse ndodh kjo?

Kjo ndodh për shembull, kur afrohen zgjedhjet kombëtare. Disa qeveri në BE janë pengje të narrativave nacional-populiste, si përshembull nëse BE-ja pranon një anëtar të ri, do shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të tjerë. Është një manovër taktike sepse kanë frikë nga opinioni publik.

Lufta kundër korrupsionit është një nga parakushtet për anëtarësimin në BE. Transparency International e rendit Shqipërinë ndër të fundit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, në vendin e 110 nga 180 në 2021. A është vërtet vendi juaj gati për BE?

Nuk i besoj kësaj transparence, sido që të jetë, asnjë sekondë. Ne kemi bërë kaq shumë përparim. Vetëm një shembull: Shqipëria ka dixhitalizuar tashmë 95 për qind të shërbimeve të saj. Kur u futa në politikë, asnjë shërbim nuk menaxhohej në mënyrë dixhitale. Njerëzit duhej të qëndronin në radhë për orë të tëra për të marrë një dokument. Gjithçka ishte e korruptuar. Si ka mundësi që kjo ecuri të mos përmirësojë renditjen tonë? Le të mos harrojmë edhe reformën tonë në drejtësi.

BE po diskuton borxhet e përbashkëta. Edhe në këtë kuadër, disa vende mund të hezitojnë të pranojnë një vend ekonomikisht të dobët si Shqipëria, veçanërisht pas pasojave ekonomike që la pandemia dhe tani lufta në Ukrainë…

Shqipëria mund të mos jetë e pasur, por nuk duhet harruar se si të gjitha vendet e Ballkanit është vend i vogël. Ballkani ka shumë rëndësi gjeostrategjike. Është e rrezikshme për BE-në që vendet e Ballkanit të mos jenë anëtare. BE-ja do të ishte më e sigurt dhe më e fortë me to si pjesë e saj. Për momentin, BE-ja është i vetmi realitet gjeografik me një kufi të brendshëm, është si një njeri që vjen rrotull me plagën hapur. Kjo e bën të dobët dhe i duhet ta mbyllë këtë plagë për të mbrojtur veten. Një shembull: Gjatë krizës së refugjatëve në 2015, njerëzit erdhën nga Turqia në Greqi në BE, pastaj u larguan përsëri nga Bashkimi Europian përmes Maqedonisë, hynë në BE përmes Serbisë dhe më pas përmes Kroacisë. Nëse vendet e Ballkanit do të kishin qenë anëtarë të BE-së, do të kishte qenë shumë më e lehtë për të zbutur fluksin e refugjatëve, sepse Ballkani mund të ishte përdorur si një zonë parandalimi. Aplikimet do të ishin përpunuar atje dhe njerëzit do të ishin penguar të hynin në BE në mënyrë të rregullt.

Po sikur BE – e thënë me fjalët tuaja – të mos pranojë kurrë të martohet me Shqipërinë? Kur t’ju shterojë durimi dhe të filloni të kërkoni për një partner të ri, ndoshta pak më në lindje…

Nëse BE-ja nuk pranon të martohet, ne do të plakemi pa u martuar kurrë. Ne do të jemi murgeshat e Evropës. Por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga përpjekjet për t’u martuar me BE-në dhe me askënd tjetër.

Le të flasim për luftën në Ukrainë. Shqipëria merr shumë lëndë të para prej andej, por edhe nga Rusia. Çmimet e karburantit dhe grurit janë rritur, duke nxitur protesta masive gjatë muajit të kaluar. Si keni ndërmend të çliroheni nga kjo varësi?

Ne kemi probleme me çmimet, por aktualisht po punojmë ngushtë me importuesit dhe vendet partnere për të siguruar furnizimin, që të mos ketë mungesa. Ka një urë të rëndësishme me Serbinë, e cila prej shumë vitesh furnizon me grurë kompanitë shqiptare. Ne kemi krijuar rezerva duke u dhënë importuesve tanë të ushqimit bazë një garanci se ata mund të blejnë më shumë se zakonisht dhe nuk do të kenë asnjë problem në periudhën afatmesme. Çmimet janë ende të larta, por nuk arrijnë deri në kupë të qiellit. Ne kemi prezantuar gjithashtu “Paketën e Rezistencës Sociale” që siguron fonde, në bazë të rritjes së çmimeve, për pensionistët dhe grupet e tjera vulnerabël, si dhe subvencione për kompanitë e transportit publik dhe fermerët. Këto masa i qetësojnë të gjithë.

Me luftën në Ukrainë, Putini po i afrohet Ballkanit me etjen e tij në dukje të pakufizuar për pushtet. A mendoni se Rusia mund të destabilizojë rajonin?

Rajoni është i pambrojtur sepse ndikimi rus është shumë i fortë, jo në Shqipëri, por në Bosnje, Mal të Zi dhe veçanërisht në Serbi.

Serbia nuk e ka dënuar ende pushtimin e Ukrainës dhe po shfaq tendenca pro-ruse. Në të njëjtën kohë, Shqipëria mban marrëdhënie të ngushta me Serbinë, për shembull përmes nismës “Ballkani i hapur” për tregtinë e lirë. Sa larg duhet të shkojë Serbia drejt Rusisë që Shqipëria t’i jepte fund bashkëpunimit me të?

Serbia nuk po shkon drejt Rusisë. Përkundrazi, në mënyrë të çuditshme, ajo mori anën e Perëndimit duke dënuar agresionin rus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Është një shenjë shumë e mirë që Serbia votoi tre herë kundër Rusisë. Nëse Serbia do të kishte bërë të kundërtën, do të ishte një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë.

Si e vlerësoni përfshirjen e Gjermanisë në luftën e Ukrainës?

Më lejoni të jem i sinqertë me ju: Mendoj se kritikat ndaj Angela Merkel dhe Frank-Ëalter Steinmeier janë të gabuara. Mendoj se ata bënë gjënë e duhur duke komunikuar me Rusinë dhe Putinin. Ka arsye të mira historike dhe politike për të shkuar në këtë drejtim. Është për të ardhur keq që ata nuk arritën të zbatonin plotësisht marrëveshjen e Minskut për të parandaluar ndoshta këtë përshkallëzim, por unë nuk do t’i fajësoja ata. Aspak.

Kritikët thonë se nëse Gjermania do të kishte treguar një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, kjo e fundit nuk do të kishte shkuar kaq larg.

Nuk jam dakord me ju. Nuk është e drejtë, e as nuk më kujtohet që kritikët të kenë shprehur shqetësimet e tyre kaq fort para luftës. Nuk mendoj se Merkel apo Steinmeier ishin të butë me Putinin. Ata kurrë nuk i janë shmangur dënimit të Rusisë kur ishte e nevojshme.

Ndërkaq, ata këmbëngulën për ndërtimin e Nord Stream 2, edhe pas aneksimit të Krimesë.

I qëndroj fjalëve të mia. Dhe të jem i sinqertë, kam frikë se koha do të tregojë se të gjithë ata që janë të ashpër me ta tani, e kanë gabim.

Çfarë doni të thoni?

Dua të them që përshkallëzimi në Ukrainë nuk ka të bëjë me Nord Stream 2 apo me Gjermaninë që ishte e butë. Bëhet fjalë për një përshkallëzim prej humbjes së pushtetit në Moskë. Është në natyrën e këtyre lloj regjimeve të ndjekin atë rrugë. Kur një vend i madh shpenzon kaq shumë para për t’u bërë një fuqi ushtarake botërore, ndërsa është ekonomikisht i pafuqishëm, ai do të përdorë fuqinë e tij ushtarake. Sepse duhet të tregojë se rreziku është real dhe të shkosh në luftë është një gjë ekzistenciale. Regjimi ynë komunist shpenzoi shumë para për të ndërtuar gjysmë milioni bunkerë për të na bërë të ndiheshim të kërcënuar për jetën, ndërsa Shqipëria ishte e varfër sa më s’ka.

Në këto kushte, është e paarsyeshme të vijojnë argumentet se ne nuk duhet të ndihmojmë Ukrainën që të mbrojë hapësirën e saj ajrore, sepse Putini këtë mund ta merrte si një tjetër pretekst. Diktatorët si Putini, Hitleri dhe Stalini nuk kanë nevojë për një justifikim për të bërë ndonjë veprim. Ata e krijojnë një të tillë vetë kur u nevojitet. Perëndimi nuk duhet të frikësohet, ne duhet t’i japim Ukrainës avionë dhe tanke në mënyrë që ata të mbrojnë vetë qiellin dhe vendin e tyre./ Përkthyer nga WELT

Ora 14:49
S’ka të bëjë me ‘butësinë’ e perëndimit, Rama: Ja pse ndodhi sulmi rus në Ukrainë

1650357382_Sequence03.00035607.Still021.jpg

Për Kryeministrin Rama ka një arsye se pse ndodhi sulmi në Ukrainë nga ana e Rusisë. Në intervistën e dhënë për gazetaën gjermane WELT Rama tha se përshkallëzimi erdhi prej humbjes së pushtetit në Moskë.

":Është në natyrën e këtyre lloj regjimeve të ndjekin atë rrugë. Kur një vend i madh shpenzon kaq shumë para për t’u bërë një fuqi ushtarake botërore, ndërsa është ekonomikisht i pafuqishëm, ai do të përdorë fuqinë e tij ushtarake. Sepse duhet të tregojë se rreziku është real dhe të shkosh në luftë është një gjë ekzistenciale. Regjimi ynë komunist shpenzoi shumë para për të ndërtuar gjysmë milioni bunkerë për të na bërë të ndiheshim të kërcënuar për jetën, ndërsa Shqipëria ishte e varfër sa më s’ka”, tha Rama, duke nënvizuar se diktatorët si Putini, Hitleri dhe Stalini nuk kanë nevojë për një justifikim për të bërë ndonjë veprim.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maruai: 21/04/2022 08:41

    O hat Rexhepi është me 7 klas shkoll po dhe ti besoi se ske më shum shkoll se Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ] se ti qeke ushtari i Salhe bajgës. QË krimineli Salhe bajga ka qen sekretar partie i partis së sumës. Salhe krimineli hajdut e dogji Shqiprin, e vrau, e shiti e çfar nuk ka bër e ti prap me Salheun je o hat. Se aq kapacitet ke. Edi Rama mbase ka vjedhur po Edi Ska vra njeri o het suma. Prandaj mos u Krekos si gjeli maj plehut. Falemnderit për mirkuptimin o hat Kaposhi kok boshi nga shishtaveci i kuksit kok e xanme e mjera Shqipëri me njërëz si ti o hat kok pet.

    Përgjigju
  • Bogu: 21/04/2022 08:35

    Nese kushti eshte te leme Himaren Greqise apo Selenicen Rumanise ma mire me u terheq nga BE> Nuk ja kemi nevojen. Ma mire me Turqine dhe Arabine se me kurvat e Greqise, Rumanise dhe Bullgarise.

    Përgjigju
  • Abcd: 21/04/2022 00:28

    Europa Perendimore nese e ka seriozisht projektin e BE dhe sidomos tani me shume se kurre,kur lufta ka hyre ne Europe edhe nga nje mefshtesi e BE,do te duhej sot,te reagonte ndryshe dhe te merrte vendime te guximshme,te diktuar edhe nga kohezioni,qe do te bente te mundur sigurine e saj,te qytetareve te saj dhe integritetit territorial te saj. Dhe qe kjo te ndodhe ,i duhet urgjentisht BE te ndryshoje ca rregulla ne “paradhomen e saj” per vendet e Ballkanit Perendimor,qe do te ishte piksepari,pervec heqjes se rregullit te vetos ne rregulloren e saj ,( si nje shkak per indicje,si ‘gozhda nastradinit’),te fliste ne shumice njezeri per te futur gjithe BP pa kushte ne BE,,i cili do te ishte nje vendim i rendesishem gjeostrategjik dhe qe do te fuste me te vertete BE ne shinat e sigurta te kufijve te saj ne menyre permanente. Kjo do te largonte keshtu dalngadale hijet e se kaluares konfrontuese ballkanike,do te sillte me shume zhvillim ekonomik dhe mirqenie per qytetaret e saj ,qe sigurisht do te influenconte perfundimisht ne shtrimin e rruges se paqes te vet BE. Thene keshtu,nje argument i tille ka dhe nje baze ne eksperiencat e meparshme te BE,sepse pikerisht vendet si Rumania ,Bullgaria,apo ato baltike,kane qene vendime gjeostrategjike ne pranimin e tyre dhe jo,testime e kushte si ndaj Shqiperise terhiq e mos e keput deri dhe qesharake si kjo “vetoja” e Bullgarise qe mban “vule superfuqie”,dhe duke zhgenjyer kedo,por dhe duke dale qarte para qytetareve te ketyre vendeve standarti i fytyres se dyfishte te vet BE,e cila humbet seriozitetin,por mbi te gjitha zbeh besimin ne vlerat qe ajo kerkon te transmetoje. Nese disa kushte jane plotesuar sipas edhe vet BE qe e pranon,cdo kusht tjeter qe zgjatet e zgjatet ne vite,ka krijuar per nje vend si Shqiperia me nje shtet te brishte dhe ekonomi po te tille,te jete nje pre e lehte e cdo “te treti” ,por edhe e grupimeve mafioze,qe pas nje zhgenimi qytetar ne rritje nga ky qendrim perserites i BE,ato kane me shume terren per te vepruar ,ku sulmet kryesore i perqendron pikerisht duke goditur shtetin dhe korruptuar ate, nepermjet hallkave te dobta te politikes dhe pushtetin qe ajo sjell. Keshtu ne fakt ,vet BE ( struktura te caktuara te saj, nen presionin e ekstremisteve rreth saj) ,eshte bere nje “shkaktare” indirekte e rrymave qe shfaqen dhe qe deztabillizojne vendet e BP,duke e larguar prej saj. E pra,per mua vetem keto jane arsyet qe pse Shqiperia duhet te futet ne BE dhe jo se ne e meritojme ,sic thote KM yne. Sigurisht populli e meriton kete,ndoshta dhe deshira e nje Kryeministri,por kjo nuk mjafton per të. Te mos harrojme se edhe ne NATO ne u futem jo se e meritonim,por se n’a futi per arsye gjeostrategjike NATO e SHBA-s dhe “ jo ajo e Europes” dhe bile atehere kur rrezikohej ky aderim ,sepse vinte pikerisht pas nje Gerdeci te pergjakshem. Por BE-ja sot pervec te tjerave ,duhet te superoje edhe vetveten,qe shpesh Km yne e permend kete me te drejte dhe qe une e evidentoj edhe ne nje drejtim tjeter te gabuar te BE ne qendrimin e saj ndaj ‘Ballkanit Perendimor’. Per BE nje BP me nje shumice popullate myslimane,eshte kthyer si “delja e zeze” e saj,sepse e sheh ate me dyshim dhe skeptiCizem,qe shpjegon dhe dyfytyrsine e saj ne kete drejtim edhe pse nuk e thote kete,por duket qarte qe e mendon ate shume mire,aq sa eshte ne nje ngërç te zgjatur,qe ia ka lidhur duart per te qene “e lire dhe demokrate e vertete” dhe per te vendosur edhe per keto shtete. Bile me Shqiperine “eshte punuar shume”,per t’a bere ate sa më shume myslimane,kur ne Shqiperi praktikuesit e vertete mysliman zene nje perqindje te tille,qe ne raport me popullsine ja kalon edhe Franca dhe Belgjika,por ja qe ata nuk jane Shqiperi qe te mund te “penalizohen”.

    Përgjigju
  • Neritan: 20/04/2022 17:59

    Duhet te futemi ne be sa me shpejt se e meritojme me punet qe po behet dhe progresin qe po bejme si shtet

    Përgjigju
  • Lazy: 20/04/2022 16:41

    Po ti more debil piktori, nqs. ishe per marrveshjen e Minskut ne Ukraine dmth. je edhe per Associacionin serb ne Kosove se e njejta gje ishte. Por ndoshta eshte shume e thelle per ty per ta kuptuar.

    Përgjigju
  • turku: 20/04/2022 16:36

    shume mire e ka ne i kemi mbushur objektivat dhe duhet te ishin ne be

    Përgjigju
    • BE=Lame: 20/04/2022 17:55

      Me prone te vjedhur dhe te legalizuar si hashashi drejt e ne BE, madje te na çojne ngjitur me landin e Bavarise

  • Dritan: 20/04/2022 16:34

    Shteti yne meriton qe te futet ne be. I kemi permbushur kerkesat dhe zoti rama po ben te pamunduren qe ky proces te pershpejtohet.

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 20/04/2022 16:21

    Ballkanin jo t gjithin...serbin mos e fusni n BE

    Përgjigju
  • Arta: 20/04/2022 16:14

    Vazhdo keshtu sic e ke nisur zoti keyeminister.Kerko dhe lufto per te drejten.Ne meritojme te futemi ne BE prandaj kemi dhe kaq kohe qe luftojme dhe perpiqemi te ndryshohemi dhe te permiresohemi ne cdo aspekt.

    Përgjigju
    • Olta: 20/04/2022 17:57

      Ti Arta me gjithe ndryshimet dhe permiresimet qe ke bere po i perafrohesh origjinalit nga majmuni

  • Aida: 20/04/2022 15:33

    O piktor, nuk je per kete pune, hap krahun. Ne 2013 premtove se ne 2021 Shqiperia do ishte anetare e BE. Sot ne 2022 jo vetem qe nuk jemi anetar, por as negociatat nuk e kemi hapur.

    Përgjigju
  • drejt: 20/04/2022 14:59

    ik o idiot, se as nuk e idene se per cfar luftohet ne ukraine, ti je nje vegel e sorosit edhe mos te na duket cudi qe te na fusesh ne lufte, ti je komplet dallkauj

    Përgjigju
    • Italia: 20/04/2022 15:11

      Shqipetaret jane me Ukrainen , serbet me Rusine!

  • Arbërori: 20/04/2022 14:52

    Nëse do të kishe forcën që ti e deshiron sot ti do e largoje Shqipërin nga Aleanca e NATO-s o tradhtar i kombit …!!!

    Përgjigju
  • THITH LOP KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 20/04/2022 14:48

    O Edi Rama je Gjigandi i Shqipris je 1 Hall të qoft gjithi Anetës. KE punuar shum për Shqiprin megjithse ke bër dhe gabime po ska njeri në Bot që është pa gabime. Kush punon dhe hab in. Po Shqipria me ty fiton. Hec përpara Edi Rama neritan fytyrën Shqipris. Shyqyr të madhit Zot që ekziston Amerika se pa të KRYEKRIMINELI hajdut psikopat Salhe bajga do ta shkrimet Shqiprin siç e shkrim. Po shyqyr ZOTIT që Shqipria tani po hecën në rugën e duhur. RROFT SHQIPRIA RROFSHIN SHQIPTARËT KUDO në Bot që jan.

    Përgjigju
    • het: 20/04/2022 15:40

      ah sa bukur e ke shkruajtur, pa diskutim esht shkruajtur nga taulant balla edhe krijuar nga spiropali, po mire mor analfabet po cfar te duhet ty politika, ti sdi as te shkruash, o zot o zot ku ka. mberritur shqiperia, ja pse jemi vendi me fukara me i korruptuar edhe me krim te larte, sepse ne shkolle nuk shkon asnje, edhe ata qe shkojne gjysmat jan bylmeza gjysma tjeter ja paguan babi shkollen

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?