S’ka të bëjë me ‘butësinë’ e perëndimit, Rama: Ja pse ndodhi sulmi rus në Ukrainë

20 Prill 2022, 14:49| Përditesimi: 20 Prill 2022, 14:51

  • Share

1650357382_Sequence03.00035607.Still021.jpg

Për Kryeministrin Rama ka një arsye se pse ndodhi sulmi në Ukrainë nga ana e Rusisë. Në intervistën e dhënë për gazetaën gjermane WELT Rama tha se përshkallëzimi erdhi prej humbjes së pushtetit në Moskë.

":Është në natyrën e këtyre lloj regjimeve të ndjekin atë rrugë. Kur një vend i madh shpenzon kaq shumë para për t’u bërë një fuqi ushtarake botërore, ndërsa është ekonomikisht i pafuqishëm, ai do të përdorë fuqinë e tij ushtarake. Sepse duhet të tregojë se rreziku është real dhe të shkosh në luftë është një gjë ekzistenciale. Regjimi ynë komunist shpenzoi shumë para për të ndërtuar gjysmë milioni bunkerë për të na bërë të ndiheshim të kërcënuar për jetën, ndërsa Shqipëria ishte e varfër sa më s’ka”, tha Rama, duke nënvizuar se diktatorët si Putini, Hitleri dhe Stalini nuk kanë nevojë për një justifikim për të bërë ndonjë veprim.


Lajmi kryesor:

Rama për gazetën gjermane WELT: Bashkimi Evropian është si një njeri që ecën me plagën hapur! Mos anëtarësimi i Ballkanit i rrezikshëm për Unionin


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?