Kryeministri Edi Rama falënderoi ITB-në e Berlinit për nderin në ceremoninë e hapjes së Panairit të Turizmit me Shqipërinë, duke theksuar edhe zhvillimin e madh turistik që ka pësuar vendi ynë, i kthyer tashmë në destinacion turistik.
Duke lexuar shifrat e 12 milionë vizitorëve dhe turistëve për vitin e kaluar, ai u shpreh se kjo është një mundësi e mirë që Shqipëria të tregojë se është krejt ndryshe nga stigma që është krijuar për të në botë.
Teksa kujtoi se shqiptarët për gjysmë shekulli qëndruan të izoluar, sepse nuk kalonin dot në Perëndim, ai theksoi se “nuk kërkojmë ndere, por vetëm lojë të ndershme”.
Dhe ndërsa kujtoi gjuhën shqipe si një ndër më të vjetrat në botë, edhe duke thënë “Faleminderit”, kryeministri e mbylli fjalën e tij me “Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme” dhe ftoi të gjithë turistët e huaj që ta vizitonin.
Fjala e Ramës për turizmin dhe të kaluarën e vendit:
“Kemi një të ardhme edhe më të shndritshme ekonomike, rritje e qëndrueshme që do forcohet edhe nga destinacioni turistik, por edhe modeli ynë i ekologjisë turistike dhe eksperiencat. Gjatë viteve të fundit kemi pasur më shumë se dy herë të rritje të të ardhurave për frymë dhe prodhimit të brendshëm.
Vetëm në 28 mijë metra katrorë gjen dy dete, 9 lumenj, male, lugina dhe mund të udhëtosh e të vizitosh alpet, detit, rërën e nxehtë, netët e freskëta gjatë verës së nxehtë, Europën Lindore. Po jo vetëm kaq, në maj do mirëpresim të gjithë udhëheqësit botërorë, liderët, por edhe Giro D’Italia, si dhe evente të tjera e të tjera.
Të kemi një vend në ITB në Berlin askush nuk e mendonte në vendin tonë sa të ishte gjallë, jo vetëm që po ndodh, por është njohje frymëzuese, dua të falënderoj vërtetë së pari ITB që ka treguar kaq shumë hijeshi dhe na lejoi që të kishim diçka që kemi luftuar kaq shumë kohë, për t’i treguar botës se jemi krejt ndryshe, nga stigma e krijuar për ne në Gjermani dhe vende të tjera të botës.
Dhe në përfundim më lini të them se për gjysmë shekulli nuk patëm mundësi të kalonim në perëndim, por kjo është ajo që kërkojmë, nuk kërkojmë ndere, por vetëm lojë të ndershme.
Pjesë e kësaj është edhe gjuha jonë, që është e ardhur nga sanskrinishtja dhe degë e drejtpërdrejtë e gjuhës indeo-europiane. Për t’ju dhënë një ide po ju them “Faleminderit” në gjuhën shqipe. Po ju them edhe diçka në fund të fjalës time, “Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme”.
Lajmi kryesor:
Shqipëria ‘Vendi i Nderit’, spektakël kuqezi në Panairin e Turizmit në Berlin! Rama: S’jemi më perlë e fshehur, por fuqi turistike! Ksamili si Bora Bora
A.Q/A.M/ReportTv.al
