Politikë

Rama: Më 11 maj fitore të thellë, t’u japim ‘noc rrokun madhështor’! Mundësia për t'u bërë pjesë e BE është reale, mos ndërprisni punën për integrimin

12 Mars, 10:38| Përditesimi: 12 Mars, 13:22

  • Share

TIRANË- Mandatin e katërt, kryeministri Edi Rama thotë se synonin një fitore edhe më të thellë se ajo e 2021, kur siguroi 74 mandate. Nga një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës, kryesocialisti Rama ironizoi koalicionin e opozitës, duke thënë se më 11 maj do i japin një ‘noc rrok madhështor’.

“Ngaqë më kanë dëgjuar mua që thoja noc rrokun, më vënë ca prog false dhe më shkruajnë noc rrokun do marrës. Më 11 maj duhet tu prezantojmë atyre një noc rrok madhështor. Duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre ti çojmë noc rrokun, po një noc rrok aq madhështor sa të thonë ca i bëmë vetes që zgjuam noc rrokun", tha Rama.

Të gjithë retorikën politike për fushatën e 11 majit, kreu i qeverisë e ka fokusuar tek integrimi në BE, duke kërkuar votën për një mandat të katërt që mos të ndërpritet puna për t’iu bashkuar familjes europiane.

“Sikur ata të thonë po mirë ca bëhet me kë do punojmë, mjafton një rrëshqitje 6 mujor, e për të mos thënë më shumë dhe nuk arrihet më gjëja. Ajo mundësi mund të iki që aty, sepse ne kemi qenë gati për të hapur negociatat më para, por nuk ishin ata gati. Sot e kemi kalendarin në tavolinë të miratuar, na kanë thënë mbyllini negociatat në 2027 dhe ne do u marrim brenda në shtëpi. Kjo është diçka shumë e madh e për tu humbur ose vënë në diskutim nga vogëlsira të tipit jam me këtë parti, ose me atë parti, ose për Kavajën nuk është bërë kjo, po është bërë ajo. Ose shiko se kam inat me këtë, se ky s’më ka vlerësuar. Bëhet fjalë për Shqipërinë, për të gjithë, bëhet fjalë për të marrë një pasaportë të re”, tha Rama.

Mundësia që Shqipëria të integrohet në BE, Rama thotë se është reale, dhe kjo finalizohet vetëm me mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.

“Sot janë krijuar kushtet që ne të hymë realisht në BE, si rrjedhojë e përputhjes së rrethanave tona të brendshme me rrethanat e BE. Për herë të parë mundësia për tu bërë pjesë e BE është reale. Kemi një kalendar për negociatat që është kalendari më i shpejtë në historinë e integrimit në BE. Nëse i mbyllim negociatat deri në 2027, të futemi dhe të bëhemi pjesë e BE”, tha Rama.

Nuk la pa përmendur me ironi mustaqet e Kujtim Gjuzit, duke thënë se ai është më simpatiku i koalicionit, ndërsa ata të tjerët nuk kanë as mustaqe.

Ora 11:04
Rama: Rezultat të thellë më 11 maj, t’u japim një ‘noc rrok’ madhështor

Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj PS duhet të arrij një rezultat edhe më të thellë se ai i 2021 me 74 mandate. Me ironi, Rama tha se opozitës do i japin një noc rrok madhështor.

"Mundësia që rezultati i arritur të behet edhe më i thellë, është reale. Se gjithmonë ka mundësi për më mirë, por edhe për faktin që ju keni bërë një punë shumë të mirë me votuesit në emigracion, nëse do ti bashkojmë bashkë këto energji, do bëhet një rezultat i jashtëzakonshëm. Bëni maksimumin që më 11 maj të realizojmë këtë gjë të madhe për Shqipërinë dhe PS. Por edhe një merak tjetër ta nxjerrim, se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thoja noc rrokun, më vënë ca prog false dhe më shkruajnë noc rrokun do marrës. Më 11 maj duhet tu prezantojmë atyre një noc rrok madhështor. Duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre ti çojmë noc rrokun, po një noc rrok aq madhështor sa të thonë ca i bëmë vetes që zgjuam noc rrokun", tha Rama. 

Ora 11:02
'Kujtim Gjuzi është më simpatiku, po veç mustaqe ka', Rama ironizon opozitën: Ata të tjerët nuk kanë as mustaqe

 

Kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës, ironizoi koalicionin e Sali Berishës.

“Kujtimi është më simpatiku, po përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër. Ata të tjerët s’kanë as mustaqe. Këtu në Kavajë e keni parë vetë se ca po bën vajtja te shtëpia e mullixiut për inat të vjehrrës. E kemi provuar, sepse morëm një rezultat të jashtëzakonshëm, morëm bashkinë, e ndryshuam, ishte xhep fallso që s’kishte asgjë përveç pluhurit, farave të kungullit, as ujë, as drita. Ishin dhe ato dy gishtat tek sheshi. Kur kam ardhur në Kavajë për herë të parë, sekretari i PS nuk bënte do takimin se na dolën atje te kinemaja dhe s’na linin me hy dhe kur u futëm kishte më shumë karrige bosh”, tha Rama.

Ora 10:44
'Nëse hyjmë në BE do marrim 1 miliardë euro çdo vit'/ Rama: Votoni më 11 maj Partinë Socialiste për të bërë pasaportën shqiptare njësoj me çdo vend në ombrellën e BE-së

 

Kryeministri Edi Rama në një nga takimet e radhës me asambletë e Kavajës dhe Vorës ka folur me anëtarët e Partisë Socialiste lidhur me zhvillimin politik në vend. Rama ka theksuar se në 11 Maji, Shqipëria duhet të votojë Partinë Socialiste si të vetmen forcë sipas tij që e çon Shqipërinë në ‘ombrellën”europiane.

'Kjo do të thotë që Shqipëria të kaloj në një nivel tjetër në të gjitha aspektet, duke filluar nga individi, nga pashaporta e qytetarit të Republikës së Shqipërisë, nuk do të jetë më si dikur e shoqëruar nga pamundësia.

Ne hyjmë dhe bëhemi pjesë e barabartë e asaj familjeje, ku ne do flasim gjuhën tonë dhe secili gjuhën e vetë. Por na bën bashkë ombrella që na bën të gjithë së bashku. Se kur hyn në BE hyn tek shtetit përfituese, ashtu si janë investuesit. Më të mëdhenjtë kontribuojnë që të  vegjëlit të plotësohen.

Nëse ne gjatë gjithë këtyre viteve nga BE kemi marrë 630 mln euro, duke u bërë anëtarë marrim mbi 1 miliardë çdo vit. 300 mln vetëm për bujqësinë çdo vit. E gjitha kjo mund të mos ndodhi, nëse më 11 Maj Shqipëria nuk voton fuqishëm PS-në dhe për të vazhduar një proces që është një punë e përditshme.

Parafytyroni sikur më 11 Maj rezultati të mos jetë i qartë, sikur gjithë kjo qëndrueshmëri të lëkundet dhe ata të thonë ore më fal ça bëhet, me kë do të punojmë.

Mjafton një rrëshqitje 6 mujore dhe nuk arrihet më gjëja. Kemi qenë gati për të hapur negociatat më para, por nuk ishin ata gati.'-tha Rama. 

 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 12/03/2025 12:07

    EDI RAMA JE ME MADHI...FANTASTIK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?