Nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek situata në Rinas, ku prej dy ditësh u pezulluan fluturimet për shkak se kontrollorët e kullës së vrojtimit u futën në grevë. Sipas kryeministrit gjithçka ishte një plan i mirëmenduar.
"E patë ça ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit që rrezikoi të bllokonte vaksinimin për disa javë. Kontrollorët nuk janë punonjës dosido që mund të zëvendësohen direkt dhe llogaritë ishin bërë shumë djallëzore sepse koha për t’i zëvendësuar ishte disa javë, por nuk ja dolën. Ne ishim duke u përgatitur për ta përballuar atë goditje. Vaksinat u vonuan, humbëm një ditë për shkak të atyre, por sot vaksinat mbërritën, ndërkohë kaluam gjithë natën duke luftuar që mos iknin në drejtim tjetër, se kur nuk i merr dot i do dikush tjetër. Si mund tuja argumentosh që këtu kemi një president, bashkë me një ish-president që janë përfshirë në një çmenduri për të bllokuar aktivitetin ajror të vendit, kush e kupton këtë? Vaksinat mbërritën dhe do vazhdojmë vaksinimin sepse jemi vendosur t’i nxjerrim shqiptarët nga tuneli i pandemisë”, deklaroi Rama.
Lajmi kryesor: