Politikë

'Luftuam gjithë natën që vaksinat të mos iknin në drejtim tjetër', Rama-Bashës: Mitingje si në 90'! Bajate, vulgare, infektive dhe e fajshme

8 Prill 2021, 18:57| Përditesimi: 8 Prill 2021, 20:42

  • Share

Gjatë një takimi me banorë të zonës ku ishin të pranishëm dhe kandidatët për deputetë, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek situata në Rinas, ku prej dy ditësh u pezulluan fluturimet për shkak se kontrollorët e kullës së vrojtimit pezulluan punën. Sipas kryeministrit gjithçka ishte një plan i mirëmenduar, pasi kontrollorët duan kohë të zëvendësohen dhe siç thotë ai kjo do të sillte kaosin në vend. Megjithatë, kreu i qeverisë thotë se llogaritë ishin bërë gabim, pasi sot ata janë zëvendësuar dhe situata është normalizuar e vaksinat kanë ardhur ndonëse me një ditë vonesë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria mund të bëhet kampione e turizmit në ballkan.

"Në ëndrrën me sy hapur të bazuar në ato që kemi arritur deri këtu se Shqipëria mund të bëhet kampione e turizmit në ballkan. Në vizionin tonë të 2018 ne e shohim Shqipërinë kampione në Ballkan dhe të gjitha të dhënat janë se është e bëshme. Nuk ndodh ska për të ndodhur por sidoqoftë duhet thënë se mes luftës dhe ndërkohë që të gjitha piketat janë vënë dhe rruga është e qartë të ndalosh dhe të marrësh një rrugë tjetër kjo është e pamundur", tha Rama.

Ndërkaq foli edhe për takimet elektorale të kreut të PD Lulzim Basha në shkelje të rregullave antiCOVID duke thënë se përveçse bajate dhe vulgare ka edhe faj sepse rrit infektimet.

"Shikoni ato mitingje si në 90, 98', 98'. Zhurmë mblidhu uuu, 2 gishta. Por këtë herë përveçse banale bajate dhe vulgare ështe e fajshme se është infektive, nuk është lidership të thuash skam ça bëj se njerëzit mblidhen se më duan. Nejse. Për ta mbullur dua tu them një gjë. Do bëjmë për Gjirokastrën më shumë se çështë  bërë në të dyja mandatet e marra së bashku. Jo se po e them se duhet thënë por sepse është e mundur dhe është plani ynë sështë dëhsira jonë", tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri foli për investimet, duke thënë se nuk imagjinohej se në Tepelenë do të hidheshin 30 milionë dollarë nga njerëzit, emigrantët, që dëshironin të riktheheshin në rrënojat e gjyshërve të tyre.

“Kush e imagjinonte që 30 milionë dollarë do të hidheshin nga njerëzit, emigrantë, që po rikthehen në rrënojat e gjyshërve të tyre në Tepelenë. Sot Tepelena jo vetëm është bërë një destinacion, por po bëhet një udhëkryq shumë i rëndësishëm, pasi po del në det. Ju them se në këtë mandat të tretë do bëjmë për Gjirokastrën dhe Shqipërinë më shumë se ç’është bërë në të dyja mandatet tona së bashku. Jo se po e them unë se kështu duhet thënë, por se është absolutisht e mundur dhe është plani ynë, jo dëshira jonë”, tha Rama.

Ora 20:05
Rama me pedagogë në Gjirokastër: Të fuqizojmë drejtorët e shkollave! Do t'u japim jetë 2 programeve të reja

Gjatë një takimi me pedagogë në Gjirokastër kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe disa objektiva për arsimin parauniversitar, siç është fuqizimi më tepër i rolit dhe nivelit të kompetencës së drejtorëve të shkollave. Po ashtu Rama ka thënë se do t’i japë jetë dy programeve të reja, njërit kombëtar për sportet kurse i dyti për artet dhe zejet.

"Të vihet theksi tek nevoja për të vazhduar përpara, mos u kthye mbrapsht, dhe mos rrezikuar arritjet. Këto që janë arritur nuk janë gjë tjetër vetëm një bazë e mirë për të shkuar përpara. Një garanci se jo vetëm ku duhet të ndiqemi dhe si mund të ndiqemi. Si mund të ndiqemi duke qenë të vetëdijshëm për çdo gjë, për vështirësitë.

Megjithatë unë besoj se ka shumë dëshmitarë, nuk është një reformë kjo e arsimit që thjesht mund të flitet dhe diskutohet mbi parime dhe arkitekturës. Është reformë që ka shumë dëshmitarë, mijëra dëshmitarë. Sot janë mbi 11 mijë që kanë përfituar nga mundësia e re për të hyrë në sistem përmes meritës. Falë portalit për mësues. Një portal, rrugë konkurruese. Sigurisht ka plot dëshmitarë edhe në arsimin e lartë, jemi në rrugë që vazhdon, dhe reforma në arsimin e lartë është ende një e përpjetë. Patjetër që ka edhe shumë arsye për të besuar që rruga është e duhura. Drejtimi është i duhuri. Nuk na mbetet vetëm të ecim në drejtimin e përcaktuar. Unë do të doja të thosha që nëse do të bënim një krahasim mes arsimit parauniverstar dhe universitarit. Në parauniversitari jemi më të avancuar për objektivat dhe jetësimin e planit të transformimit. Kemi disa arritje shumë të prekshme, dhe të dhëna inkurajuese. Megjithëse prapësëprarë gjëra për t’u bërë nuk janë pak.

Ndërkohë që në arsimin universitar kemi bërë një reformë kurajoze, kemi zgjeruar autonominë, krijuar disa kushte për studentët e pedagogët. Jemi para një sfide shumë komplekse. Duhet ta konsiderojmë si një detyrë të gjithë bashkë për ta përballuar pa i bërë bisht e pa e shtyrë në kohë. Çdo shtyrje është kosto për të rejat dhe të rinjtë që hyjnë në universitet, e pastaj ngelen në periferi ose jashtë tregut të punës.

Ju jeni të familjarizuar me këtë temë. Në arsimin parauniversitar duhet të fuqizojmë më tepër kompetencën, të drejtorit të shkollave. Nëse me mësuesit kemi avancuar ndjeshëm, me drejtorët jemi në proces. Është e qartë që në figurën e drejtuesit të një shkolle duhet të kërkojmë më shumë angazhim, në sensin e rritjes së kapacitetit menaxherial të një shkolle. Është një kohë shumë e re dhe me shumë sfida të reja për prindërit, për fëmijët vetë, por që ata kanë nevojë të udhëhiqen në drejtimin e duhur, dhe për mësuesit. Shumë e ngatërruar pasi ka ndryshuar në mënyrë radikale në vitet e fundit edhe kanalet e informimit. Rrugët e ballafaqimit me realitetin. Dhe mbi të gjitha është dyzuar mënyrë shumë dramatike, rruga e fëmijëve midis rrugës së realitetit dhe virtualitetit. Rrugës fizike me shqisat që shohin, prekin ndjejnë e përballen me realitetin fizik.

Duam shumë që t’i japim jetë dy programeve të reja, në sistemin tonë parauniversitar në radhë të parë, një programi të madh kombëtar për sportin, dhe një tjetër për artet dhe zejet që të krijojmë sa më shumë mundësi për fëmijët që të kenë aktivitet fizik por një aktivitet më të harmonizuar me dëshirat e tyre sesa thejsht ato orët e edukimit fizik", tha Rama.

Ora 19:00
Rama për kontrollorët: Kishin bërë llogari djallëzore, por u dolën gabim! Luftuam gjithë natën që vaksinat të mos iknin në drejtim tjetër

1617899019_rama.jpg

Nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek situata në Rinas, ku prej dy ditësh u pezulluan fluturimet për shkak se kontrollorët e kullës së vrojtimit u futën në grevë. Sipas kryeministrit gjithçka ishte një plan i mirëmenduar.

"E patë ça ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit që rrezikoi të bllokonte vaksinimin për disa javë. Kontrollorët nuk janë punonjës dosido që mund të zëvendësohen direkt dhe llogaritë ishin bërë shumë djallëzore sepse koha për t’i zëvendësuar ishte disa javë, por nuk ja dolën. Ne ishim duke u përgatitur për ta përballuar atë goditje. Vaksinat u vonuan, humbëm një ditë për shkak të atyre, por sot vaksinat mbërritën, ndërkohë kaluam gjithë natën duke luftuar që mos iknin në drejtim tjetër, se kur nuk i merr dot i do dikush tjetër. Si mund tuja argumentosh që këtu kemi një president, bashkë me një ish-president që janë përfshirë në një çmenduri për të bllokuar aktivitetin ajror të vendit, kush e kupton këtë? Vaksinat mbërritën dhe do vazhdojmë vaksinimin sepse jemi vendosur t’i nxjerrim shqiptarët nga tuneli i pandemisë”, deklaroi Rama.

Ora 18:51
‘Shqipëria ka nevojë për ripërtërim’- Rama ‘shigjeton’ opozitën: Të paaftë e me karakter të dobët! Koha e rrumpallës nuk mund të kthehet

1617901870_rama1.jpg

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Gjirokastër, në vijim të takimeve elektorale, tha se PS është e vetmja alternativë që do të sjellë një ripërtërim të vendit.

Sipas Ramës, vendi ka hyrë tashmë në një proces tjetër zhvillimi, duke theksuar se është e rëndësishme që të mos ndalet tani, por që sipas tij një gjë e tillë do të ndodhë nëse më 25 prill vjen në pushtet PD-ja.

Ai nuk la pa shigjetuar këtë të fundit, duke i konsideruar “të dobët dh epa karakter”, ndërsa tha se ata kanë patur privilegjin ta drejtojnë këtë vend dhe se të presësh një rezultat tjetër “do të thotë të jesh budalla”.  

“Më 25 prill vendimi është shumë i qartë, do vazhdojmë t’i fitojmë të dyja këto sfida, me pasojat e tërmetit dhe shporrjen e armikut të padukshëm, apo do përfundojmë edhe njëherë nga e para me ata? Kanë patur privilegjin ta drejtojnë këtë vend dhe të presësh një rezultat tjetër, do të thotë se je budalla, se s’ka mundësi tjetër. Janë gati për të rikthye përsëri jo më shumë e jo më pak, por arbitraritetin në futjen e nxënësve të huaj e shqiptarë në Universitet. Gati për të kthyer taksën e sheshtë, mbi ata që janë te qafa e pazarit që sot e kanë taksën 0, TVSH zero. Gati për të rikthyer karakterin e tyre të dobët dhe paaftësinë e tyre në qendër të zhvillimeve të jetës së vendit, ndërkohë që ne jemi gati për të vazhduar me më shumë këmbëngulje e durim përpara, për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër, ku të mos kthehet dot më mbrapa. Koha e rrumpallës mund të kthehet sa hap e mbyll sytë nëse njerëzit nuk mobilizohen për ta bërë atë të pakthyeshme. Këtu nuk ka lidhje me jam socialist e jam demokrat. Gati për të rikthyer karakterin e tyre të dobët dhe paaftësinë e tyre në qendër të zhvillimeve të jetës së vendit, ndërkohë që ne jemi gati për të vazhduar me më shumë këmbëngulje e durim përpara, për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër, ku të mos kthehet dot më mbrapa. Koha e rrumpallës mund të kthehet sa hap e mbyll sytë nëse njerëzit nuk mobilizohen për ta bërë atë të pakthyeshme. Këtu nuk ka lidhje me jam socialist e jam demokrat”, tha Rama.

 

Lajmi në përditësim...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?