Lulzim Basha

Politikë

Situata normalizohet në Rinas, Basha: Ajo që po ndodh dështim i Ramës! Kryeministri: Luli një kukull e kurdisur, njëherë flet, njëherë bën sikur s'kupton

8 Prill 2021, 18:15| Përditesimi: 8 Prill 2021, 19:43

  • Share

Ndonëse situata është normalizuar në aeroportin e Rinasit ku me nisjen e fluturimeve kanë ardhur 100 mijë doza të vaksinës antiCOVID, kreu i PD Lulzim Basha shkruan se ajo që po ndodh sipas tij me aeroportin është dështimi i rradhës i kryeministrit Rama.

"Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja. Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne", shkruan Basha.

Kreu i qeverisë në përgjigje të Bashës nga Gjirokastra u shpreh se ai sipas tij është një kukull e kurdisur, që  njëherë flet, njëherë bën sikur nuk kupton. 

Ora 19:26
'Mos i jepni shansin sërish PD-së', Rama: Basha një kukull e kurdisur, njëherë flet, njëherë bën sikur s'kupton

1617903046_rama2.jpg

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut të PD Lulzim Basha për ngjarjen e 24 orëve të fundit, bllokimin e aeroportit të Riansit pasi kontrollorët pezuluan punën. Kreu i qeverisë nga Gjirokastra tha se rreziku është real dhe nuk është imagjinuar që Shqipëria të humbasë përsëri.

“Lulin e kanë nxjerrë përpara dhe bën sikur nuk sheh dhe del dhe thotë; e patë cfarë ndodhi në Rinas, është përgjegjësi e Edi Ramës. Një kukull e kurdisur, njëherë flet, njëherë nuk flet dhe bën sikur nuk kupton, nuk duhet dhe nuk mundet dhe në fakt shumëkush thotë cfarë merresh me atë. Lëreni atë, flisni cfarë do të bëni ju. Por ky është një dallim i madh që duhet të jetë shumë i qartë, sepse rreziku është real, nuk është imagjinuar që Shqipëria të humbasë përsëri sikur ka humbur në të shkuarën nëse i jep një shans tjetër atyre që i kanë pasur të gjitha shanset dhe nga ana tjetër është e domosdoshme që ne të vazhdojmë përpara”, tha Rama

Komento

Komente

  • Endri: 08/04/2021 18:47

    Cfare ndodhi ne Rinas u pa qarte nga te gjithe, mosni merzit. Me 26 Prill do bertasesh prap qe te vodhen votat o hajdut

    Përgjigju
    • Landi: 08/04/2021 20:41

      Nuk ka me keq se sa qorri qe sdo me pa e shurdhi sdo me degju.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?